Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Rama kërkon të gjejë “fajtorin e brendshëm”, në kushtet kur presioni i qytetarëve dhe protestat ndaj tij po vazhdojnë në Tiranë
Politikë

BIRN: Rama kërkon të gjejë “fajtorin e brendshëm”, në kushtet kur presioni i qytetarëve dhe protestat ndaj tij po vazhdojnë në Tiranë

• 24 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një takim për infrastrukturën digjitale me punonjës të administratës publike, kryeministri Edi Rama thumboi të mërkurën disa kryebashkiakë, që sipas tij janë bërë problem për komunitetin, pasi qëndrojnë në Tiranë. Ai e quajti këtë një shqetësim të përsëritur që ka ardhur prej komuniteteve të bashkive të ndryshme, kryesisht nga ata në juglindje të vendit.

“Është shumë e rëndësishme që kjo praktikë të marrë fund,” deklaroi Rama.

Teksa disa prej të pranishmëve në sallë nisën të qeshin, kryeministri shtoi në mënyrë ironike se po e mbyllte eventin me një buzëqeshje të ëmbël, që uronte të mos kthehej në një buzëqeshje të hidhur.

Këto kritika të kryeministrit vijnë në kohën kur mijëra qytetarë po protestojnë tashmë prej 25 ditësh në rrugët e Tiranës kundër qeverisë së tij dhe sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nuk mund të shihen të ndara nga kjo ngjarje.

Read more:LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin!

Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike, i tha BIRN se në fakt Rama është duke kërkuar një “kokë turku” për t’u deleguar dështimet dhe kritikat për korrupsion dhe abuzim, në rast se protesta zgjerohet.

“Emrat e deleguar janë viktima ideale. Nuk kanë mbështetje në parti dhe as në publik, dhe mund të riciklohen në poste ekzekutive siç ndodhi me kryetarin e bashkisë Vlorë”, tha Krasniqi.

Ai shpjegoi për BIRN se ndryshe nga rasti kur penalizohen ministrat dhe Rama mban përgjegjësi, nëse penalizohen kryebashkiakët kryeministri i shmanget përgjegjësisë direkte dhe fiton kohë.

Read more:LIVE – 25 ditë revoltë! Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, dominojnë thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Ju erdhi fundi’

Përgjatë tre javëve të fundit, Rama i është përgjigjur presionit popullor të protestës maratonë me teknika të propagandës, duke i akuzuar protestuesit si të nxituar nga armiq të jashtëm të Shqipërisë, si grekët apo iranianët, nga metoda të pretenduara dizinformimi apo nga influencerat.

Me kritikat e fundit, Rama duket se është në kërkim edhe të “armiqve të brendshëm” për të shkarkuar fajin.

“Rama është në kërkim edhe të një fajtori të brendshëm, në këtë situatë kur ka popullin kundër”, tha Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Read more:“S’do t’ia dalin të heshtin gazetarët, News24 transmeton protestën pa ndërprerje”/ Ina Zhupa reagon pas intimidimeve ndaj Osman Stafës: Pushteti kur s’ka argumente zgjedh presionin

Sipas Xhemollarit, kryeministri po vepron ngjashëm siç veproi në rastin e protestës studentore, kur gjeti armiq rektorët dhe dekanët për t’ua kundërvënë studentëve.

“Ai po kërkon të marrë përpara qytetarëve pozicionin e tij të përhershëm, që unë jam i mirë ndërsa ata që ju qeverisin të këqinj, kështu që do i kritikoj ose do i ndërroj, sepse nuk janë pranë halleve tuaja”, theksoi Rigels Xhemollari mbi qasjen aktuale të kryeministrit.

Sipas politologut Krasniqi, kjo kritikë e Ramës ndaj kryebashkiakëve nuk vjen si pasojë e një qasje reflektimi dhe korrektimi të sistemit piramidal të karrierës, por më shumë me nevojën për mobilizim partiak dhe rishpërndarjes të presionit të protestës.

Read more:Protesta në ditën e 25-të, nis marshimi drejt kryeministrisë me thirrjen ‘Rama jep dorëheqjen’

Ai shtoi se në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2027, për Ramën tashmë nuk është më e rëndësishme të gjejë kryebashkiakë të zotët, por ata me pushtet politik.

“Në 2027, Rama nuk ka interes për kryetarë të aftë, por menaxherë të fortë politikë. Pra fokusi i tij është mbijetesa politike dhe jo reformimi i sistemit dhe decentralizimi,” tha Krasniqi.

“Madje në debatet për reformën e re territoriale është dobësuar kriteri ligjor që kryetari të jetë banor i zonës minimalisht 6 muaj para zgjedhjeve, siç ka qenë me ligjin aktual dhe është injoruar vazhdimisht,” përfundoi më tej ai.

Lexo edhe
Politikë

Sot protesta e 120-të kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës

Politikë

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

Tags: #Edi Rama #jetë #korrupsion #Para #Protesta #rama #Tirane #viktima

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot protesta e 120-të kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës
  • “Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
  • Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • “Revolucion”/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, pas bllokimit të efektivëve kalojnë rrugën dhe vijojnë marshimin: Rama jepe dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot protesta e 120-të kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës
  • Mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, e diela me reshje të dobëta shiu
  • Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027
  • Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sot protesta e 120-të kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh. Kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 120-të, ndërsa aktivistë dhe qytetarë pritet të mblidhen sërish…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

Nga DASHNOR KALOÇI Pjesa e njëmbëdhjetë Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e…

• 47 minuta më parë • 19 min lexim
Politikë

Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të posaçëm pas kthimit nga vizita në Shtetet…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by