Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës
Kronikë

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

• 23 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor. Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u komandua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci. Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat.

“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.

Read more:Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta

Kush është Simon Zereci

Zereci e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Ai ka kryer studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.

Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komanant Toge në Kompaninë Operative; Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative; Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik; Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komandant Grupi në Njësinë Speciale; e të tjerë.

Read more:Vijon procesi i dezinsektimit në territor, Ministria e Shëndetësisë: Do garantojë mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror

Që nga viti 2013 e në vijim, ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. Gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake, është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Në shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit, teksa mbante funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative.

Zereci ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si: kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt; trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë; program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane; trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”, e të tjerë.

Read more:Këlcyrë/ Bagëti të ngordhura në përrua, shqetësim për banorët! Veterinaria: U sulmuan nga ujqërit, s’ka rrezik për epidemi

Në vitin 2020 mori gradën Kolonel, e cila me sistemin e ri të gradave u konvertua në Drejtues i Parë. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm, u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Gardës dhe iu dha grada Drejtues i Lartë.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Tags: #egjipt #Garda e Republikës #MAGA #Mediat #Njoftim #Simon Zereci #Trajnim #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal
  • Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan
  • Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
  • Velipojë/ Skafi pëson defekt në mes të detit, 46-vjeçari nga Prishtina shpëtohet nga Policia Kufitare
  • Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth
Nga të njëjtat tag-e
  • “Fatin e vendit s’mund ta ketë vetëm një person në dorë”/ 25 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, Auron Tare: Rinia është rebeluar!
  • “Dorëheqje e panegociueshme e Ramës”/ Qytetari jep lajmin në protestë: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!
  • Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
  • “E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë”, gazeta e madhe gjermane: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sillet si padrino i Shqipërisë! Sharja e tij shokuese, urrejtje pa kufij për shqiptarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 17 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në Durrës/ Përplasen 2 automjete, njëra prej makinave përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Azem Hajdari në Durrës. Report Tv ka siguruar…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan

Një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Burime për Report Tv bëjnë…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksi Librazhd-Prrenjas ‘nuk gjen qetësi’, reshjet e shiut shkaktojnë problematika! Inerte dhe baltë në rrugë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, në afërsi të vendit të quajtur Dragostunj, janë shfaqur sërish problematika gjatë ditës së…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by