Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Nga motori i ushtrisë gjermane tek dhoma e hetuesisë komuniste’, Adrian Sinani rrëfen si ndërtoi muzeun personal në Durrës
Sociale

‘Nga motori i ushtrisë gjermane tek dhoma e hetuesisë komuniste’, Adrian Sinani rrëfen si ndërtoi muzeun personal në Durrës

• 27 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRES– Pas shumë vitesh emigracion në Shtetet e Bashkuara, Adrian Sinani është kthyer në qytetin e tij të lindjes për të realizuar një projekt që e kishte menduar prej kohësh. Specialisti i muzeumeve ka ngritur në Lagjen 14 të Durrësit muzeun “Vitet e Fundit të Komunizmit”, rezultat i nje pune tre vjecare, ne grumbullimin e relikeve. Muzeu është tashmë i hapur dhe synon t’u ofrojë vizitorëve një rrugëtim në disa nga periudhat më të rëndësishme të historise.

Nis me Monarkisë, vijon me Luftën Nacionalçlirimtare, instalimin e diktaturës komuniste dhe rrëzimin e saj në fillim të viteve ’90. Çdo pavion pasqyron atmosferën dhe ngjarjet e kohës përmes objekteve autentike.

“Për tre vite kam kërkuar në Shqipëri, Itali, Zvicër dhe vende të tjera për të mbledhur këto relike”, tregon ai për Report TV.

Read more:Kadastra nis legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, parashikohet trajtimi i 500 objekteve

Mes relikeve të ekspozuara ndodhen armë të Luftës së Dytë Botërore, një motorçikletë gjermane, një biçikletë bersalierësh italianë, uniforma ushtarake, shaptilografë, makina shkrimi dhe dhjetëra objekte të tjera që hedhin dritë mbi periudhën e luftës dhe vitet që pasuan.

“Motorçikletën gjermane e kam gjetur në një fshat, të hedhur pranë një gardhi. Biçikletën e kam gjetur në Zvicër”, tha më tej.

Read more:“Më keq se në diktaturë! Smart City duhej të menaxhohej nga bashkitë”, Berisha: Rama i tmerruar! Përgjon protestat masive me kamera robotike

Një pavion i veçantë i kushtohet periudhës së diktaturës komuniste. Aty është rikrijuar një dhomë hetuesie, ku zhvilloheshin seancat e marrjes në pyetje të kundërshtarëve të regjimit, ndërsa ekspozohen edhe materiale të tjera të asaj kohe.

Për Adrian Sinanin, muzeu nuk është vetëm një koleksion objektesh, por një mënyrë për të ruajtur kujtesën historike dhe për t’ua përcjellë brezave të rinj. Pas tre vitesh kërkimesh dhe restaurimi të relikeve të mbledhura në Shqipëri dhe jashtë saj, muzeu ka hapur dyert për vizitorët shqiptarë dhe të huaj, duke shtuar një tjetër destinacion kulturor në Durrës.

Lexo edhe
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Tags: #Adrian Sinani #Armë #Durres #Gardhi #itali #koleksionist #Muze #Projekt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
  • Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 6 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës

Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin