Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës
Politikë

Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës

• 24 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 21
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili po përballet prej 25 ditësh me protesta masive ku kërkohet dorëheqja e tij. Përmes një postimi në “Facebook”, Alizoti rendit dy arsye që sipas tij Rama është degjeneruar nga protesta.

Read more:“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat e Ramës: I dënoj me forcë! Ai urren në thelb kombin e tij!

Sipas demokratit, srsyeja pse Rama iu drejtua edhe në anglisht, në median më të madhe ekonomike të botës, popullit të vet me “Fuck you”, është matematikore.

Read more:LIVE-24 ditë revoltë! Marshim kilometrik në kryeqytet/ Tirana gumëzhin nga protesta, energjia e qytetarëve mbush rrugët: Rama dorëhiqu!

Sakaq, deputeti i PD-së tha se arsyeja e dytë që lidhet me reagimet e Ramës është ajo juridike, pasi sipas tij, protestuesit po i bëjnë presione institucioneve të drejtësisë.

Read more:Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes” për Gazën – Blog

REAGIMI I ALIZOTIT
Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës
Arsyeja pse Rama iu drejtua edhe në anglisht, në median më të madhe ekonomike të botës, popullit të vet me “Fuck you”, është matematikore. Rama nuk është një lider që përballet me rregulla të barabarta me kundërshtarët. Si i tillë, ai nuk e shikon popullin e protestës si një elektorat pa të cilin ai nuk mund të mbijetojë.
Matematika e tij zgjedhore nuk ka fare lidhje me elektoratin e protestës. Ajo është më e thjeshtë dhe bazohet në tre komponentë kryesorë: 200 mijë punonjës që paguhen nga taksat tona, në bashkëpunim të fortë me 100 mijë patronazhistë, sigurojnë fitoren e tij. Që kjo fitore të tejkalojë çdo lloj force tjetër përballë, garancia merret nga miliardat e trafikantëve dhe karteleve që sponsorizojnë dhe blejnë tepricën e votave. Apo shantazhojnë dhe persekutojnë ata që dalin përballë.
Ndaj, populli si protestues nuk është pjesë e llogarisë në aritmetikën e tij elektorale. Ky lloj realiteti elektoral, që e mban në pushtet, i lejon atij të bëjë gjithçka, të thotë gjithçka e të sillet si një rrugaç.
Arsyeja e dytë pse e përdori, është juridike. Nuk ka të bëjë sërish me popullin e protestës, por me presionin që kjo protestë po bën ndaj organeve të drejtësisë. Këto të fundit kanë pasur një pakt, që po vihet në rrezik sot. Pakti që Rama është garantuesi politik i tyre, po vihet në rrezik.
Shumë dosje po vijnë nga vendet e BE-së, të cilat e rrethojnë përditë e më shumë zyrën e tij. E ndërsa presionit të dosjeve i bënte ballë propaganda dhe lobimet, shtimi i presionit të protestës e bën paktin të lëkundshëm. E shfaq atë në mediat botërore.
Çfarë ndodh nëse prokurorët e SPAK përballen me këtë presion? Nëse pyetjet në SPAK vijnë jo më nga mediat e konvencioneve, por nga gazetarët e CNN, BBC, FAZ, Reuters etj., etj.?
Çfarë ndodh kur presioni publik dhe pyetjet e mediave ndërkombëtare i shtohen dosjeve dhe përgjimeve të vendeve të BE-së? Ky është paniku më i madh se sa ai elektoral. Këtij presioni nuk i bën dot ballë as me vjedhjen e votave, apo me 83 apo 93 mandatet. Ndaj, “Fuck you”, ishte më shumë për qytetarët jo si votues, por si protestues që kthyen vëmendjen e mediave të huaja dhe Parlamentit Evropian drejt realitetit shqiptar.
Ky presion mund t’ia bëjë drejtësisë së re të mundur hetimin e kreut të qeverisë më të lidhur me krimin në kontinent.
Dhe kjo besoj është arsyeja më e madhe pse sot, nesër e përditë, të gjithë duhet të jemi në protestë. Sepse kjo është e vetmja mënyrë që pakti i tij të prishet, që ai ta ketë të pamundur të përdorë pushtetin e tij mbi mandate të grabitura dhe të shantazhuara.

Read more:22 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës/ Mediat e huaja jehonë protestës masive, Reuters: Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë për ndryshimin e qeverisë!

Lexo edhe
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Tags: #Bbc #Cnn #Edi Rama #Facebook #Gazetarët #Mediat #prokurorët #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 6 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 2 ditë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by