Vijojnë punimet për projektin infrastrukturor ‘Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan–Prrenjas-Qafë Thanë, faza II”, pjesë e Koridorit 8.
Në një postim në rrjetet sociale, IKMT bën me dije se ka shembur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e këtij projekti, teksa theksohet se pronarët janë shpërblyer sipas ligjit.
“IKMT ka përfunduar prishjen e gjitha objekteve që ishin pengesë për realizimin e këtij projekti publik. Pronarët janë trajtuar me shpronësim për interes publik sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në postim.
Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Parashikon të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.




