Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Protesta/ Organizatorët nuk shfaqen, Kola: Unë jam nismëtar, janë të tjerë që do të dalin në kohën e duhur
Sociale

Protesta/ Organizatorët nuk shfaqen, Kola: Unë jam nismëtar, janë të tjerë që do të dalin në kohën e duhur

• 23 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestat që po mbahen prej më shumë se tri javësh nuk janë një produkt pa kokë. Pas tyre qëndron një grup organizator që u jep formë atyre. Arben Kola, i cili udhëheq marshimin nga sheshi “Skënderbej” deri para kryeministrisë tha sot se ai vetë është mes nismëtarëve, ndërsa organizatorët janë të tjerë, të cilët siç paralajmëroi, do të dalin me një deklaratë zyrtare në momentin e duhur. Por deri atëherë, duket se do të vijojnë të veprojnë në anonimitet.

***

Çdo mbrëmje, në sheshin para kryeministrisë, përveç folësve të rastësishëm janë disa figura që shfaqen në mënyrë të përsëritur në podium.

E megjithatë, pavarësisht se protesta ka hyrë në javën e saj të katërt, askush deri më tani nuk di se cilët janë organizatorët. Ndërsa këta të fundit, ende nuk shfaqen, të paktën me emër.

Arben Kola, është i pari që çdo ditë kapet nga kamerat, ndërsa organizon grumbullimin në sheshin Skënderbej, për t’u vënë më pas në krye të marshimit drejt kryeministrisë. Por ai përsëriti dhe sot se nuk është në grupin e organizatorëve

Read more:LIVE- Shqiptarët në revoltë! Nga sheshi “Skënderbej”, nis marshimi drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

“Këtu te sheshi unë kam marrë përsipër pjesën e marshimit. Unë jam një ndër nismëtarët por nuk jam organizatori”, tha Arben Kola.

Por natyrisht veprimet e tij janë të koordinuara me organizatorët, dhe Kola është i qartë se kush janë

“Grupi organizator kur të vijë koha do dal me deklaratë zyrtare. Deklaratat zyrtare lexohen gjithmonë para kryeministrisë dhe jo këtu në shesh”, tha Arben Kola.

Mbetet e paqartë se përse pas gjithë kësaj kohe, organizatorët nuk shfaqen. Një veprim që do t’i jepte ndoshta dhe një formë të strukturuar një proteste që nuk do të ngelej vetëm në kuadrin e kërkesave politike, por do të transformohej dhe në një ofertë politike.

Read more:Kërkojnë dorëheqjen e Ramës prej 23 ditësh, kryeministri nuk dëgjon shqiptarët! 36 vite më parë Ramzi Alia dialogonte me protestuesit, çfarë u tha në “përballjen” me studentët

Por sipas Kolës, do të duhet të pritet ende.

“Keni durim. Ju e duruat këtë sistem politik 35 vjeçar. Ju e duruat këtë qeveri për më shumë se 4600 ditë dhe doni që gjithçka të zgjidhet në 22 ditë”, tha Arben Kola.

Komentet e sotme të Kolës në postimin e tij në rrjetet sociale pasuan ato të një dite më parë kur ai foli për grupe të infiltruara në protestë, greke e serbe, apo dhe linja fetare nga Turqia.

Deklarata të cilat në fakt duket se shkuan në linjë me qëndrimet e kryeministrit, i cili ka folur për sponsorë të jashtëm e të brendshëm të protestës.

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Por sot Kola bëri një hap pas, duke thënë se komentet e tij ishin keqinterpretuar, dhe se grupet që ai kishte përmendur, në fakt janë të sponsorizuara, sipas tij, nga miqtë e kryeministrit për të përçarë protestën.

E megjithatë edhe lidhur me këto deklarata, ai ka shpjeguar që janë personale dhe jo një qëndrim i organizatorëve, që mbeten anonim.

“Kur unë flas si Arben, unë flas në emrin tim”, tha Arben Kola.

Lexo edhe
Sociale

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje

Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Tags: #arben kola #Kola #Para #Produkt #Protesta #protesta tek kryeministria #proteste #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje
  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)
  • Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi
  • ‘Në 74 vjet nuk mbaj mend të ketë bërë kaq vapë’, Berati përvëlohet nga temperaturat mbi 42 gradë, banorët: E papërballueshme!
  • Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugën “Ukraina e lirë”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
  • “S’e njohim Kosovën”/ Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt ambasadës ukrainase: Zelensky, fu*k you!
  • Sot 74 ditë protestë/ Qytetarët shqiptarë s’e ndalin rezistencën deri në largimin e Edi Ramës, vijojnë fjalimet kundër klasës politike
  • “Rinia nuk kërkon favore, por drejtësi!”/ I riu nga protesta: Hajdeni në shesh!
  • FOTOLAJM/ “Bulevardi flet”, “Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, mesazhet pikante nga protesta e 74 kundër klasës politike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 7 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Delvinë-Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën falas për të moshuarit, ja numri ku mund të telefonojnë për këshillim dhe mbështetje

Të moshuarit dhe familjarët e tyre kanë tashmw në dispozicion numrin 0800 40 42, ku mund të telefonojnë…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH publikon pamje nga punimet: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Krahas pamjeve, ARRSH shkruan se…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Si e përballojnë kafshët vapën në Kopshtin Zoologjik! Vera e nxehtë/ Pishina, fruta të ngrira, hije dhe qetësi

Sherkani, Princi dhe Pantera, tre tigrat siberianë në kopshtin zoologjik të Tiranës, mundohen të përballojnë të nxehtin e…

• 13 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by