Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës
Politikë

“Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës

• 26 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një dokument që sipas tij tregon një ide për vazhdimësinë e pushtetit të kryeministrit Edi Rama deri në forma të përhershme qeverisjeje, përfshirë edhe mundësinë e shpalljes së tij si “mbret”.

Sipas Këlliçit, materiali i referuar është pjesë e librit voluminoz “Dosjet shqiptare”, ku përfshihet një letër e arkitektit holandez Reinier de Graaf. Në këtë letër, sipas interpretimit të deputetit demokrat, sugjerohet një model qeverisjeje që do të garantonte vazhdimësi të pushtetit përmes eliminimit të zgjedhjeve ose krijimit të një strukture me mandat të pakufizuar.

Këlliçi pretendon se ky “projekt” po gjen reflektim në realitetin politik në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për dëmtim të procesit zgjedhor dhe dobësim të institucioneve demokratike. Ai shkon më tej duke e cilësuar situatën politike si një “farsë elektorale”, ndërsa ngre pretendimin se vendi po përballet me tendenca autoritare.

Read more:LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Dita e 26 e revoltës! Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Ju erdhi fundi

Në deklaratën e tij, deputeti demokrat e përshkruan kryeministrin Rama si figurë që, sipas tij, synon të konsolidojë një pushtet afatgjatë dhe të pakontestueshëm, duke e lidhur këtë me projekte apo ide të huaja të përfshira në publikime akademike.

REAGIMI I KELLICIT
Zbulohet projekti i Edi Ramës, kërkon të ketë pushtet të përjetshëm. Kërkon të shpallet Mbret!
Del në dritë arsyeja, pse Edi Rama u mërzit kur e quajtën Kumbari i Shqipërisë. Ai paska plane për t’u bërë Mbret ose President i përjetshëm.
Dhe ka gjetur mënyrën se si zakonisht i ushqen këto trille.
Është dikush që ja kërkon, pra të tjerët duan, jo ai. Dhe në librin ‘Albanian Files’, është letra që arkitekti holandez i shkruan Ramës.
Reinier de Graaf kërkon që regjimi i Ramës të ketë vijimësi, duke eleminuar zgjedhjet, ose duke u bërë ai Mbret ose President i Përjetshëm.
Deri tani, Edi Rama ja ka plotësuar dëshirën arkitektit holandez, duke zhbërë zgjedhjet dhe vrarë procesin elektoral. Pasi ato të Majit 2025 ishin farsë dhe nuk njihen nga askush.
Në vijim me siguri ka projektin për t’u shpallur Mbret.
Kjo letër, nuk është letërsi.
Janë shkembimet e Edi Ramës me arkitektët klientë me të cilët po bën plaçkë Shqipërinë nga Jugu në Veri.
Kumbari që i thotë Fuck You popullit të tij, kërkon të bëhet Mbret. Pas këtij zbulimi shqiptarëve nuk u mbetet tjetër vetëm se ta rrëzojnë përpara se të bëhet edhe më i rrezikshëm.
Një diktaturë e re nuk ka shans të ngrihet në këtë vend.
Edi Rama i ka ditët e numëruara.
Ai do të bjerë shpejt bashkë me endrrat e tij të çmendura për pushtet të përjetshëm.

Po çfarë thuhet në këtë letër?

Një letër e hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama nga arkitekti holandez Reinier de Graaf ka ngjallur reagime në Shqipëri. Letra, e datës 3 mars 2025 dhe e publikuar në librin “Albanian Files”, “Dosjet shqiptare” nis me vlerësime për zhvillimet në Shqipëri dhe rolin e qeverisë në promovimin e projekteve urbane.

Read more:LIVE- Të pandalshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit/ Protestuesit ‘çojnë peshë’ Tiranën, qytetarët: Parlamenti i krimit! Rama në burg, Berisha në burg

Më pas autori shpreh shqetësimin e tij për varësinë e arkitekturës nga vendimmarrjet politike dhe sugjeron që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje dhe që Rama të vazhdojë të qeverisë.

Letra

Një letër e hapur drejtuar Edi Ramës

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Rotterdam, 3 Mars 2025

Shkëlqësia Juaj / i dashur Edi,

Ju lutem më falni që po ju drejtohem në këtë formë. Mund të mos më mbani mend; jemi takuar vetëm një herë, dhe unë jam thjesht një nga shumë arkitektë të huaj që punojnë aktualisht në vendin tuaj. Po ju shkruaj për të shprehur mirënjohjen time për mundësinë për të punuar në Shqipëri dhe gjithashtu admirimin tim më të gjerë për gjithçka që keni arritur që kur u bëtë kryeministër pak më shumë se një dekadë më parë.

Nën sundimin tuaj, Shqipëria ka fituar statusin pothuajse model. Grupe të shumta fetare dhe etnike jetojnë në paqe së bashku; ekziston një ndarje efektive e kishës (kishave) dhe shtetit; një popullsi e re punëtore mban një ekonomi në këmbë; pjesëmarrja në punë e grave është e lartë dhe në rritje të vazhdueshme; Shqipëria po kërkon aktivisht anëtarësim në BE dhe, për të mos harruar, ka shije të shkëlqyer në arkitekturë.

Read more:“Aksionerët i zuri mallkimi i flamingove”/ Zhupa reagon për përplasjet në Aeroportin e Vlorës: Rama vendosi interesat e ngushta mbi ligjin

Në një botë të padisiplinuar, Shqipëria po fillon të ndihet si përjashtimi shpresëdhënës: bashkëpunim pro-ndërkombëtar, vlera pro-progresive dhe, ndoshta më e rëndësishmja, pro-arsye, një fener ndriçimi kundër të gjitha gjasave.

Qëllimi i shkrimit tim, megjithatë, shkon përtej lëvdatave. Po ju shkruaj sepse jam i shqetësuar. Në këtë moment, partia juaj po kërkon një mandat të katërt radhazi. Mund të shpresoj vetëm që ata të kenë sukses. Është e vështirë të imagjinohet një regjim i ri që kujdeset për arkitektët po aq sa ai aktual.

Read more:Temperaturat e larta, ekspertët japin alarmin: Mos i lini fëmijët vetëm në makinë, edhe 20 minuta mund të jenë fatale

Profesioni ynë historikisht varet nga patronazhi politik dhe disa mendime të zymta më kanë kaluar nëpër kokë kohët e fundit. Çfarë do të ndodhë nëse socialistët nuk i fitojnë zgjedhjet? A do të mbarojë papritur kjo mekë e arkitekturës bashkëkohore? A do të thahet papritur një pus pune në dukje i pashtershëm? A mund të duhet që Ushtria e Arkitekteve të lëshojë armët aq shpejt sa u mobilizua?

Nuk e them këtë lehtë, por për ne arkitektët, do të ishte më mirë nëse zgjedhjet e ardhshme thjesht do të anuloheshin. Madje do të shkoja një hap më tej.

Duke pasur parasysh statusin e qëndrueshëm të Shqipërisë si një patron i ndriçuar i arkitekturës, profesioni ynë do të përfitonte shumë nëse vendi nuk do të kishte më kurrë zgjedhje të tjera, dhe nëse ju, pas mandatit tuaj të pestë radhazi si kryeministër, do të vazhdonit si president për jetë – ndoshta edhe Mbret.

Read more:IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog

Ngjarje të mëdha historike po zhvillohen ndërsa flasim. Autokracia po fiton me shpejtësi terren si forma përfundimtare e qeverisjes së shekullit të njëzet e një. Shpresat për një alternativë produktive po shkatërrohen çdo ditë. Duket se po dëshmojmë fundin e “Fundit të Historisë”. Në këtë kontekst, lutja ime është aq e thjeshtë sa edhe e drejtpërdrejtë: Në një botë autokracish, a mund të kemi një autokrat dashamirës me shije?

E di që ajo që po kërkoj nga ju nuk është një sakrificë e vogël, por është me rëndësi të madhe. Shpresoj se do ta merrni në konsideratë.

Lexo edhe
Politikë

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Politikë

“Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Armët #Edi Rama #Ekonomi #jetë #Projekt #rama #shije #shqiperi #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit
Nga të njëjtat tag-e
  • 87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 26 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot shënohet dita e 87-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e…

• 50 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Bashkohuni me ne”, mbyllet protesta e 86 kundër Ramës. Për të 86 ditë…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia

Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Marshimin e drejtojnë edhe sot gratë dhe vajzat ndërkohë që…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by