Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Përmet/ Llixhat e Bënjës thahen me nisjen e sezonit veror, 4 vaskat kurative pa ujë
Sociale

Përmet/ Llixhat e Bënjës thahen me nisjen e sezonit veror, 4 vaskat kurative pa ujë

• 25 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Duket se investimi prej afro 210 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tek Banjat e Bënjës në Përmet, po vihet në diskutim për nga cilësia e punimeve nga firma (Ergi SHPK) që implementon këtë vepër unikale në jug të vendit.

Ulja e nivelit të ujit, ndërsa tek Vaska e Lëkurës, e zgjeruar në kuadër të projektit turistik në zonë, është shndërruar në shqetësim. Situata ka ngritur pikëpyetje nëse ndërhyrja i ka marrë në konsideratë prurjet sezonale të burimeve termale.

Kur po përfundon muaji qershor në ujërat termale të Bënjës, është vënë re një fenomen që ka ngjallur zemëratë mes vizitorëve vendas por dhe ata të huaj që vijnë përditë në të dhe përballen me këtë situatë të paprecedentë.

Të katër vaskat që kurojnë sëmundje të ndryshme nga ajo e lëkurës, reumatizmës, kyçeve etj, kanë mbetur pa ujë. Jashtë kameras dy ish-specialistë të kësaj fushe, shprehen se periudhën e fundit ka pasur ndërhyrje dhe ndryshime të dukshme në disa prej vaskave, veçanërisht tek vaska që kuron lëkurën e cila është boshatisur përkohësisht.

Mungesa e ujit tek të katër vaskat, ka sjellë reagimin e fortë të vizitorëve të ndryshëm, të cilët e kanë quajtur këtë situatë si të papranueshme dhe tërësisht skandaloze, kur bëhet fjalë për një investim prej mbi 2 milionë euro.

Turistët që e kanë vizituar më parë Bënjën kanë bërë pyetje dhe kanë shprehur kureshtje për ndryshimet që kanë vënë re. Shqetësimi i tyre kryesor është nëse këto ndryshime janë të përkohshme dhe nëse do të ruhet përvoja autentike që ata kërkojnë kur vizitojnë Bënjën.

Jo vetëm shqiptarë por edhe dy turistë gjermanë kanë ngelur të habitur për atë që po ngjet në këto llixha. Sipas tyre, kjo situatë është tërësisht e papranueshme. Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës përbëjnë një nga atraksionet natyrore më të njohura në jug të Shqipërisë.

Burimet termale që dalin nga nëntoka formojnë disa vaska natyrore me temperatura që variojnë sipas burimit, ndërsa prej dekadash zona frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj për banjat termale, peizazhin natyror dhe afërsinë me monumente të mbrojtura si Ura e Katiut, urë osmane e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe Kanioni i Langaricës, i shpallur Monument Natyre për vlerat e tij gjeologjike, ekologjike dhe peizazhore.

Ujërat termale të Bënjës, ku po zbatohet projekti “Bënja-Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, njihen tradicionalisht për përdorimin e tyre në trajtime relaksuese dhe për probleme të ndryshme të lëkurës, muskujve dhe kyçeve, çka ka bërë që llixhat të mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara turistike dhe kurative në Shqipëri.

Lexo edhe
Sociale

Lajme nga Sociale – Shqiptarja.com

Sociale

Nis asfaltimi i rrugëve në Lezhë, kryebashkiaku: Një investim prej 16 milionë euro, qyteti do të përjetojë një tjetër histori

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lajme nga Sociale – Shqiptarja.com
  • Nis asfaltimi i rrugëve në Lezhë, kryebashkiaku: Një investim prej 16 milionë euro, qyteti do të përjetojë një tjetër histori
  • Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në lëndën e Matematikës
  • Moti i kthjellët mbizotëron vendin, shtrëngata në zonat malore, parashikimi për sot
  • Mund të numërohen me gishtat e dorës, vetëm 5 tubues kalojnë natën te kryeministria pas protestës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 24 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 22 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 18 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 18 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lajme nga Sociale – Shqiptarja.com

Përmet/ Llixhat e Bënjës thahen me nisjen e sezonit veror, 4 vaskat kurative pa ujë Nga Piro Nase…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Nis asfaltimi i rrugëve në Lezhë, kryebashkiaku: Një investim prej 16 milionë euro, qyteti do të përjetojë një tjetër histori

Përfundimi i punimeve nëntokësore për rrjetin e ri te ujërave të bardha dhe të zeza në qytetin e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në lëndën e Matematikës

Rreth 29 mijë minimaturantë do të zhvillojnë sot provimin e dytë të detyrueshëm, atë të lëndës së Matematikës.…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by