Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!
Kronikë

Pikëzimi i patentës/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit! 3,402 u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës!

• 27 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 4 vitesh tashmë, shoferët më të pabindur të rrugës, ata që konsiderohen “bomba të qarkullimit”, dhe që thyejnë më së shumti rregullat dhe rrjedhimisht humbasin patentën, nuk e kanë aspak të lehtë për ta rifituar. Me ndryshimet e Kodit Rrugor të qershorit 2022 dhe hyrjen e sistemit të pikëzimit të patentave, për këtë kategori shoferësh, për të rimarrë të drejtën e drejtimit të mjetit duhet sërish rikthimi në autoshkollë nga e para.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 4 vite, qershor 2022 deri në qershor 2026, kërkesën për të rimarrë sërish patentën që e humbën pas mbarimit në total të 20 pikëve, e bënë 3,402 persona përmes regjistrimit në autoshkolla. Ky është vetëm numri i regjistrimeve, pasi një pjesë e madhe e atyre që e kanë humbur përfundimisht patentën, nuk rikthehen për arsye të ndryshme.

Megjithatë, të rikthehesh në autoshkollë, pasi ke qenë disa vite shofer, nuk është dhe aq e thjeshtë. Vetëm 470 persona kanë mundur ta marrin sërish patentën, thënë ndryshe 13.8%. Në fakt ky është synimi i ligjit, që “bombat e rrugës” ta kenë sa më të vështirë për t’iu rikthyer timonit dhe të rrezikojnë të tjerët. Në provimin e fundit të dhënë në DPSHTRR, morën pjesë 43 të riregjistruar, por vetëm 7 prej tyre u ripajisën me patentë.

Read more:FOTOLAJM/ “Shqipëria nuk shitet!”, “Rama n’burg, Berisha e Balluku n’burg”, mesazhet pikante nga protesta e djeshme

Pse është kaq e vështirë të rimerret patenta?

Nëse ata që duan të marrin patentë për herë të parë kanë disa lëshime, nga dhënia e testimit teorik për 5 herë në 6 muaj, apo tolerimi me 4 gabime, nga 40 pyetje në total, e njëjta gjë nuk ndodh kur tenton të rimarrësh patentën pasi ke humbur pikët. Fillimisht duhet të regjistrohesh në autoshkollë, të bësh pagesat, të mbyllësh kursin teorik dhe të paraqitesh për provim, te cilin ke vetëm 1 mundësi për ta marrë dhe jo 5 herë.

Read more:Nis falja edhe e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës thirrje bizneseve që janë debitorë të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve

Nëse në këtë mundësi të vetme bën qoftë edhe një gabim, nuk kualifikohesh. Testimi i kësaj kategorie bëhet një herë në muaj, i monitoruar nga kamerat. E nëse do sërish të luftosh për të marrë patentën duhet të rikthehesh sërish në autoshkollë në të njëjtin cikël, me pagesa nga fillimi. Pra, synimi është që problematikëve të rrugës, t’iu nxihet jeta për t’u bërë sërish shoferë.

Si hiqet patenta sipas Kodit Rrugor?

Një person i pajisur me patentë, ka në dispozicion 20 pikë, të cilat me kalimin e kohës mund të zbriten nëse kryen shkelje rrugore. Aktualisht, shkelja më e rëndë ku patenta hiqet është kur shoferi i dehur me më shumë 1.5 g/l. Edhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt në ashpërim më të madh, sapo ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të botohen në fletoren zyrtare. Të dehurit në timon që janë ripërsëritës në vlerën 0.5 g/l, u hiqet përgjithmonë patenta, pa asnjë të drejtë rimarrje të saj.

Read more:Gjirokastër/ Aksident në kthesën e Viroit, mikrobuzi me turistë përplaset me ‘Audin’

Në kushte të tjera, kur shoferi ka kryer aksident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, i hiqen 15 pikë, duke ngelur vetëm me 5. Në vijim, mjafton të mos i ndalosh policisë kur ata ta bëjnë me shenjë, që të hiqen edhe ato 5 të mbetura, duke ngelur me zero pikë. Në këtë rast mundësia e vetme është rikthimi në autoshkollë me rregullat strikte të rimarrjes.

Shkelje të tjera që u heqin pikë të konsiderueshme nga patenta janë edhe shoferët e droguar, 10 pikë herën e parë, shoqëruar me pezullim dhe 15 pikë nëse ripërsëritet brenda vitit. Megjithatë, shoferët e droguar nuk janë më thjesht subjekt të Kodit Rrugor, pasi referuar Kodit Penal, arrestohen dhe çdo masë tjetër është plotësuese.

Lexo edhe
Kronikë

300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Kronikë

Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Tags: #Aksident #bankat #leje drejtimi #Pagesa #Para #patenta #pikezimi #qarkullimi rrugor #shofere

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Nuk po arrinin të ktheheshin në breg nga lodhja, Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në Pogradec
  • Vlorë/ Konflikt mes dy shitësve të biletave në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Transmeton realitetin”/ Protestuesi: Falënderoj përulësisht News 24
  • Dorëheqja e Ramës e panegociueshme! 4 orë revoltë/ Mbyllet dita e 78-të e protestave kundër klasës politike, diaspora mbushi sheshet dhe rrugët e kryeqytetit
  • “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet e protestës së 78/ Mijëra qytetarë në shesh nisin marshimin me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
  • “Njerëzit afër Ramës i kanë premtuar se do të na shpërndajnë para shtatorit”/ Aktivisti: Qëllimi ynë është largimi i tij, nuk do të largohemi pa e rrëzuar këtë klasë të inkriminuar
  • “Gonxhja ka një faqe me etiketime për protestuesit”/ Qytetari: Të hetohet për patentat që iu dha fëmjëve kundrejt korrupsionit. Rama dhe Berisha kanë rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 11 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 10 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për konkurrim, për 300 vende për të rinj dhe të reja në…

• 13 minuta më parë • 15 min lexim
Kronikë

Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në fshatin Zall, Fushë-Krujë në derën e banesës së të…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin ‘Orange’ në…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by