Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.
Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme eja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.
Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.
Read more:Sot seanca e radhës në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk paraqitet, mungon edhe avokati Ndreca
Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.




