Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Libri i fshehtë!”, Ina Zhupa: “Dosjet Shqiptare” zbulojnë Shqipërinë private të Ramës, beton, privilegje dhe territore të dhuruara
Politikë

“Libri i fshehtë!”, Ina Zhupa: “Dosjet Shqiptare” zbulojnë Shqipërinë private të Ramës, beton, privilegje dhe territore të dhuruara

• 24 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka prezantuar një qëndrim kritik lidhur me librin “Albanian Files” (“Dosjet Shqiptare”), duke e cilësuar atë si një dokument që, sipas saj, tregon mënyrën se si është zhvilluar territori në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Në një konferencë për mediat, Zhupa deklaroi se materiali nuk përfaqëson thjesht një katalog ndërtimesh, por sipas saj është dëshmi e një modeli ku vendimmarrja mbi territorin është përqendruar dhe mungon transparenca publike.

Sipas Zhupës, proceset e zhvillimit urban në vend janë shoqëruar me mungesë konkurseve publike, konsultime të kufizuara dhe, siç u shpreh ajo, me vendimmarrje të centralizuar. Ajo pretendoi se shumë projekte kanë qenë rezultat i ftesave të drejtpërdrejta dhe jo i procedurave të hapura konkurruese. “Territori është trajtuar si një plaçkë për t’u ndarë”, u shpreh ajo, duke kritikuar gjithashtu përdorimin e ligjeve për investime strategjike dhe ndryshimet ligjore që, sipas saj, kanë ulur mbrojtjen e zonave të ndjeshme dhe të trashëgimisë kulturore.

Në deklaratën e saj, Zhupa përmendi gjithashtu çështje të ndryshme urbanistike dhe projekte zhvillimore në zona të ndryshme të vendit, duke përfshirë bregdetin dhe qytetet historike, duke i cilësuar si shembuj të një trendi të zgjerimit të ndërtimeve në hapësira me ndjeshmëri të lartë mjedisore dhe kulturore. Ajo ngriti shqetësime edhe për mungesën e transparencës në një pjesë të projekteve, duke iu referuar të dhënave që, sipas saj, tregojnë mungesë të identifikimit të plotë të zhvilluesve në disa raste.

DEKLARATA E PLOTE
Jam para jush për librin e fshehtë për shqiptarët “Albanian Files” ose “Dosjet Shqiptare”, i cili nuk është thjesht një katalog ndërtimesh po është dëshmia më e qartë se si Edi Rama e ka trajtuar Shqipërinë për vite me radhë: si pronë private, si një ekspozitë personale dhe si një territor ku vendos vetëm ai.

Një investigim serioz i Lorin Kadiu të medias citizens.al, të cilin e përgëzoj, na solli në vëmendje atë që e kishim denoncuar por nuk kishim arritur dot të kishim fakte si ky libër. Një masakër të vertet të një Shqipërie për një grusht njerëzish, ku shqiptarët janë të humburit e medhënj.

Parathënia e Ramës hapet me fjalën “dosje”, të cilës ia thërret kuptimin nga dosjet e survejimit komunist, sipas tij ato janë dosjet e shkruara për njerëzit pa i pyetur. “Instrumente frike”, i quan ai,dhe pikërisht kështu janë këto plane për Shqipërinë dhe pse ai thotë që është e kundërta.

Read more:“S’do t’ia dalin të heshtin gazetarët, News24 transmeton protestën pa ndërprerje”/ Ina Zhupa reagon pas intimidimeve ndaj Osman Stafës: Pushteti kur s’ka argumente zgjedh presionin

Në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me zhvillim normal urban, por me një model të ngritur mbi mungesën e transparencës, mbi privilegjet, mbi përjashtimin e qytetarëve nga vendimmarrja dhe mbi betonizimin e territorit.

Vetë arkitektët e përfshirë në këto projekte e pranojnë atë që qytetarët kanë kuptuar prej kohësh. Ata flasin për ftesa të drejtpërdrejta nga Kryeministri. Flasin për projekte që nuk kanë kaluar përmes konkurseve. Flasin për një proces ku vizioni i një njeriu zëvendëson konsultimin publik, institucionet dhe interesin e komuniteteve lokale.

Në çdo demokraci normale, transformimi i territorit bëhet përmes debatit publik, planifikimit afatgjatë dhe respektimit të interesit të qytetarëve dhe mos prekjes së zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore. Në Shqipërinë e Edi Ramës, territori është trajtuar si një plaçkë për t’u ndarë.

Në 41 për qind të projekteve nuk identifikohet fare porositësi apo zhvilluesi.

Kjo mungesë transparence nuk është një detaj teknik. Është tregues i një kulture qeverisëse ku shqiptarët nuk konsiderohen pronar të territorit, por spektator i vendimeve që merren mbi të.

Për vite me radhë, shqiptarëve u është premtuar zhvillim, ndërsa në realitet kanë parë betonizim.

Read more:Dikur student i nënvlerësuar sot themelues i firmave të famshme të modës, biografia që rrëfen suksesin e miliarderit Bernard Arnault

U është premtuar hapësirë publike, ndërsa kanë parë privatizim të saj.

U është premtuar mbrojtje e trashëgimisë, ndërsa kanë parë copëzimin dhe dhënien me koncesion të saj.

Rrënimi i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht shembja e një godine. Ishte simbol i një filozofie qeverisëse që e sheh kujtesën historike si pengesë për projektet e radhës.

E njëjta filozofi është shfaqur në trajtimin e trashëgimisë kulturore në Butrint ku pasuria kombëtare është trajtuar si asete që mund të transferohen, koncesionohen apo menaxhohen pa konsensusin e qytetarëve.

Paralelisht me këtë proces, është ndërtuar një regjim privilegjesh ligjore për investitorët e favorizuar.

Ligji për Investimet Strategjike u kthye në mekanizëm për dhënien e privilegjeve të jashtëzakonshme mbi tokën publike dhe private.

Read more:Dokumenti/ Projekti 4 mld USD në Zvërnec, zbulohen kush janë investitorët nga Katari

Ligjin 21/2024, hoqi çdo lloj mbrojtje zonave të mbrojtura dhe e la në dorë të qeverisë për te ndërtuar ku të donte pa asnjë kufizim.

Ndaj protesta qytetare kundër këtyre ligjeve dhe kundër qeverisë po bashkon gjithnjë e më shumë njerëz.Sepse qytetarët po kuptojnë se nuk po përballen me projekte të veçanta, por me një model të tërë qeverisjeje.

Një model ku vendimet merren lart dhe imponohen poshtë.

Një model ku konsultimi publik konsiderohet formalitet.

Një model ku territori shihet si mall për t’u ndarë.

Një model ku bregdeti, lagunat, zonat e mbrojtura, qytetet historike dhe hapësirat publike trajtohen si parcela të gatshme për zhvillim

Read more:Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë

Po ta lexoni këtë libër do vini duart në kokë, Narta dhe Zvërneci, te Divjaka, Himara, Orikumi, Vlora, Palasa, Gjipeja, Rana e Hedhun, Kune-Vaini, Lukova dhe Saranda, Tirame me kullat te garda e republikës, te Stadiumin Selman Stermasi, Pallatin e Kongreseve, Jetimoren Zyber Hallulli, Pallatin e Sportit, vila qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, kudo shfaqet e njëjta logjikë: zgjerimi i vazhdueshëm i betonit drejt zonave më të ndjeshme dhe më të vlefshme të territorit shqiptar dhe shkatërrimi i çdo trashëgimie kulturore apo natyrore.

Po flasim për qindra mijëra dhe në disa raste miliona metra katrorë zhvillim të planifikuar në brigje, laguna, parqe kombëtare dhe zona me rëndësi të jashtëzakonshme natyrore.

Po flasim për territore që u përkasin brezave të shqiptarëve dhe jo qeverive të përkohshme.

Edhe më alarmante janë indiciet që po dalin nga hetimet e SPAK, të cilat kanë ngritur dyshime serioze mbi burimin e kapitaleve që kanë ushqyer një pjesë të bumit të ndërtimeve, si dhe mbi mekanizmat e përvetësimit të pronave në zona me interes të lartë ekonomik.

Këto zhvillime e bëjnë edhe më të domosdoshme transparencën e plotë për çdo projekt, përfitues, procedurë dhe vendimmarrje. Dosjet e Shqipërisë duhet jenë indicie për dosjet e ardhshme të SPAK-ut.

Shqiptarët nuk janë kundër zhvillimit.

Shqiptarët janë kundër zhvillimit pa rregulla.

Read more:Pse të investoni në Shëngjin?

Janë kundër zhvillimit pa konsultim.

Janë kundër zhvillimit që shkatërron trashëgiminë.

Janë kundër zhvillimit që betonizon bregdetin.

Janë kundër zhvillimit që pasuron pak njerëz dhe varfëron shqiptarët.

Shqipëria nuk është ekspozita personale e Edi Ramës.

Shqipëria është atdheu i shqiptarëve.

Dhe askush nuk ka të drejtë ta projektojë, ta ndajë, ta betonizojë apo ta tjetërsojë pa pyetur qytetarët e saj.

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Politikë

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit

Tags: #Edi Rama #Ekspozita #Garda e Republikës #Hapesira #Ina zhupa #Investime #Kune #Libri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
Nga të njëjtat tag-e
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 65 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 1 lexime · 50 minuta më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 50 minuta më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 2 lexime · 34 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata bëjnë thirrje të ndryshme kundër qeverisë. “Sazani, Zvërneci në fyt…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit

Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen pas më shumë se katër…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by