Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)
Kronikë

Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)

• 27 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 28-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e Policisë, pasi tentoi të vriste duke goditur me automjet nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij, duke i shkaktuar dëme trupore.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se menjëherë pas ngjarjes, 28-vjeçari Cuf Behi është larguar nga vendi i ngjarjes. E dëmtuara është Klementina Huti.

Gjatë aksionit Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur në ngjarje, ndërkohë që mbi 28-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Ndërkohë bashkëshorti i Klementinës, Agron Huti, ka thënë se gjithë problemin 28-vjeçari e kishte me nusen e tij. Ai ka treguar gjithashtu se bashkëshortja e tij ka dëmtime në pjesën e shpatullës, deri te kofsha.

Read more:Shkodër/ U konfliktuan dhe qëlluan armë për të kanosur njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët! Një në kërkim (EMRAT+VIDEO)

“Parmbrëmë në orën 02:04 minuta. Në moment e kam çuar me makina kështu, pastaj ka ardhur Policia atje. E kemi çuar te spitali i Traumës. Pjesën e shpatullës deri te kofsha. Komplet pjesën e brinjëve. S’kam pasur probleme fare. Krejt inatin e ka pasur me nusen, me nusen teme”, ka thënë bashkëshorti i të dëmtuarës.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Tentoi të vriste, duke e goditur me automjet nënën e bashkëjetueses, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje.

Read more:Vrau dhe plagosi një polic, momenti kur autori i masakrës në Maliq në mbërrin te Spitali i Traumës

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi C. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, 28-vjeçari ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi C. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Read more:Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide

E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Kronikë

Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

Kronikë

Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)

Tags: #Arrestim #Cuf Behi #jetë #Lezhe #Para #Policia #Shqiponja #tentative vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!
  • Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)
  • Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël
  • ‘Blindohet’ Vlora, qindra forca policie zbarkojnë në zonën e Triportit, pritet protestë kundër TEC-eve lundruese
  • Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me armë zjarri drejt servisit të celularëve, kapet nga policia 3 kilometra larg vendit të ngjarjes
Nga të njëjtat tag-e
  • Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!
  • Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)
  • Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al
  • Analisti ironizon Ramën: Lajm është që Shqipëria shkoi në PE, protesta e ka nxjerrë mbretin lakuriq në sytë e Europës
  • “Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 36 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 18 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 16 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide 10 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

Prej 4 vitesh tashmë, shoferët më të pabindur të rrugës, ata që konsiderohen “bomba të qarkullimit”, dhe që…

• 23 sekonda më parë • 4 min lexim
Kronikë

Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)

KAMËZ – Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me armë zjarri që një 18-vjeçar kreu mbrëmjen e…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies 2098 bimë…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by