Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Media italiane: Shqipëria, ‘Karaibet e Ballkanit’! 15 vende që zbulojnë parajsën e fshehur të Mesdheut
Sociale

Media italiane: Shqipëria, ‘Karaibet e Ballkanit’! 15 vende që zbulojnë parajsën e fshehur të Mesdheut

• 23 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, duke u cilësuar shpesh nga vizitorët si një vend që “ngjan me Karaibet”, falë ujërave të kristalta, natyrës së paprekur dhe kombinimit unik të detit, maleve dhe qyteteve historike, shkruan media italiane “The Wom Travel”.

Vendi ofron një larmi të rrallë peizazhesh, nga Alpet Shqiptare në veri, deri te Riviera në jug, si dhe qytete të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe kryeqyteti i Tiranës, i cili po transformohet me ritme të shpejta.

Sipas një përshkrimi turistik ndërkombëtar, Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe si Ksamili, por një ndërthurje të qytetërimeve të lashta, arkitekturës osmane, natyrës së egër dhe historisë moderne të Ballkanit.

Një destinacion gjithëperfshirës: det, male dhe histori

Për një udhëtim të parë në Shqipëri rekomandohen të paktën 7–10 ditë, për të kombinuar bregdetin, qytetet historike dhe zonat malore. Muajt më të favorshëm janë pranvera dhe fillimi i vjeshtës, ku temperaturat janë më të ngrohta dhe destinacionet më pak të mbipopulluara.

Read more:Lugina e Valbonës, destinacion i preferuar i çdo stine! Turistë nga Zelanda e Re, Skocia e SHBA zgjedhin Alpet Shqiptare: Mikpritje e mrekullueshme, do të rikthehemi!

Në verë, Riviera Shqiptare – nga Vlora deri në Ksamil – kthehet në një epiqendër të turizmit, me ujëra të ngrohta dhe jetë të gjallë nate, ndërsa zonat malore ofrojnë klimë më të freskët dhe peizazhe alpine.

Qytete historike dhe kultura të ndryshme

Kryeqyteti i Shqipërisë është pika kryesore e hyrjes për turistët. Sheshi “Skënderbej”, Muzeu Historik Kombëtar, Blloku dhe Mali i Dajtit ofrojnë një kombinim mes historisë, jetës moderne dhe natyrës.

Shkodra

E konsideruar si qendër kulturore, Shkodra shquhet për bashkëjetesën fetare dhe Kalanë e Rozafës, që dominon liqenin dhe fushën përreth.

Read more:Foto/ Vizita e Kryeministrit Rama në Tokio, kryeqyteti japonez shpalos ngjyrat kuqezi

Berati

“Qyteti i një mbi një dritareve”, i mbrojtur nga UNESCO, është i njohur për arkitekturën karakteristike osmane dhe kalanë historike të banuar ende sot.

Gjirokastra

Një qytet muze i UNESCO-s, i ndërtuar me gur, me një kala të madhe dhe pazarin e vjetër që ruan atmosferën tradicionale shqiptare.

Korça

Qendër kulturore dhe artistike, e njohur për festivalet, muzeun e artit mesjetar dhe traditat gastronomike.

Durrësi

Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, me amfiteatër romak dhe gjurmë të rëndësishme të antikitetit.

Read more:Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh,  5 milionë lekë gjobë për drejtuesin

Natyrë mahnitëse dhe vende arkeologjike: Nga Syri i Kaltër te “Fjordet” e Komanit

Në veri, Liqeni i Komanit ofron një nga udhëtimet më spektakolare me traget mes kanioneve të ngushta malore.

Thethi dhe Valbona janë destinacione të njohura të Alpeve Shqiptare, të preferuara për ecje dhe turizëm malor.

Në jug, Parku i Butrintit – pjesë e UNESCO-s – përmbledh mbi 3000 vjet histori, nga periudha greke deri te ajo bizantine dhe veneciane.

Read more:“Kur të tjerët merreshin me fondacione për para, ai luftonte maleve me UÇK-në”/ U sulmua nga kryeministri Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur

“Syri i Kaltër” mbetet një nga atraksionet më të veçanta, një burim natyror me ujëra ngjyrë blu intensive në mes të pyllit.

Ndërkohë, Parku Kombëtar i Llogorasë ofron një panoramë unike mbi Rivierën Shqiptare dhe është i njohur për aktivitete si ecje dhe hedhje me parashutë.

Riviera: Ksamili, Vlora dhe Saranda

Nga Vlora deri në Sarandë, bregdeti shqiptar ofron plazhe me ujëra të kristalta dhe gjire të fshehura. Dhërmiu, Himara, Saranda dhe Ksamili janë ndër destinacionet më të kërkuara.

Ksamil, në veçanti, është kthyer në një simbol turistik, shpesh i krahasuar me destinacione ekzotike, për shkak të ujërave të pastra dhe ishujve të vegjël pranë bregut.

Read more:A po kërkon punë? Në Telegrafi Jobs i gjen mbi 20 konkurse të reja

Gastronomi dhe traditë

Kuzhina shqiptare reflekton ndikime ballkanike dhe mesdhetare. Disa nga gatimet më tipike janë: byreku, tava e kosit, qofte dhe peshku i freskët në zonat bregdetare.

Ëmbëlsirat tradicionale përfshijnë, trileçen dhe bakllavanë, ndërsa pija më e njohur është rakia, e prodhuar shpesh në mënyrë artizanale.

Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik ekonomik dhe i larmishëm në Mesdhe, duke ofruar një kombinim të rrallë mes detit, maleve, historisë dhe kulturës.

Nga Alpet Shqiptare deri te ujërat e kristalta të Ksamilit, vendi po tërheq çdo vit e më shumë turistë ndërkombëtarë, të cilët e përshkruajnë si një nga “sekretet e fundit të paprekura të Evropës”./ The Wom Travel

Lexo edhe
Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

Sociale

Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika

Tags: #Aktivitete #alpet shqiptare #Bregdeti shqiptar #Destinacion turistik #Gastronomi #jetë #Kryeqyteti #Ksamil #turizmi ne shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta kundër Ramës dhe roli i Diasporës/ Suela Mehdini ndan mesazhin e europarlamentarëve: Sheshi do të jetë fitorja juaj!
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Mot i vranët në pjesën më të madhe të vendit, e shtuna sjell edhe shtrëngata e breshër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Rama s’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja e tij 8 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg

Pasi kultivoi mollë, qershi dhe arra, fermeri Qatip Doda zbuloi se fitimi ishte tjetërkund. Tek mjedra! Një frut…

• 28 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika

Sot kalendari i krishterë ndalet në një nga ditët më të shenjta për besimtarët, Fjetja e Hyjlindëses së…

• 59 minuta më parë • 7 min lexim
Sociale

Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë

Trafik i rënduar në rrugët nacionale që përshkojnë Durrësin. Rruga që lidh autostradën Tiranë -Durrës me Plepat e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by