Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Politikë

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

• 23 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe këndojnë në kor: “Rama jepe dorëheqjen”. Protesta mori shkas nga episodi i dhunshëm i ndodhur në Zvërnec më 30 maj, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet private brenda një rrethimi me tela me gjemba në zonën e mbrojtur ku planifikohet të ndërtohet një kompleks rezidencial i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner, por u shndërrua shpejt në një lëvizje anti-estabilishment. Prej tre javësh, lëvizja e njohur tashmë si “Revolucioni i Flamingove” kërkon jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit, por edhe anulimin e projektit dhe ndryshimet ligjore të vitit 2024 për zonat e mbrojtura si dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike të dominuar nga dyshja Rama- Berisha.

Kryeministri Edi Rama e ka zhvlerësuar në vazhdimësi zhgënjimin popullor ndaj qeverisjes së tij, duke u përpjekur të gjejë “armiq të jashtëm” dhe “të brendshëm” për nxitjen e protestave – nga shtete armiqësore si Irani e deri tek influencerat lokalë. Në një fjalim të gjatë përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste të shtunën, Rama e shpjegoi revoltën popullore me atë që ai e quajti “proletariati i algoritmit”, ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një largim të mundshëm të tij me dorëheqje. Ekspertët e komunikimit e shpjegojnë sjelljen e Ramës ndaj protestës maratonë me manualin e njohur të propagandës, që synon shmangien nga faktet dhe delegjitimimin e aktorëve të protestës.

Sipas pedagogut të Shkencave të Komunikimit, Artan Fuga, kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme. “Kryeministri dhe çdo qeveri apo çdo pushtet në raste krizash sociale dhe tensionesh politike, siç janë protestat, është i detyruar të komunikojë dhe komunikon në dy dimensione: dimensioni politik, racional, ku hyn në përmbajtje të çështjes me argumenta dhe dialog dhe dimensioni i marrëdhënieve publike dhe mjeteve të propagandës, jo të mbështetura në përmbajtje dhe dialog,” shpjegoi Fuga, duke theksuar se Rama zgjodhi këtë të dytën. Fuga i shpjegon arsyet e kësaj strategjie komunikimi me situatën e paparashikueshme, kulturën politike dhe nevojën e kryeministrit për të mohuar fakte që janë të dukshme. “Protesta e papritur i theu mitin që ai kishte në kontroll gjithçka dhe kur diçka vjen e papritur, e e ke shumë më lehtë të përdorësh teknikën e propagandës, sepse çdo racionalizim e justifikon tjetrin,” theksoi ai.

Read more:Revolta madhështore kundër Ramës/ “Udhëtova 48 orë për të qenë sot me ju”, thirrja e qytetarit: Rama, mos e provoko më këtë popull. Diaspora kërkon dorëheqje. Ke 24 orë kohë…

Edhe gazetari Lutfi Dervishi e vendos theksin te ndryshimi dramatik i retorikës së kryeministrit, që sipas tij, synon që të ndikojë “mbështetësit e qeverisë, të pavendosurit dhe administratën”. “Kemi një zhvendosje tipike te debatit nga ‘çfarë po thuhet’ te ‘kush po e thotë,” tha Dervishi, ndërsa shtoi se kur fokusi kalon nga shqetësimet e ngritura te identiteti, motivet apo lidhjet e protestuesve, vëmendja largohet nga thelbi i pakënaqësisë dhe përqendrohet te legjitimiteti i bartësve të saj. Kjo, sipas tij, “është një strategji e njohur që synon të fragmentojë mbështetjen publike për protestën dhe të mbjellë dyshime mbi përfaqësueshmërinë e saj”. Sipas profesor Fugës, kryeministri përdori të paktën tre elementë teknikë të propagandës që synonin zhvendosjen e vëmendjes nga thelbi i protestës; elementë që ai i përmbledh në mohimin e realitetit; karikaturizimin e protestës dhe reduktimin e saj – siç e quan ai “pelikanizimin”.

Propaganda gjithashtu u përdor si mënyrë për të mohuar faktet. “S’mund të thuash s’ka projekt kur atje kanë filluar punimet…,”shton më tej Fuga. Ndërsa pretendimet për përdorimin e ‘komploteve’ të jashtme e të brendshme lidhen, sipas profesor Fugës, me tentativën për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare. “Duke thënë pra se nëse në botë ka ekstremizma kundër Izraelit, apo kundër botës së financave, kjo po më ndodh mua sot. Dhe ai u viktimizua, e kërkoi si aleancë sikur po goditet familja Trump,” theksoi ai.

Read more:“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Përpjekja për polarizim
Në refuzimin për të reflektuar ndaj kërkesave të protestuesve, kryeministri Edi Rama shpesh përdor si mbrojtje 83 mandatet dhe ‘shumicën e shqiptarëve’ që e mbështesin atë dhe vizionin e tij për projektet turistike në bregdet. Në anën tjetër, ai përdor metodën klasike të komunikimit publik, duke mos folur për mesazhin, por për mesazhierin.

Kjo sipas Adri Nurellarit, ekspert i komunikimit politik, nuk është një metodë e re në politikën shqiptare.

Read more:LIVE- “S’ka kthim pas”/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

“Sot repertori ka ndryshuar, por logjika mbetet e njëjtë. Në vend të çadrave me thika kemi ‘agjentë rusë’, ‘iranianë’, ‘serbë’, ‘grekë’, ‘marksistë’, ‘antiamerikanë’, ‘antisemitë’, ‘antibiznes’ dhe çdo etiketë tjetër që mund të shërbejë për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet e ngritura,” tha Nurellari.

Sipas tij, ky diskurs kërkon të zhvendosë energjinë e debatit nga temat e korrupsionit, kriminalizimit, kapjes së shtetit, shkatërrimit të trashëgimisë,emigrimit, apo problemet e tjera të ngritura nga protestuesit tek pyetja “Kush janë këta?” dhe jo “A kanë të drejtë?”.

Read more:Analiza e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

“Nga ana psikologjike, qëllimi kryesor nuk është domosdoshmërisht të bindësh shumicën e qytetarëve se protestuesit janë vërtet agjentë të huaj apo ekstremistë. Mjafton të krijosh mjegull, dyshim dhe konfuzion,” shtoi më tej ai. Një element tjetër interesant i këtij manuali komunikimi, sipas tij, është dhe anti-mitingu për të zhvendosur mesazhin ‘a ka të drejtë protesta’ tek ‘në cilin kamp je?’. “Kështu krijohet narrativa e dy Shqipërive: Shqipëria jonë kundër Shqipërisë së tyre, progresistët kundër reaksionarëve, shumica kundër pakicës,” thotë Nurellari, duke vlerësuar se kjo është një teknikë klasike polarizimi, sepse sa më shumë debati të zhvillohet si përplasje identitetesh, aq më pak flitet për çështjet konkrete që e kanë prodhuar pakënaqësinë.

Ndërsa Nurellari mendon se Rama me narrativën e tij po synon polarizimin e shoqërisë, Fuga dhe Dervishi ndahen në analizën e tyre. Për Lutfi Dervishin, kjo strategji e ndjekur nga Rama ka limitet e veta para një proteste që vijon dhe bëhet më e madhe. “Nëse protesta do të ishte e vogël, e paqartë ose e varur nga pak figura publike, sulmet ndaj individëve mund të ishin efektive, por kur kemi të bëjmë me një lëvizje të gjerë, pa lider të qartë dhe me pjesëmarrje të larmishme, sulmet personale shpesh nuk e zgjidhin problemin e perceptuar nga publiku, përkundrazi, ato mund të forcojnë bindjen se pushteti po merret me lajmësin dhe jo me lajmin,” thotë ai.

Read more:Artan Fuga: Puthja e Robertit!

Paradoksi, sipas Dervishit, është se sa më shumë zgjat një protestë pa incidente dhe me pjesëmarrje të qëndrueshme, aq më pak efektive bëhen etiketimet, duke e kthyer debatin aty ku nisi: te arsyet e protestës, jo te identiteti i protestuesve. Ndërkohë, Fuga thotë se narrativa e propagandës së kryeministrit i ka dhënë atij disa pikë, që lidhen me mbajtjen e protestës në plan emocional, neutralizimin e kritikave ndaj tij dhe ruajtjen e lidhjes me elektoratin e vet. “Është më kollaj ta mbash unitetin me elektoratin duke i thirrur gjuhës së trupit dhe propagandës, sesa gjuhës së arsyetimit për të dhënë argumente, që shpeshherë janë të sforcuara,” përfundoi ai./Reporter.al

Lexo edhe
Politikë

“Fatin e vendit s’mund ta ketë vetëm një person në dorë”/ 25 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Auron Tare: Rinia është rebeluar!

Politikë

Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen!”

Tags: #artan fuga #Bregdet #Dorëheqje #Edi Rama #Familja #Irani #Jared Kushner #Lutfi Dervishi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Fatin e vendit s’mund ta ketë vetëm një person në dorë”/ 25 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Auron Tare: Rinia është rebeluar!
  • Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen!”
  • VIDEO/ “Rama, jepe dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit marshim kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë para Kryeministrisë!
  • LIVE-24 ditë revoltë! Marshim kilometrik në kryeqytet/ Tirana gumëzhin nga protesta, energjia e qytetarëve mbush rrugët: Rama dorëhiqu!
  • LIVE – “Rama jep dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit vijojnë marshimin pa shenja ndalimi: Shqipëri e Re!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen!”
  • VIDEO/ “Rama, jepe dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit marshim kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë para Kryeministrisë!
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • Përgjigja e vetme e një protestuesi: “Fuck you back, Rama” – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 17 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Fatin e vendit s’mund ta ketë vetëm një person në dorë”/ 25 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Auron Tare: Rinia është rebeluar!

Studiuesi dhe historian Auron Tare, ka deklaruar se mijëra qytetarë që do të dalin sot për ditën e…

• 29 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen!”

Analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja i është bashkuar sot protestës së 24-t radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ “Rama, jepe dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit marshim kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë para Kryeministrisë!

Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by