Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)
Kronikë

Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)

• 22 Qershor, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Punonjësit e ‘Mabco’-s të Behgjet Pacollit janë rikthyer në kantierin e Aeroportit të Vlorës, siç biznesmeni njoftoi të dielën. Por sapo kanë mbërritur atje, janë përplasur me rojet e sigurisë që i kanë penguar të hyjnë. Gjatë këtij momenti të tensionuar, ata kanë hyrë me forcë duke shqyer derën.

Në këtë moment, janë konfliktuar me punonjësit e “2A Group” të Valon Ademit dhe i kanë nxjerrë këta të fundit jashtë nga zyrat.

“Zbatoni urdhrin, nuk ndaloni dot pronarët të futen brenda në pronë”, dëgjohet të thotë vëllai i Behgjet Pacollit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Rikthimi i punonjësve të ‘Mabco’-s në kantier vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit. Kolegji civil i Gjykatës së Lartë vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga shoqëria “2A Group” e drejtuar nga biznesmeni Valon Ademi.

Më herët dy gjykatat e faktit i kishin dhënë të drejtë kompanisë “2A Group” në lidhje me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër ‘Mabco’ deri sa vendimi të merrte formë të prerë.

Read more:Përplasjet mes 2 kompanive për aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Këto veprime nuk kanë vend në një shtet të së drejtës

E gjithë përplasja mes tyre ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale, ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.

Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranoi aso kohe dhe bllokoi veprimtarinë e “Mabco”-s që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë ‘2A Group’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:19

Aeroporti i Vlorës, biznesmeni Pacolli: Grupe kriminale kanë vjedhur e dëmtuar pronën private, SPAK të hetojë! Të përfshirët të vihen para përgjegjësisë

Biznesmeni Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje SPAK-ut për hetime mbi Aeroportin e Vlorës, pa dallime e mbrojtje për askënd, me pretendimin se “grupet kriminale” që e “kishin uzurpuar” kantierin, kanë shkaktuar dëme. Pacolli thotë se po kryhen verifikimet, por dëmet përfshijnë inventarin e posaçëm për funksionimin e aeroportit “duke cenuar” pronën private dhe investimet.

Më tej, hedh dyshime për mbështetjen ose tolerimin e tyre nga zyrtarë. Ai bën thirrje për masa të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave të përfshirë.

“Të dashur qytetarë,

Të dashur vlonjatë,

Ju, qytetarë të nderuar, keni të drejtën të informoheni mbi të vërtetën. Fatkeqësisht, ende nuk jeni njohur me gjendjen reale në Aeroportin e Vlorës. Për këtë arsye, i bëj thirrje urgjente SPAK-ut të nisë menjëherë hetime të plota mbi këtë skandal të rëndë, të krijuar dhe ushqyer nga individë që kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në kundërshtim me ligjin, duke cenuar rëndë shtetin e së drejtës dhe sistemin juridik të Republikës së Shqipërisë. Koha për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë është tani.

Read more:Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë, udhëtarët shmangin tranzitin

Pas muajsh të tërë bllokade të paligjshme dhe uzurpimi të Terminalit të Vlorës nga grupe kriminale, sot MABCO dhe nënkontraktorët tanë kanë mundur të rikthehen në vendet e tyre të punës. Në këto momente po kryhet verifikimi dhe evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vandalizmi, vjedhjet dhe shkatërrimet e ndodhura gjatë kësaj periudhe.

Dëmet e konstatuara përfshijnë si inventarin e çmuar, të projektuar, porositur, prodhuar dhe instaluar posaçërisht për funksionimin e aeroportit, ashtu edhe instrumentet, pajisjet dhe mjetet e punës që përbëjnë pronë private të kompanive nënkontraktuese.

Për më shumë se dhjetë muaj, këto grupe kriminale kanë vepruar në kundërshtim flagrant me ligjin, me metoda të papranueshme dhe çnjerëzore, duke cenuar jo vetëm pronën private, por edhe rendin juridik dhe sigurinë e investimeve. Më shqetësues është fakti se veprimtaria e tyre dyshohet se është mbështetur ose toleruar nga individë që fshihen pas petkut institucional, ndërsa në raste të caktuara kanë tentuar të ndikojnë edhe procese gjyqësore, duke sfiduar hapur sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Sot, në emër të ligjit, të drejtësisë dhe të besimit që qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të kenë tek institucionet e shtetit, i bëj thirrje publike SPAK që të nisë menjëherë një hetim të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës për të gjitha ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë kësaj periudhe, pa asnjë dallim dhe pa asnjë mbrojtje për askënd, pavarësisht pozitës, ndikimit apo lidhjeve që mund të ketë.

Është e domosdoshme të identifikohet dhe të vihet përpara përgjegjësisë i gjithë zinxhiri i personave të përfshirë në këto veprime të rënda, të cilat kanë dëmtuar interesin publik, sigurinë juridike dhe imazhin e Shqipërisë si një vend që garanton shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e investimeve.

Read more:Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca

Po aq e rëndësishme është që institucionet kompetente të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës dhe për të garantuar sigurinë e punonjësve, të kompanive kontraktuese dhe të çdo qytetari që beson tek puna, ligji dhe vlerat e një shoqërie të qytetëruar.

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat tona ligjore, pronën tonë dhe dinjitetin e njerëzve të punës, duke besuar se e vërteta dhe drejtësia do të mbizotërojnë”, shkruan Pacolli.

Ora 10:45

Rikthimi i tensioneve në aeroportin e Vlorës, deklarata e ‘Mabco’: Vijim të menjëhershëm të punimeve, s’ka autorizime për palë të treta! Çdo pengesë do t’u referohet institucioneve

Pas rikthimit të tensionuar në kantierin e aeroportit të Vlorës që u shoqërua me përplasje mes punonjësve të saj dhe të “2A Group” të Valon Ademit, kompania “Mabco” ka lëshuar një deklaratë zyrtare për garantimin e vijimit dhe përshpejtimit të punimeve.

Sipas shkresës, Asambleja vendimmarrëse ka kërkuar që administratori të mos autorizojë palë të treta për të përfaqësuar shoqërinë. Gjithashtu, i është kërkuar institucioneve të garantohet zbatimi i vendimeve dhe ushtrimi i aksesit të ligjshëm në kantier.

Në deklaratë, “Mabco” shprehet se do të vijojë me punën në kantier, ndërsa çdo pengesë do t’u referohet institucioneve. Njësoj si në qëndrimin e një dite më parë të publikuar nga Pacolli, flitet për pengesa nga kompania e sigurisë dhe palë të treta që kanë pretenduar për një prokurë të lëshuar nga administratori, të cilën ‘Mabco’ e mohon.

Read more:2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela që ishte vendosur në plazhin e Kakomesë

Deklarata e plotë:

Asambleja e Përgjithshme e Ortakëve e shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., në mbledhjen e zhvilluar më datë 18 qershor 2026, bazuar në Vendimin e Gjykatës së Lartë, ushtroi kompetencat e saj ligjore dhe statutore si organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë, duke miratuar një sërë vendimesh që synojnë rikthimin e aktivitetit normal në kantier dhe përshpejtimin e punimeve për përfundimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Këto vendime janë marrë në mbështetje të nenit 81 pika 1 të Ligjit nr. 9901/2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, si dhe nenit 17 të Statutit të shoqërisë, të cilat i japin Asamblesë së Ortakëve kompetencën për të përcaktuar politikat e shoqërisë dhe për të mbikëqyrur administrimin e saj.

Ndër të tjera, Asambleja vendosi garantimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në kantier për ortakët, kontraktorët, nënkontraktorët dhe personat e autorizuar prej tyre, me qëllim vijimin e menjëhershëm të punimeve dhe kryerjen e veprimeve të nevojshme për administrimin e projektit. Gjithashtu, Asambleja vendosi që administratori të mos autorizojë asnjë palë të tretë për të përfaqësuar shoqërinë apo për të ushtruar kompetenca që bien ndesh me vendimet e saj.

Në zbatim të këtyre vendimeve, përfaqësuesit e Mabco Constructions S.A. kërkuan zyrtarisht, përmes shkresave dhe komunikimeve elektronike, mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Shtetit për garantimin e zbatimit të vendimeve të Asamblesë dhe ushtrimin e aksesit të ligjshëm në kantier.

Pas këtyre njoftimeve institucionale, përfaqësuesit e Mabco Constructions S.A. u paraqitën sot në kantier dhe nisën procesin e inventarizimit të aseteve, pajisjeve dhe gjendjes aktuale të projektit, një proces i domosdoshëm për vlerësimin e situatës faktike dhe organizimin e fazës së mëtejshme të punimeve.

Read more:Spërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe ambienteve me të rinj, arrestohen 13 persona në Durrës, 4 të tjerë në arrest shtëpie

Megjithatë, gjatë zhvillimit të këtij procesi janë konstatuar pengesa nga përfaqësues të kompanisë së sigurisë dhe nga persona të tretë që kanë pretenduar të veprojnë mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga administratori aktual i regjistruar në QKB. Mes tyre ka qenë edhe z. Bujar Ejupi, i cili ka pretenduar ekzistencën e një prokure të lëshuar nga administratori.

Rikujtojmë se vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve janë detyruese për administratorin, punonjësit e shoqërisë dhe çdo person që vepron në emër apo për llogari të saj. Për rrjedhojë, asnjë autorizim individual, asnjë prokurë dhe asnjë veprim i njëanshëm nuk mund të prevalojë mbi vendimet e organit më të lartë vendimmarrës të shoqërisë.

Mabco Constructions S.A. do të vazhdojë të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e saj kontraktore në funksion të përfundimit të projektit, ndërsa çdo pengesë ndaj zbatimit të vendimeve të Asamblesë, aksesit në kantier apo vijimit të punimeve do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente për trajtim sipas ligjit.

Objektivi ynë mbetet i pandryshuar: rikthimi i aktivitetit normal në kantier, respektimi i ligjit, respektimi i vendimeve të organeve të shoqërisë dhe përfundimi sa më i shpejtë i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një projekt me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë.

Lexo edhe
Kronikë

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Kronikë

Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)

Tags: #2A Group #Aeroporti #aeroporti i vlores #Behgjet pacolli #Gjykata #hetime #Kompania #Mabco Constructions SA #valon ademi #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
  • Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)
  • Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)
  • Aksident në Shkozet, makina përplaset me këmbët e urës! Një person i plagosur (VIDEO)
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja drejtuesin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja drejtuesin (VIDEO)
  • “Reforma e 2014 vetëm për hartën elektorale. PD bëri gabim fatal”/ Atird Hoxha: Duhet të kthejmë Bashkinë e Orikumit, ajo e Vlorës nuk ka investuar asgjë edhe pse japin 10 milionë euro taksa
  • Protestë në Orikum/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë
  • Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
  • AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 41 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në Krujë 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

5 vatra zjarri mbeten ende aktive në vend nga 25 të raportuara, kurse 1 është nën monitorim. Në…

• 9 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës është rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për…

• 40 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)

Zjarri që ra dje në fshatin Zidoll dhe rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të ‘Albanopolis-it…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by