Gazetari Marsel Rupi, në protestën e 26-të masive, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka elektrizuar sheshin kur tha se, pavarësisht gjithçkaje që bëjnë patronazhistët, nuk e mbytin dot protestën.
Ai ka shtuar se diaspora do të jetë sërish në shesh, ndërsa kërkoi që më shumë shqiptarë të dalin në tubim, pasi vendi po shpopullohet.
“Mirmbërma shqiptarë të lirë e të ndershëm. Mirëmbrëma patronazhistë dhe na e bëni hallall se jua thyem algoritmin. Nuk merrni dot like dhe views me gjithë kërcënimet, sepse nuk janë të blera. Mirëmbrëma diaspora, këta harrojnë që kur diaspora goditet, shqiptarët ngrihen në këmbë. Diaspora do të niset sërish dhe do të jetë këtu. Ata fluturojnë me shpirt këtu.
Nëse sot nuk dalim në rrugë, nuk do të kemi më mundësinë të shohim njeri majtas e djathtas, sepse nuk do të ketë mbetur më njeri, do të jenë larguar! Nesër më shumë! Rroftë Shqipëria e lirë dhe e ndershme”, tha ai.




