Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Aksionerët i zuri mallkimi i flamingove”/ Zhupa reagon për përplasjet në Aeroportin e Vlorës: Rama vendosi interesat e ngushta mbi ligjin
Politikë

“Aksionerët i zuri mallkimi i flamingove”/ Zhupa reagon për përplasjet në Aeroportin e Vlorës: Rama vendosi interesat e ngushta mbi ligjin

• 23 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me tensionet e dy ditëve të fundit në Aeroportin e Vlorës, ku kamionë të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit kanë bllokuar portën kryesore, duke penguar hyrjen e nënkontraktorëve të kompanisë MABCO të Behgjet Pacollit.

Zhupa ironizon situatën dhe deklaron se aksionerët i ka zënë “mallkimi i flamingove”.

Deputetja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje shkeljet e ligjit të artikuluar nga ekspertët dhe denoncimet e saj në Kuvend përgjatë vitit 2021.

Read more:LIVE TV- Kuvend, opozita interpelancë me Ramën dhe Karakaçin! PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Debat edhe për raportin e PE! Mbahet 1 minutë heshtje për Servet Pëllumbin

Zhupa deklaron se nuk u dëgjua zëri i ekspertëve për rrezikun që aeroporti i kanos ekosistemit dhe akuzon qeverinë Rama se vendos interesat e ngushta mbi ligjin dhe interesin publik.

Postimi i deputetes Zhupa:

“Mallkimi i flamingove” ka zënë aksionerët e aeroportit të Vlorës dhe “Revolucioni i Flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit, që mendoi se mund të sfidonte ligjin, natyrën dhe interesin e qytetarëve pa pasoja.

Read more:Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)

Më 28 nëntor 2021, qeveria inauguronte me bujë Aeroportin e Vlorës si një histori suksesi. Por pas fasadës propagandistike fshihej një projekt i ngritur mbi shkelje të ligjit. U miratua një leje nga KKRT pa u kryer Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, pa respektuar konventat ndërkombëtare dhe pa zbatuar legjislacionin shqiptar që mbron zonat e mbrojtura.

Në seancat e Kuvendit e kam denoncuar këtë projekt si një kërcënim serioz për ekosistemin Vjosë-Nartë. Me argumente të bazuara në ligje, konventa ndërkombëtare dhe në raportet e Bashkimit Europian, të cilat paralajmëronin qartë për pasojat e këtij vendimi. Por pushteti nuk pyeti as për ligjin, as për ekspertët, as për interesin publik.

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

Në vend që të dëgjonin paralajmërimet, vendosën aksionet e aeroportit në zyrat e ministres. Sot, të njëjtët persona përballen me procese gjyqësore për një pronë që u përket shqiptarëve dhe për një ndërtim në një zonë të mbrojtur, të konsideruar problematike si për biodiversitetin, ashtu edhe për sigurinë e aviacionit për shkak të pranisë së shpendëve.

Kjo është pasoja e një qeverisjeje që vendos interesat e ngushta mbi ligjin dhe interesin publik”.

Lexo edhe
Politikë

Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual

Politikë

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Tags: #2A Group #Aeroporti #Ina zhupa #Kërcënim #Kryesore #kuvend #Projekt #pushteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
  • Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Rama jepe dorëheqjen”!/ 73 ditë “Revolucion Flamingo”, protestuesit të vendosur deri në plotësimin e kërkesave
  • Protestat kundër reformës territoriale/ Banorët e Dimalit: Bashkia nuk duhet të preket, ekzistojmë që nga shek. V p.e.s.
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Rama jepe dorëheqjen”!/ 73 ditë “Revolucion Flamingo”, protestuesit të vendosur deri në plotësimin e kërkesave
  • “Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit”/ Aktivisti Edison Lika: Deputetët as mos të nisen për të shkuar atje
  • AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë
  • “Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 41 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës mund të ndikojnë në përfitimin e…

• 41 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkëmbimit të deklaratave mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë, duke…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by