Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh
Kronikë

Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh

• 26 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË –Numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. Përpos 60 kursantëve të parë, 4 të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma pasditen e djeshme.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje. Dosja e helmimit të dytë pritet të bashkohet në një të vetëm me helmimin e rastit të parë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti.

Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet për Report Tv bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së. Sipas burimeve ky institucion po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SORI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit.

Read more:Protesta kundër Ramës/ “Mos bini pre e presioneve dhe shantazheve”, ironizon Gent Prongi: Falënderojmë influencerin më të ri që në është bashkuar, Edi Ramën…

Por në një reagim në faqen zyrtare AKU njofton se pas kësaj ngjarje ka kryer kontrolle te SORI-AL, ku thekson se kompania e ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. AKU shton se ka marrë 14 mostra për kryerjen e analizave, dhe deri në përgjigjen e tyre aktiviteti i SORI-AL do të ndërpritet.

“Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë”, thuhet në deklaratë.

Read more:Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat

Ndërkohë sot pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila që pas helmimit të parë të studentëve është duke u hetuar penalisht në gjendje të lirë.

lajm ne perditesim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:44

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! AKU: Kishte kushte higjiene të përshtatshme, morëm 14 mostra ushqimesh

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas helmimit të 64 studentëve te Akdemia Sigurisë një ditë më parë.

Read more:Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dyshohet ushqimi

Deklarata e plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë,Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë,Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.

Read more:870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë

Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve.

Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Read more:Task-forcë e re për sezonin veror, Sula pas takimit me inspektoratet në Durrës: S’mund t’i bësh të gjitha, edhe inspektor, edhe gangster

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Lexo edhe
Kronikë

8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO)

Kronikë

Lezhë/ Familjarët qëllojnë me armë makinën e kushëririt në Kurbin, 3 të arrestuar, një në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Akademia e sigurisë #Aktiviteti #aku #alma tafani #Helmim #Institucion #Kompania #Sori-Al #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO)
  • Lezhë/ Familjarët qëllojnë me armë makinën e kushëririt në Kurbin, 3 të arrestuar, një në kërkim (EMRAT+VIDEO)
  • Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit të ‘Rrajave’ e Jurgen Zotos, një kryeinspektor dhe 7 gardianë të pezulluar
  • FOTO-LAJM/ Ndodh në Sarandë, makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar
  • Zjarret/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende aktive vatra në Drenie, izolohen flakët në Krujë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO)
  • BIRN: Lufta virtuale e ‘Diellës’ me korrupsionin në tendera mbetet në vendnumëro
  • VIDEOLAJM/ Nuk u ujitën dhe s’u pastruan, thahen lulet në vazot e betonit te bulevardi Dëshmorët e Kombit
  • “Ligje me porosi për Kayon”/ Tabaku: Për kompanitë pranë oborrit qeveritar përjashtime fiskale, asnjë zgjidhje për fermerët
  • 37 mijë pacientë në 7 muaj, Ministria e Shëndetësisë vlerëson punën e Infermierëve të Urgjencës së Traumës: Profesionalizëm dhe reagim i shpejtë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 48 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-ministri Sandër Lleshaj mbështet protestat, mesazh Ramës për dorëheqje: Koha është pjekur! Balluku? Drejtësia s’ka përse të jetë e varur nga vullneti i dikujt 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO)

Prej dy ditësh digjet masivi me pishë të zezë dhe bredh në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër.…

• 33 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Lezhë/ Familjarët qëllojnë me armë makinën e kushëririt në Kurbin, 3 të arrestuar, një në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Një konflikt me armë zjarri mes disa familjarëve në Kurbin, nga ku askush nuk ka mbetur i plagosur,…

• 33 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Sherri në burgun e Fierit mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit të ‘Rrajave’ e Jurgen Zotos, një kryeinspektor dhe 7 gardianë të pezulluar

8 efektivë u pezulluan në burgun e Fierit pas sherrit të Denis Bajrit të grupit të Shkodrës, dhe…

• 33 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by