Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi
Sociale

Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

• 21 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kanë kaluar pak minuta dhe tashmë protestuesit u grumbulluan te sheshi “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar ditën e 22-të të protestës dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Një pjesë e tyre janë tashmë para kryeministrisë pasi disa protestues kanë kaluar natën dhe ditën e sotme gjithashtu duke pritur nisjen e tubimit të sotëm. Njësoj si një ditë më parë, fjalimet i janë lënë diasporës.

Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.

“Mes nesh dje apo ditë të tjera ka grupe të infiltruara. Ne ndoshta në ditët në vazhdim do të dalim edhe me fytyra e emra që t’i demaskojmë. Distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, tha Kola.

Read more:“Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!

Për ngjarjen, ka pasur reagime nga Ministria e Jashtme që tha se është “akt i turpshëm”, fjalë të cilave u bëri jehonë edhe ambasadorja izraelite, Galit Peleg.

Ndërkohë, thirrjet e protestuesve vijojnë të jenë për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:03

Propozimi i protestuesit: Shqipëria si Hungaria, asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

Read more:“Rama ik!” Protestat masive antiqeveritare nxjerrin shqiptarët në sheshe anë e mbanë botës/ Kola: Janë 50 mijë protestues nga diaspora që do të vijnë deri më 25 qershor

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

Ora 20:00

Protestuesi thirrje SPAK-ut: M’u vranë shokët më 21 janar! Katër të vrarët duan drejtësi

Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.

“Këtu kam qenë më 21 janar 2011. Shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë që është sot. Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha protestuesi.

Read more:Dronët rusë shkatërruan apartamentet në Rumani, Ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmin: Plagosi civilë, përfshirë një të mitur

Ora 19:59

Vogëlushja thirrje: Duam Shqipëri më të drejtë, zëri ynë të dëgjohet se jemi e ardhmja!

Një vajzë e vogël që u ngjit në podium para kryeministrisë bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë dhe dëgjimin e zërit të të vegjëlve.

“Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë! Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi!”, tha vajza.

Ora 19:49

Investimi në Zvërnec, diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

Paralelisht me protestën në Tiranë, edhe diaspora shqiptare në Frankfurt të Gjermanisë është ngritur në një tubim.

Read more:Orbán sfidon sërish BE/ Ish-kryeministri hungarez premton të vijojë përplasjet me Brukselin: Do qëndroj në politikë

Me simbolet kombëtare, muzikë shqiptare në sfond e flamingo, ata janë grumbulluar në një shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me investimin në Zvërnec.

Ora 19:44

Shqiptarët në Basel të Zvicrës protestojnë kundër investimit në Zvërnec (VIDEO)

Shqiptarët në Basel të Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në Tiranë kundër investimeve në Zvërnec duke dalë edhe ata me pankarta.

“Diaspora është këtu”, flamuj kuqezi dhe flamingo, një grup protestuesish po ecin në rrugët e qytetit.

Lexo edhe
Sociale

Temperaturat e larta/ Kosova kufizon qarkullimin e kamionëve me peshë mbi 20 tonë deri në orën 17:30, radhë të gjata në pikën kufitare të Vërmicës

Sociale

Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

Tags: #arben kola #Basel #Diaspora #E ardhmja #Flamingo #Hungaria #Kola #ministria e jashtme #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperaturat e larta/ Kosova kufizon qarkullimin e kamionëve me peshë mbi 20 tonë deri në orën 17:30, radhë të gjata në pikën kufitare të Vërmicës
  • Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë
  • Sarandë/ Vetëm 5 qytetarë dalin në protestë për ujin: S’ka presion, nuk mbushen depozitat! Ujësjellësi: Problemi i lokalizuar në lagjen ‘Kodër’
  • 37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës: Profesionalizëm dhe reagim i shpejtë
  • Ditë e nxehtë dhe me temperatura deri në 39 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • LIVE- “Rama jepe dorëheqjen!”/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, pritet marshim drejt Kryeministrisë
  • 37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës: Profesionalizëm dhe reagim i shpejtë
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ 73 ditë qëndresë në Bulevard, protestuesit të vendosur deri në largimin e qeverisë
  • Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 48 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperaturat e larta/ Kosova kufizon qarkullimin e kamionëve me peshë mbi 20 tonë deri në orën 17:30, radhë të gjata në pikën kufitare të Vërmicës

Në rrugët dhe autostradat e Kosovës, sot është i kufizuar qarkullimi i kamionëve me peshë mbi 20 tonë…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

Më pak të qara bebesh në maternitetet e vendit gjatë këtij viti, me lindjet që vijojnë rënien. Në…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sarandë/ Vetëm 5 qytetarë dalin në protestë për ujin: S’ka presion, nuk mbushen depozitat! Ujësjellësi: Problemi i lokalizuar në lagjen ‘Kodër’

Me dy banderola, vetëm 5 qytetarë iu përgjigjën thirrjes për protestë, të bërë në rrjetet sociale për mungesën…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by