Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
Politikë

“Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar edhe rrethanat politike që lidhen me ardhjen e Vlora Hysenit në Shqipëri dhe më pas emërimin e saj në krye të SHISH. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Topi u ndal te marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u trajtua kalimi i Hysenit nga Kosova në Shqipëri.

Topi tha se pozicioni që ka mbajtur Hyseni lidhet me dy institucione dhe, për këtë arsye, sipas tij, duhet të ketë pasur edhe komunikim zyrtar me Presidentin. Ai theksoi se nuk ka informacion nëse një komunikim i tillë ka ndodhur.

Read more:Gjyqi kundër Dados/ Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë: U shkarkova unë që të emërohej ai! Veliaj: Të legjitimohet! Avokati i prokurorit: Të refuzohet padia

Më tej, ish-presidenti e vendosi çështjen në kontekstin e marrëdhënieve politike mes Ramës dhe Kurtit, duke iu referuar edhe zhvillimeve të asaj periudhe në rajon dhe Ballkanit të Hapur. Sipas Topit, mënyra se si është trajtuar çështja krijon përshtypjen e një logjike që, sipas tij, i përket më shumë partive politike sesa administratës shtetërore.

Read more:Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

“Fakti që ky pozicion implikon dy institucione, detyrimisht një korrespondencë zyrtare duhet të ndahet dhe me Presidentin. A ka ndodhur kjo?! S’e di! Në interpretimet e mia, në një kontekst politik shumë specifik, se kjo është analizë politike, kur atje ndërrojnë qeverinë (në Kosovë) në një kontekst politik, në një marrëdhënie jo të mirë mes Ramës dhe Kurtit, ku ishte dhe Ballkani i Hapur, ku Kosova u la jashtë dyerve. Nisi fillimisht si Procesi i Berlinit, vendimmarrja ishte në qendër të Europës. Procesi i Berlinit përfshinte 4 vende të Ballkanit të Hapur dhe më pas iu dha një rol parësor Presidentit Vuçiç. Ky ishte një demonstrim; ti e hoqe, unë e marr. Kjo ndodh vetëm në partitë politike, jo në administratë. Është nisur dhe ka vazhduar gabim kjo punë. S’ka këtu karshillëk për shkak të konjukturave të shtetit. Po ikin këto, mund të qëndrosh kot atje dhe të flasësh si kryetar i mazhorancës. Nëse të kompromentohet kjo! Ke dhe njerëz të policisë të përfshirë, dhe qytetari thotë: ore, çfarë po ndodh këtu? A ka përgjegjësi politike këtu? E vetmja gjë që nuk kemi dëgjuar është se duhet të pranohet gabimi dhe dështimi politik në këto çështje. Duhej të kishte hapur një debat, në Kuvend, që nuk ekziston në këto kushte. NATO është shumë sensitive. Nuk e di nëse këta e dinë që ne jemi në NATO. Ne duhet të ngrihemi në lartësinë e atij pozicioni që ne jemi zgjedhur.”, tha ai.

Read more:Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

Lexo edhe
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Politikë

“Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)

Tags: #Ballkani #bamir topi #Edi Rama #Komunikim #Kosova #kosove #kuvend #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • Për pazar në Prizren, fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
  • Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 2 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Sociale Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin