Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama ka shpopulluar vendin nga të rinjtë”/ Tedi Blushi në PE: Integrimi i pamundur pa shtet ligjor, pandëshkueshmëria është kthyer në sistem
Politikë

“Rama ka shpopulluar vendin nga të rinjtë”/ Tedi Blushi në PE: Integrimi i pamundur pa shtet ligjor, pandëshkueshmëria është kthyer në sistem

• 29 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi takime në Parlamentin Europian me Kryetarin e Delegacionit, Marco Tarquinio, si dhe raporterin për Shtetin Ligjor, Konstantinos Arvanitis.
Gjatë takimeve, Blushi paraqiti një panoramë kritike të situatës në Shqipëri, duke deklaruar se, sipas tij, vendi po përballet me pasoja “dramatike” të keqqeverisjes dhe një proces të thellë shpopullimi, veçanërisht nga të rinjtë.

Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe kriminalizim të shtetit, duke pretenduar se këto fenomene kanë dëmtuar rëndë institucionet dhe integrimin europian të vendit.

Blushi u shpreh gjithashtu se, rritja e numrit të arrestimeve nuk ka sjellë ulje të korrupsionit, por përkundrazi ka tregues të rritjes së pandëshkueshmërisë dhe dobësimit të shtetit ligjor. Ai përmendi edhe raportet ndërkombëtare të Transparency International, duke pretenduar një përkeqësim të renditjes së Shqipërisë.

Në deklarimet e tij, ai ngriti shqetësime edhe për përdorimin politik të drejtësisë dhe për gjendjen e lirisë së medias dhe shprehjes në vend.

Read more:Shqiptarët në protestë kërkojnë largimin e Ramës dhe arrestimin e Ballukut/ Bardhi thirrje SPAK: T’i kërkojë menjëherë Kuvendit heqjen e imunitetit, ish-zv/kryeministrja të dalë para drejtësisë

Blushi akuzoi gjithashtu qeverinë për keqpërdorim të fondeve publike dhe ndihmave europiane, përfshirë programin IPARD, duke theksuar se kjo ka ndikuar negativisht në sektorin bujqësor.
Sipas tij, Shqipëria po përjeton një regres në disa fusha kyçe dhe integrimi në Bashkimin Europian nuk mund të realizohet pa forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai përmendi gjithashtu çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, duke pretenduar se ndalimi i tij nuk është i bazuar në prova, një deklaratë që e krahasoi me raste historike të njohura në Europë.

“Pasojat dramatike të keqqeverisjes së Edi Ramës kanë shpopulluar vendin nga të rinjtë.

Korrupsioni dhe kriminalizimi i shtetit kanë shpopulluar Shqipërinë si asnjë vend tjetër në rajon.

Read more:“Rama direkt i implikuar, mjaftojnë dëshmitë”/ Këlliçi: “Albanian Files” zbulon gjurmët e një korrupsioni monstruoz, SPAK të hetojë!

Kjo është arsyeja pse të rinjtë sot janë ngritur në protesta masive për largimin e panegociueshëm të Edi Ramës.

Korrupsioni ka shkatërruar shtetin ligjor. Reforma në drejtësi dështoi të luftojë korrupsionin. Tregues është raporti i Transparency International që e rendit Shqipërinë 11 vende më poshtë se një vit më parë.

Progresivisht, me rritjen e numrit të arrestimeve është rritur edhe korrupsioni. Pandëshkueshmëria është kthyer në sistem.

Read more:Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE

Drejtësia e re po përdoret politikisht. Presidenti Meta është mbajtur prej 2 vitesh në paraburgim, një skenë që të kujtonte rrëmbimin e Aldo Moros.

Meta ndodhet në paraburgim pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal kundër tij.

Nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Evropian pa një shtet të së drejtës dhe pa respektimin e Konventës Evropiane”, tha Blushi.

Lexo edhe
Politikë

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës

Politikë

Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin

Tags: #Bashkimin evropian #Edi Rama #Europë #Ilir Meta #Integrimi #korrupsion #Meta #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • Balla, Mazniku, Kushi dhe Vengu kapen duke luajtur bixhoz në Strasburg, Shehaj publikon pamjet: Të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët (VIDEO)
  • 4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat
  • “Ndërkombëtarët, të mbështesin shqiptarët”, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Shqipëria s’është në shitje, qeveria Rama ka humbur besimin e qytetarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
  • 4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat
  • Balla, Mazniku, Kushi dhe Vengu kapen duke luajtur bixhoz në Strasburg, Shehaj publikon pamjet: Të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 29 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama po provokon, do ta çojë popullin në përplasje”/ Protestuesi: Balluku rrezikon 36 vite burg, do të thotë se ka bërë krim të rëndë! Të largohen 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndalimin e tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në…

• 42 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin

Ndërsa Shqipëria prej më shumë se një muaji është përfshirë nga protesta kundër një projekti imobiliar të lidhur…

• 42 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Balla, Mazniku, Kushi dhe Vengu kapen duke luajtur bixhoz në Strasburg, Shehaj publikon pamjet: Të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët (VIDEO)

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ku delegacioni qeveritar…

• 42 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by