Mesazhe pikante prodhoi edhe protesta e djeshme që u mbajt para Kryeministrisë, ku për 27 ditë me radhë është kërkuar dorëheqja e Ramës.
Nga thirrjet për burgosjen e Ramës, Berishës dhe Ballukut, te dorëheqja ishin disa prej thirrjeve që mbanin pankartat.
Ndërkohë të tjera thirrje të forta ishin dhe ‘Shqipëria e re’, ‘Shqipëria nuk shitet’. Për më tepër shihni fotot.
Sot, të shtunën, do të mbahet protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.
Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi.




