Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes” për Gazën – Blog
Editoriale

Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes” për Gazën – Blog

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes”

Mësimi i parë në politikë është ky: kurrë mos e përziej politikën e brendshme me politikën e jashtme. E pamë këto ditë se si kryeministri i Shqipërisë gati fluturoi në qiell nga gëzimi pasi Donald Trumpi e kishte ftuar të jetë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazën. Mesazhi i tij ndaj opinionit kritik ishte ky: “Mund të kritikoni sa të doni skandalet e pafundme korruptive të kabinetit tim, por unë dhe Trumpi luajmë në ligën e kampionëve”.

Ndërkohë u bë e ditur se shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka ftuar të jetë anëtar i “Bordit të Paqes” për Gazën edhe diktatorin bjellorus Aleksandar Lukashenko. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme në Minsk tha se presidenti Lukashenko e ka pranuar me gëzim ftesën. Lukashenko është diktatori më jetëgjatë në Europë. Qe tri dekada ai e ka shndërruar Bjellorusinë në vetëshërbim. Regjimi i tij ka burgosur mijëra njerëz. Disidentë, artistë, aktivistë politikë. Bjellorusia është një skëterrë sa i përket demokracisë.

Read more:‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Shteti fqinj i Bjellorusisë, Polonia madhështore, e përfaqësuar nga Donaldi tjetër, pra kryeministri Donald Tusk, nuk u kacagjelos fare lidhur me ftesat për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazën.

Në një postim në X, Donald Tusk shkroi: “Anëtarësimi i Polonisë në një organizatë ndërkombëtare kërkon pëlqimin e Këshillit të Ministrave dhe ratifikimin nga Sejmi (parlamenti). Qeveria do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesi dhe siguria e shtetit polak. Dhe nuk do të lejojmë askënd që të na përdorë si lojtarë në skemat e tyre”.

Read more:“Na duhet turizmi që të na sjellë më shumë para, por jo për mua o Fatos”, Rama-analistit: Lubonja jeton me makthin e mafies qëkur u nda prej meje

Ka shtete që nuk tallen me vetveten. Ka shtete që respektojnë rregulla. Dhe ka shtete që kanë kryeministra, të cilët, për të hequr pak vëmendjen nga aferat korruptive, krekosen me postime të njëpasnjëshme në media asociale dhe sillen sikur të ishin emëruar guvernatorë të Gazës./ Marrë nga Facebook i autorit

Lexo edhe
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Tags: #artistë #Bjellorusia #Donald tusk #Europë #Facebook #jetë #media #Parlamenti
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 7 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Ka një përpjekje, veçanërisht në mediat pro-qeveritare, por jo vetëm, për tu marrë me dimensionin rozë të skandalit…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do…

• 5 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide

Shqipëria, e tronditur nga një varg skandalesh tashmë edhe me famë ndërkombëtare, ka mbetur sot pa drejtuesin e…

• 1 javë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by