Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Sociale

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

• 26 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pushimet e ëndrrave nuk kërkojnë domosdoshmërisht një buxhet të madh. Sipas revistës amerikane “Quartz”, duke zgjedhur destinacionin e duhur dhe periudhën jashtë pikut të sezonit, vizitorët mund të kursejnë ndjeshëm pa hequr dorë nga përvojat.

Në listën e 10 destinacioneve ndërkombëtare më të përballueshme, për këtë periudhë renditet edhe Shqipëria, e cila vlerësohet si një nga surprizat më të mëdha turistike të Evropës falë bregdetit, maleve dhe kostove të ulëta.

Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet evropiane kryesore, për pushime në për plazh dhe ecje në natyrë. Vendi nuk është shndërruar ende, në një destinacion të turizmit masiv ndërkombëtar.

Read more:Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen

Kjo do të thotë se çmimet vazhdojnë të jenë dukshëm më të ulëta, se cilësia e përvojës që u ofron Shqipëria vizitorëve.

Riviera Shqiptare, përgjatë bregdetit të Jonit, me ujërat e saj të kristalta dhe fshatrat bregdetare, ende të paprekura nga turizmi masiv, ofron një përvojë të krahasueshme me ishujt grekë dhe brigjet italiane të Adriatikut, por me kosto shumë më të ulët.

Ndërkohë, në veri, Alpet Shqiptare – të njohura edhe si Bjeshkët e Nemuna – me shtigjet për ecje dhe çiklizëm malor, rivalizojnë Alpet për nga bukuria dhe peizazhet spektakolare.

Read more:Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det

Shqipëria spikat veçanërisht për kostot e ulëta gjatë qëndrimit. Akomodimet në “Airbnb” kushtojnë mesatarisht rreth 50 dollarë nata, dreka mund të gjenden për më pak se 10 dollarë, ndërsa mungesa e çmimeve “të fryra” turistike, që tashmë janë bërë të zakonshme në Greqi dhe Mal të Zi, e bën vendin një nga destinacionet më ekonomike në Evropë.

Edhe kryeqyteti, Tirana, ofron një përvojë të veçantë.

Arkitektura e periudhës komuniste është transformuar me fasada shumëngjyrëshe, falë një nisme të bashkisë, ndërsa baret, kafenetë dhe atmosfera e gjallë pasqyrojnë energjinë e një popullsie të re dhe kozmopolite, duke i dhënë qytetit një identitet kulturor, që ndryshon nga ai i zonave turistike të rivierës.

Read more:Shqipëria kryeson listën e destinacioneve më të mira në botë për yoga! BookRetreats: Bukuri natyrore, çmime të përballueshme dhe më pak turma

Deri në vitin 2025 nuk kishte fluturime direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, por lidhjet me një ndalesë përmes Romës, Vjenës ose Stambollit e bëjnë udhëtimin relativisht të përballueshëm, me çmimin total të biletës vajtje-ardhje që zakonisht mbetet nën 1 000 dollarë.

Periudha e verës rekomandohet si koha më e mirë për ta vizituar vendin, pasi moti është ideal dhe sezoni i plazhit është në kulmin e tij.

Edhe pse numri i turistëve rritet gjatë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdon të jetë shumë më pak e mbipopulluar, se destinacionet e tjera të njohura të Mesdheut.

Read more:Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen

Përtej bregdetit, vendi ofron edhe një trashëgimi të pasur historike.

Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ruajnë disa nga shembujt më të mirë të arkitekturës osmane në Ballkan, duke i shtuar udhëtimit, një dimension kulturor që plotëson në mënyrë ideale pushimet në rivierë./Quartz

Lexo edhe
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Tags: #alpet shqiptare #Arkitektura #Brigjet #greqi #jetë #Kryeqyteti #Kryesore #riviera shqiptare #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin