Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
Botë

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rreth 550 migrantë janë ndaluar ose shpëtuar nga autoritetet greke gjatë 48 orëve të fundit në jug të ishullit të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, në një nga valët më të mëdha të mbërritjeve të kohëve të fundit në këtë rajon të Mesdheut.

Sipas Rojës Bregdetare Greke, operacionet u zhvilluan në disa zona detare pas sinjalizimeve për mjete lundruese të mbingarkuara që po transportonin emigrantë drejt brigjeve greke. Autoritetet bëjnë të ditur se fluksi i varkave që nisen nga Libia drejt Kretës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit. Operacioni më i madh i shpëtimit u realizua në jug të Kretës, ku gati 200 persona, mes tyre 42 fëmijë të mitur, u nxorën nga një anije peshkimi dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë.

Read more:Financimi nga Libia për fushatën e 2007/ Prokuroria propozim Gjykatës së Apelit në Francë, kërkon 7 vite burg dhe 300 mijë euro gjobë për Nicolas Sarkozy

Të mbijetuarit deklaruan se kishin nisur udhëtimin nga brigjet libiane dhe se secili prej tyre kishte paguar rreth 3 mijë dollarë amerikanë për kalimin drejt Europës. Autoritetet greke dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet e mëdha që paraqet kjo rrugë migratore. Distanca prej afërsisht 300 kilometrash mes Libisë dhe Kretës është bërë një nga korridoret më të përdorura nga rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore, të cilat përfitojnë nga dëshira e migrantëve për të arritur në Bashkimin Evropian. Ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi së fundmi se në Libi ndodhen aktualisht më shumë se 500 mijë persona që presin mundësinë për të vazhduar rrugën e tyre drejt Europës.

Read more:“Diçka e madhe pritet të ndodhë”/ Bjellorusia bashkohet në stërvitjet bërthamore të Rusisë, rriten tensionet me NATO-n dhe Ukrainën

Zhvillimet në terren përkojnë me ndryshime të rëndësishme në politikën migratore të Greqisë. Parlamenti grek ratifikoi së fundi rregullat e reja të Bashkimit Europian për emigracionin dhe azilin. Ligji i ri do të hyjë në fuqi më 12 qershor dhe përfshin një sërë masash të reja për menaxhimin e emigracionit.

Read more:Java nis me kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Mes dispozitave kryesore parashikohet ngritja e qendrave të mbyllura të pritjes në vende të treta, si dhe procedura më të shpejta për trajtimin e kërkesave për azil.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anije #Bashkimin evropian #Brigjet #Femije #Greqia #Libia #Organizatat #Parlamenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • Gazment Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 6 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by