Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës në Shqipëri”, Këlliçi: Skandaloze! Arkitektët ndërkombëtarë janë shndërruar në patronazhistë të Ramës
Politikë

“‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës në Shqipëri”, Këlliçi: Skandaloze! Arkitektët ndërkombëtarë janë shndërruar në patronazhistë të Ramës

• 27 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj arkitektëve të përfshirë në projektet e lidhura me qeverinë shqiptare dhe dokumentin “Albanian Files”, duke i cilësuar qëndrimet e tyre si të njëanshme politikisht. Sipas Këlliçit, disa arkitektë ndërkombëtarë që kanë punuar në Shqipëri janë “shndërruar në patronazhistë”, duke pretenduar se në shkrimet dhe analizat e tyre mbajnë qëndrime pro qeverisë dhe kritike ndaj opozitës.

Ai ka deklaruar se këto studio arkitekture, përfshirë edhe ato të përmendura prej tij, në disa raste i paraqesin demokratët si “ish-komunistë”, çka sipas tij është e papranueshme dhe e manipuluar.

Read more:LIVE- Dita e 27 e tubimit kundër kryeministrit, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Këlliçi ka akuzuar gjithashtu se projektet publike në Shqipëri shoqërohen me klientelizëm dhe mungesë transparence, duke pretenduar se fituesit e kontratave janë të lidhur me qeverinë.

Read more:PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE-së: Bardhi dorëzon kërkesën për 20 shqetësimet e ngritura nga PE

“Ne në parlament do të ngremë zërin dhe do të kërkojmë llogari se si janë dhënë këto projekte dhe pse miqtë e kryeministrit rezultojnë gjithmonë fitues”, është shprehur ai. Deputeti demokrat ka kërkuar hetim dhe transparencë të plotë mbi kontratat dhe bashkëpunimet e qeverisë me studio të huaja arkitekture, duke i cilësuar këto marrëdhënie si klienteliste.

Read more:“Shiu do t’i lajë mëkatet tona, ty Ramë s’ka stuhi që të merr përsipër!”/ Pankartat që spikatën në ditën e 25 të protestës: Kryeministër, në emër të popullit je i pushuar!

REAGIMI
SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
Arkitektët e Edi Ramës me të cilët ai ka projektuar ndarjen e plaçkës në Shqipëri, qenkan shndërruar papritur të gjithë në patronazhistë!!!
Ata në shënimet e shkrimet e tyre, pjesë e “Albanian Files”, sulmojnë pareshtur PD dhe thurin lëvdata për PS dhe Kryeministrin Rama. Dhe në nivel lokal madje.
Kjo studio që ka lëshuar rrënjë në Korçë dhe ka bërë atje ç’ka dashur, i cilëson demokratët dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, si forca ish komuniste në Shqipëri! Po po, e pabesueshme por e vërtetë!!! Projektet korruptive apo uria për të fituar para publike në vendin më të varfër të Europës, mesa duket i paska “detyruar” këto studio të shndërrohen ne organizata patronazhimi të PS, duke e manipuluar me qëllim historinë.
Domethënë mjafton që Edi Rama të të japë një projekt dhe befas ai nuk është më i biri i Kristaqit, Anëtar i Presidiumit Popullor e firmëtar i varjes në litar të poetit Havzi Nela në 1988. Nuk ekziston më Kongresi i X i PPSH (qershor 1991) në të cilin forca politike më gjakatare në Europë, e cila izoloi Shqipërinë për 5 dekada, thjeshtë ndërroi emrin në PSSH, që sot njihet si organizatë kriminale, e cila ka në burg me dhjetra e dhjetra zyrtarë, ministra, deputetë, kryetarë bashkie e drejtorë administrate, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.
E pikërisht këto studio, paratë që fitojnë në Shqipëri i marin nga zyrtarët e ish Partisë së Punës, mesa duket bashkë me sloganin e devizën e gatshme se “fajin e ka Saliu” apo “opozita është problemi”!
Të kalosh nga shijet personale, në shpifje publike, e ta kesh kurajon ta shkruash këtë në një libër, është shumë e papranueshme! Aq më tepër për një studio gjasme ndërkombëtare arkitekture si Bolles and Wilson.
Këto qëndrime nuk janë të rastësishme!
Më herët, arkitekti holandez de Graaf kërkonte që në Shqipëri të mos mbaheshin zgjedhje fare, të shpallej mbret ose president i përjetshëm, punëdhënësi i tij Edi Rama.
Këto janë të gjitha lobime të paguara mirë nga taksat e shqiptarëve, e popullit më të varfër e të vjedhur të Europës.
Këto kontrata e këto klientelizma të Edi Ramës meritojnë një transparencë dhe hetim të plotë.
Ne në parlament do të ngremë zërin e do të kërkojmë llogari. Si i kanë marrë këto punë, si janë afruar, dhe pse miqtë e Edi Ramës janë gjithnjë fitues?!…

Read more:U arrestuan si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Ervis Martinajn, Gjykata e Posaçme dënon anëtarët e bandës, burg edhe për Florenc Çapian

Lexo edhe
Politikë

“Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!

Politikë

Murataj: Dorëheqja e Ramës, “efekt domino” edhe për Berishën. Fryma e protestës është mbarëkombëtare!

Tags: #Burg #Demokratët #Edi Rama #Europë #korrupsion #opozita #Organizata #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!
  • Murataj: Dorëheqja e Ramës, “efekt domino” edhe për Berishën. Fryma e protestës është mbarëkombëtare!
  • “Mos i lini arkitektët të udhëheqin ëndrrat tuaja”/ Mesazhi i Auron Tares për librin e Edi Ramës “Albanian Files”: Kur pushteti kërkon të ‘pushtojë’ kujtesën dhe të arrijë pavdeksinë
  • Protesta/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike!
  • “Thirrja e përbashkët, dorëheqja e Ramës. E di dhe ai vetë që e ka tepruar!”, Ben Andoni: Një protestë e tillë s’ka ndodhur në 35 vite. Ndryshimi është urgjent, duhet të vijë me çdo kusht!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!
  • Murataj: Dorëheqja e Ramës, “efekt domino” edhe për Berishën. Fryma e protestës është mbarëkombëtare!
  • Protesta/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike!
  • Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)
  • Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 36 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 17 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 16 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqipëria, kryelajm botëror”! Ish-zv/ministrja e PS ‘rrëzon’ Ramën: Protesta solli atë që qeveria s’e arriti me miliona euro lobime dhe propagandë 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!

Analisti Ben Andoni, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe frymën e protestave në vend, shprehet se ky reagim…

• 9 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

Murataj: Dorëheqja e Ramës, “efekt domino” edhe për Berishën. Fryma e protestës është mbarëkombëtare!

Analisti Erion Murataj ka deklaruar se kërkesa kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, e cila…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Mos i lini arkitektët të udhëheqin ëndrrat tuaja”/ Mesazhi i Auron Tares për librin e Edi Ramës “Albanian Files”: Kur pushteti kërkon të ‘pushtojë’ kujtesën dhe të arrijë pavdeksinë

Auron Tare sjell një reflektim mbi librin “The Albanian File”, duke e lidhur atë me një kujtim personal…

• 25 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by