Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Keqkuptimi me protestën dhe a i duhet të ketë një alternativë të gatshme – Blog
Editoriale

Keqkuptimi me protestën dhe a i duhet të ketë një alternativë të gatshme – Blog

• 26 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej gati një muaji qytetarët protestojnë në Shqipëri, dhe kundër tyre ngrihet vazhdimisht i njëjti kundërshtim: protesta nuk ka kuptim sepse protestuesit nuk kanë një alternativë ndaj Ramës dhe nuk dinë të thonë se çfarë do të vinte pas tij.

Pyetja që shtrohet këtu nuk është nëse protesta është thjesht zhurmë pa përmbajtje apo e organizuar mirë, por nëse vetë kjo kërkesë, kërkesa që ndryshimi të paraqitet bashkë me alternativën e vet të gatshme, është një kusht i ligjshëm i jetës demokratike. Në pamje të parë ajo duket jo vetëm e ligjshme, por edhe e matur, sepse shpreh kujdes dhe përgjegjësi: të mos rrëzosh diçka pa ditur se çfarë e zë vendin, të mos hapësh një boshllëk që mund ta mbushë diçka edhe më e keqe. Pikërisht ky arsyetim i jep kërkesës gjithë forcën e saj të dukshme.

Ata që e ngrenë këtë kërkesë e pranojnë se ndryshimi mund të ndodhë; ajo që mohojnë është se nga negacioni i thjeshtë, nga largimi i Ramës, mund të lindë një ndryshim i mirë atëherë kur përmbajtja e tij nuk është përcaktuar paraprakisht. Por këtu fshihet një keqkuptim i vetë mënyrës se si ndodh ndryshimi. Çdo ndryshim fillon me një kërkesë mohuese, me largimin e së vjetrës, ose, në gjuhën e Hegelit, me negacionin.

Read more:27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

Përmbajtja e re nuk i paraprin këtij akti, por lind pikërisht përmes tij, dhe prandaj nuk mund të kërkohet si kusht i tij paraprak. Të kërkosh që e mira të jetë e njohur dhe e garantuar përpara se dora të ngrihet kundër së vjetrës është të kërkosh që fundi i rrugës të dihet para se rruga të nisë.

Pikërisht ngaqë fillon me mohimin, ndryshimi i vërtetë mbetet i hapur ndaj një të ardhmeje që askush nuk e njeh që më parë, dhe këtë nuk duhet ta fshehim, sepse është çmimi i tij i vërtetë. Çdo revolucion i suksesshëm është njëkohësisht një rrezik i madh, një bast fundi i të cilit nuk dihet. Nuk mund të premtohet se gjendja do të përmirësohet, dhe po aq nuk mund të pohohet se do të keqësohet. E vetmja gjë e sigurt është se status quo-ja do të marrë fund. Dikush mund të kundërshtojë se hapja që e sjell mohimi mund të mbushet edhe me diçka më të keqe, dhe ky shqetësim meriton të merret seriozisht.

Read more:“Ta mbrojmë sa s’është vonë!”/ Braktisi PS dhe mbështeti protestat, neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë!

Por garancia kundër tij nuk mund të jepet kurrë paraprakisht, sepse asnjë veprim i lirë nuk vjen i siguruar që më parë; e vetmja mbrojtje reale është mundësia që populli ta korrigjojë vetë rrugën që ka hapur, mundësi që një plan i imponuar nga lart do ta zhdukte. Kush e kërkon sigurinë e plotë para se të lëvizë asgjë, në të vërtetë kërkon të pamundurën.

Po ta shohim më nga afër, kërkesa kthehet kundër vetvetes. Njerëzit nuk dalin në rrugë kur gjërat shkojnë mirë; ata dalin sepse bartin ankesa e pakënaqësi të thella dhe sepse e ndiejnë gjendjen e tanishme si të padurueshme dhe të paqëndrueshme. Të kërkosh prej tyre një alternativë të gatshme përpara se t’i dëgjosh është t’u kërkosh të heshtin derisa ta kenë zgjidhur vetë problemin që i nxori në shesh.

Read more:Eurodeputetët zbarkojnë në Shqipëri për protestat masive që kanë përfshirë vendin: Po vijmë të dëgjojmë qytetarët, JO institucionet!

Dhe meqë një zgjidhje e tillë e përfunduar nuk ekziston ende, e ndoshta nuk mund të ekzistojë para se procesi të fillojë, kërkesa synon diçka tjetër nga ç’thotë: që asgjë të mos lëvizë, që status quo-ja të mbetet ashtu siç është. Ajo që paraqitet si kujdes del në fund të jetë një logjikë thellësisht konservatore.

Asgjë nuk e tregon më mirë natyrën e këtij arsyetimi sesa fakti që në të mbështetet vetë Edi Rama, sepse për atë që e mban pushtetin kjo është praktikisht e vetmja mbrojtje e mundshme. Nën petkun e ironisë, ai tallet me ish-ministren e tij të Jashtme, Elisa Spiropali, e cila flet për një Shqipëri të re: “Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re, […] por kam frikë se drafti nuk do të vijë kurrë.” Mesazhi nën tallje është i qartë: meqë nuk ke ende një draft në dorë, kërkesa jote nuk vlen. Dhe pse do të thoshte gjë tjetër? Kush e gëzon status quo-në nuk ka si ta kundërshtojë kërkesën për largimin e tij veçse duke kërkuar atë që ende nuk mund të jepet, një alternativë të gatshme; çdo zë që e kundërshton zhvlerësohet kështu pa u dëgjuar.

Read more:“Lugëndryshkurit e familjes sonë…”/ “Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua, s’më frigojnë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante… gjuha e shthurur

Në rrënjë të gjithë kësaj qëndron një ngatërrim konceptual: kërkesa e trajton popullin sikur të ishte një parti politike. Detyra e një partie është pikërisht të artikulojë një pikëpamje të caktuar, ta kthejë në program dhe t’ua paraqesë qytetarëve për miratim, dhe prej një partie, pra, ka kuptim të kërkohet një draft. Por populli nuk është parti. Ai nuk del në shesh për të paraqitur një platformë konkurruese, por për të shprehur një vullnet dhe një refuzim. Kur ky vullnet matet me masën që i takon programit të një partie, kërkesa për alternativë duket sikur ka kuptim, ndërsa mbështetet mbi ngatërrimin e dy gjërave krejt të ndryshme.

Madje edhe atje ku protesta ka nxjerrë kërkesa të qarta, dorëheqjen e qeverisë, një qeveri kalimtare teknike e jopartiake, ndryshime kushtetuese me referendum dhe kufizimin e mandateve, këto nuk kanë zbritur të gatshme nga koka e dikujt, por janë formuluar dalëngadalë nga propozimet e qytetarëve gjatë javësh në shesh. Pra alternativa nuk i parapriu protestës si kusht i saj, por doli prej saj si rezultat i deliberimit. Kjo është pikërisht ajo që kritikët nuk e shohin: programi që ata e kërkojnë si kusht paraprak po lind para syve të tyre, vetëm se nga poshtë lart, përmes procesit, dhe jo nga lart poshtë, përmes një drafti të imponuar.

Read more:Nis falja edhe e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës thirrje bizneseve që janë debitorë të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve

Protestuesit, sigurisht, mund të kenë ide të forta dhe të qarta, por idetë nuk janë programe; ato janë mënyra për t’u orientuar në botë, jo plane gati për zbatim. Çdo revolucion që e ka ngatërruar veten me një parti dhe ka dashur të niset nga një program i mbyllur e ka pasur fundin e keq. Demokracia kërkon diçka krejt tjetër nga një plan i gatshëm: ajo kërkon që qytetarët të vendosin vetë, përmes deliberimit publik, se si duan të qeverisen, me cilat ligje dhe me cilat institucione. Ajo nuk kërkon as që të shembet domosdoshmërisht çdo gjë e rendit të vjetër, as që dikush të zbresë me një alternativë krejt të re e të përfunduar, dhe mbi të gjitha nuk kërkon që njerëzit t’i nënshtrohen një plani të hartuar nga dikush tjetër, qoftë ai edhe vetë aktori revolucionar.

Pikërisht këtë ose nuk e kuptojnë kritikët, ose e keqpërdorin me keqdashje. Një lëvizje demokratike e di mirë se çfarë nuk e do, dhe mënyrën e të qeverisurit për të mirën e vet do ta mësojë hap pas hapi, me provë e me gabim. Prandaj situata mbetet ontologjikisht e hapur. Dhe vetëm kështu arrihet ndryshimi i vërtetë. /Marrë nga profili në Facebook i autorit

Lexo edhe
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Tags: #Alternativa #Demokracia #Edi Rama #Elisa spiropali #Facebook #jetë #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm është një nga elementët më të qëndrueshëm të historisë dhe kulturës politike shqiptare.…

• 19 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Nga Arbër Zaimi Politikanët e ndjekur nga SPAK për korrupsion apo abuzime të tjera me pushtetin po ndjekin…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Edi Rama gjatë prezantimit të projekt buxhetit të ri shpalli një sërë masash propagandistike për një taksim më…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin