Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!
Kronikë

Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

• 27 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 4 vitesh tashmë, shoferët më të pabindur të rrugës, ata që konsiderohen “bomba të qarkullimit”, dhe që thyejnë më së shumti rregullat dhe rrjedhimisht humbasin patentën, nuk e kanë aspak të lehtë për ta rifituar. Me ndryshimet e Kodit Rrugor të qershorit 2022 dhe hyrjen e sistemit të pikëzimit të patentave, për këtë kategori shoferësh, për të rimarrë të drejtën e drejtimit të mjetit duhet sërish rikthimi në autoshkollë nga e para.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 4 vite, qershor 2022 deri në qershor 2026, kërkesën për të rimarrë sërish patentën që e humbën pas mbarimit në total të 20 pikëve, e bënë 3,402 persona përmes regjistrimit në autoshkolla. Ky është vetëm numri i regjistrimeve, pasi një pjesë e madhe e atyre që e kanë humbur përfundimisht patentën, nuk rikthehen për arsye të ndryshme.

Megjithatë, të rikthehesh në autoshkollë, pasi ke qenë disa vite shofer, nuk është dhe aq e thjeshtë. Vetëm 470 persona kanë mundur ta marrin sërish patentën, thënë ndryshe 13.8%. Në fakt ky është synimi i ligjit, që “bombat e rrugës” ta kenë sa më të vështirë për t’iu rikthyer timonit dhe të rrezikojnë të tjerët. Në provimin e fundit të dhënë në DPSHTRR, morën pjesë 43 të riregjistruar, por vetëm 7 prej tyre u ripajisën me patentë.

Read more:FOTOLAJM/ “Shqipëria nuk shitet!”, “Rama n’burg, Berisha e Balluku n’burg”, mesazhet pikante nga protesta e djeshme

Pse është kaq e vështirë të rimerret patenta?

Nëse ata që duan të marrin patentë për herë të parë kanë disa lëshime, nga dhënia e testimit teorik për 5 herë në 6 muaj, apo tolerimi me 4 gabime, nga 40 pyetje në total, e njëjta gjë nuk ndodh kur tenton të rimarrësh patentën pasi ke humbur pikët. Fillimisht duhet të regjistrohesh në autoshkollë, të bësh pagesat, të mbyllësh kursin teorik dhe të paraqitesh për provim, te cilin ke vetëm 1 mundësi për ta marrë dhe jo 5 herë.

Read more:Nis falja edhe e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës thirrje bizneseve që janë debitorë të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve

Nëse në këtë mundësi të vetme bën qoftë edhe një gabim, nuk kualifikohesh. Testimi i kësaj kategorie bëhet një herë në muaj, i monitoruar nga kamerat. E nëse do sërish të luftosh për të marrë patentën duhet të rikthehesh sërish në autoshkollë në të njëjtin cikël, me pagesa nga fillimi. Pra, synimi është që problematikëve të rrugës, t’iu nxihet jeta për t’u bërë sërish shoferë.

Si hiqet patenta sipas Kodit Rrugor?

Një person i pajisur me patentë, ka në dispozicion 20 pikë, të cilat me kalimin e kohës mund të zbriten nëse kryen shkelje rrugore. Aktualisht, shkelja më e rëndë ku patenta hiqet është kur shoferi i dehur me më shumë 1.5 g/l. Edhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt në ashpërim më të madh, sapo ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të botohen në fletoren zyrtare. Të dehurit në timon që janë ripërsëritës në vlerën 0.5 g/l, u hiqet përgjithmonë patenta, pa asnjë të drejtë rimarrje të saj.

Read more:Gjirokastër/ Aksident në kthesën e Viroit, mikrobuzi me turistë përplaset me ‘Audin’

Në kushte të tjera, kur shoferi ka kryer aksident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, i hiqen 15 pikë, duke ngelur vetëm me 5. Në vijim, mjafton të mos i ndalosh policisë kur ata ta bëjnë me shenjë, që të hiqen edhe ato 5 të mbetura, duke ngelur me zero pikë. Në këtë rast mundësia e vetme është rikthimi në autoshkollë me rregullat strikte të rimarrjes.

Shkelje të tjera që u heqin pikë të konsiderueshme nga patenta janë edhe shoferët e droguar, 10 pikë herën e parë, shoqëruar me pezullim dhe 15 pikë nëse ripërsëritet brenda vitit. Megjithatë, shoferët e droguar nuk janë më thjesht subjekt të Kodit Rrugor, pasi referuar Kodit Penal, arrestohen dhe çdo masë tjetër është plotësuese.

Lexo edhe
Kronikë

Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)

Kronikë

Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Tags: #Aksident #bankat #leje drejtimi #Pagesa #Para #patenta #pikezimi #qarkullimi rrugor #shofere

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)
  • Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)
  • Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël
  • ‘Blindohet’ Vlora, qindra forca policie zbarkojnë në zonën e Triportit, pritet protestë kundër TEC-eve lundruese
  • Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me armë zjarri drejt servisit të celularëve, kapet nga policia 3 kilometra larg vendit të ngjarjes
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!
  • “‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës në Shqipëri”, Këlliçi: Skandaloze! Arkitektët ndërkombëtarë janë shndërruar në patronazhistë të Ramës
  • Murataj: Dorëheqja e Ramës, “efekt domino” edhe për Berishën. Fryma e protestës është mbarëkombëtare!
  • Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)
  • FOTOLAJM/ “Shqipëria nuk shitet!”, “Rama n’burg, Berisha e Balluku n’burg”, mesazhet pikante nga protesta e djeshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 36 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 18 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 16 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide 10 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sulmi ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhen detaje: 18-vjeçari qëlloi 2 herë me kallash! U konfliktua me pronarin për telefonin e lënë për rregullim (EMRI)

KAMËZ – Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me armë zjarri që një 18-vjeçar kreu mbrëmjen e…

• 51 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tëntoi të shtypte me automjet nënën e bashkëjetueses së tij, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Një 28-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e Policisë, pasi tentoi të vriste duke goditur me automjet…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies 2098 bimë…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by