Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët në protestë kërkojnë largimin e Ramës dhe arrestimin e Ballukut/ Bardhi thirrje SPAK: T’i kërkojë menjëherë Kuvendit heqjen e imunitetit, ish-zv/kryeministrja të dalë para drejtësisë
Politikë

Shqiptarët në protestë kërkojnë largimin e Ramës dhe arrestimin e Ballukut/ Bardhi thirrje SPAK: T’i kërkojë menjëherë Kuvendit heqjen e imunitetit, ish-zv/kryeministrja të dalë para drejtësisë

• 29 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 13
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që t’i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku dhe autorizimin për arrestimin e saj, duke argumentuar se pozita e saj penale është rënduar me dyshime të reja për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Në një konferencë për shtyp, Bardhi deklaroi se SPAK ndodhet përballë një “testi vendimtar të besueshmërisë”, duke kërkuar që institucioni të zbatojë të njëjtin standard që, sipas tij, përdori në dhjetor 2025 kur kërkoi arrestimin e Ballukut pas shtimit të akuzave ndaj saj.

Sipas Bardhit, njoftimi publik i SPAK-ut i 4 qershorit 2026, ku bëhej e ditur sekuestrimi i një vile në Dhërmi dhe dyshimet se ajo ishte përfituar si ryshfet e më pas fshehur përmes kontratave fiktive, e rëndon më tej pozitën penale të ish-zëvendëskryeministres.

Deputeti demokrat ngriti pikëpyetje edhe mbi faktin se, sipas tij, ndërtuesi që dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e kësaj pasurie është i njëjti që ka ndërtuar edhe vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Read more:“Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme

Bardhi akuzoi SPAK-un për zbatim të standardeve të dyfishta, duke pyetur pse, pas rëndimit të pozitës penale të Ballukut me dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, ende nuk i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Ai shtroi gjithashtu pyetjen nëse ka pasur ndërhyrje politike për të vonuar një kërkesë të tillë, ndërsa theksoi se, sipas tij, çdo ditë pa një veprim nga SPAK dëmton besimin te drejtësia.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Read more:“Kjo ka vjedhur paratë tona!”/ Qytetari në protestë me pankartën e Ballukut: Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës! Rinia e tregoi dje sa e vendosur ishte

Që prej 4 qershorit 2026, Prokuroria e Posaçme ndodhet përballë një testi vendimtar të besueshmërisë së saj në çështjen Balluku: a do t’i drejtohet pa vonesa të tjera Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, apo do të vazhdojë të zbatojë standarde të dyfishta, duke i dhënë kohë Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për manovra të tjera politike?

Testi është vendimtar, sepse pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar, sipas vetë njoftimit publik të 4 qershor-it me dyshimet për dy vepra të reja penale: korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme informoi se kishte zbuluar dhe kishte vënë në sekuestro vilën e fshehur të Belinda Ballukut në një nga resortet luksoze në Dhërmi, për të cilën dyshon se ishte përfituar si ryshfet dhe më pas ishte fshehur përmes kontratave fiktive.

Si për ironi, ndërtuesi që, sipas SPAK-ut, ka ndihmuar Belinda Ballukun të fshehë këtë pasuri është i njëjti që ka ndërtuar edhe vilën superluksoze të Edi Ramës në Surrel. Kjo ngre pyetje të tjera, të cilave do t’u vijë radha më vonë. Sot, le të ndalemi te korrupsioni, pastrimi i parave nga Belinda Balluku dhe standardi i dyfishtë i SPAK-ut.

Read more:“Çështja e shekullit mblidhet në 15 faqe”/ Seancë në GJKKO ndaj Metës dhe Kryemadhit, Cakrani kërkon papërdorshmërinë e akteve: Provat u morën në paligjshmëri

Pse standard i dyfishtë?

Sepse në dhjetor, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut duke u mbështetur në një standard që sot nuk po e zbaton më: kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.

Në dhjetor, pasi pozita penale e ish-zëvendëskryeministres u rëndua me 11 episode të reja të abuzimit me tenderat, SPAK e ashpërsoi kërkesën për masën e sigurimit, duke kaluar nga ndalimi i daljes jashtë shtetit te kërkesa për arrest. Gjashtë muaj më parë, drejtuesi i SPAK-ut e argumentoi këtë kërkesë para Kuvendit me fjalët: “Rëndimi i pozitës penale shton rrezikun dhe dikton nevojën për një masë sigurimi më të rëndë.”

Të gjithë e mbajmë mend argumentin me të cilin Edi Rama kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese: “Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion.” Pikërisht mbi këtë argument mazhoranca refuzoi t’i jepte SPAK-ut autorizimin për arrestimin e saj.

Read more:Operacion i madh në Stamboll – 29 të arrestuar për manipulim të tenderëve publikë, "bashkëpunëtorë" të Imamoglut

Sot, vetë SPAK u ka thënë shqiptarëve se Belinda Balluku dyshohet edhe për korrupsion, edhe për pastrim parash. Atëherë, çfarë ka ndryshuar? Argumenti i Edi Ramës ka rënë dhe mazhoranca nuk mund të fshihet më pas tij. SPAK nuk mund të ketë një standard në dhjetor dhe një standard tjetër në qershor. Kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit.
Prandaj, Prokuroria e Posaçme u detyrohet shqiptarëve disa përgjigje.

1. Pse, tani që vetë SPAK ka bërë publik rëndimin e pozitës penale të Belinda Ballukut me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, nuk i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj?
2. Kush po e pengon Prokurorinë e Posaçme të zbatojë ligjin, kur ligji dikton se, me rëndimin e pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit, pikërisht standardi që vetë SPAK vendosi në dhjetor?
3. A ka ndërhyrë Edi Rama te drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme për të shtyrë, të paktën deri në shtator, zbatimin e ligjit dhe të të njëjtit standard në çështjen Balluku?

Standardet e dyfishta në sjelljen e Prokurorisë nuk e rrisin besimin te drejtësia, por e rrënojnë atë. Përpara ligjit duhet të jemi të gjithë njësoj. Ligji duhet të ketë të njëjtin efekt në çdo kohë. Është e papranueshme që ligji të sjellë një reagim të Prokurorisë në dhjetor 2025 dhe një reagim tjetër në qershor 2026. Ligji është i njëjti si në dhjetor 2025, ashtu edhe në qershor 2026, ndërsa sjellja e Prokurorisë së Posaçme jo. Ajo po ndryshon në varësi të humorit të Kryeministrit dhe kjo nuk është drejtësi, por trajtim politik dhe preferencial.

Read more:Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi – Ide

Prokuroria e Posaçme ka vetëm një mënyrë për ta kaluar testin e besueshmërisë në çështjen Balluku: të mos bëjë politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit, të mos bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike, por të zbatojë ligjin.

Për këtë, SPAK nuk ka më nevojë për deklarata. Ka nevojë vetëm për një akt: t’i drejtohet, pa vonesa të tjera, Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Çdo ditë që kalon pa iu drejtuar Kuvendit është një ditë e keqe për drejtësinë dhe për Shqipërinë.

Lexo edhe
Politikë

Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!

Politikë

“Nëna më vdiq në spital, mjekët donin lekë!”/ Qytetarja nga protesta: Të bllokojmë rrugët dhe tunelet, kjo qeveri po merr jetë njerëzish

Tags: #belinda balluku #Edi Rama #gazment bardhi #korrupsion #Para #Pastrim #Pastrim parash

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!
  • “Nëna më vdiq në spital, mjekët donin lekë!”/ Qytetarja nga protesta: Të bllokojmë rrugët dhe tunelet, kjo qeveri po merr jetë njerëzish
  • Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetari: Shpopullimi i shqiptarëve është pjesë e një skenari më të gjerë! Mesazhi im për kryebashkiakun e Pukës që dogji pyjet
  • Sot dita e 93 e revoltës! Protestuesi nga Suedia i bashkohet protestës: Do të qëndroj deri në fund, shqiptarët duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes
  • “Shtatzëna nga Pogradeci, viktimë e korrupsionit”, profesor Susaj: Në këtë shesh do të festojmë shumë shpejt rënien e qeverisë. Akademikët dhe studentët t’i bashkohen protestës!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nëna më vdiq në spital, mjekët donin lekë!”/ Qytetarja nga protesta: Të bllokojmë rrugët dhe tunelet, kjo qeveri po merr jetë njerëzish
  • Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!
  • Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetari: Shpopullimi i shqiptarëve është pjesë e një skenari më të gjerë! Mesazhi im për kryebashkiakun e Pukës që dogji pyjet
  • “Shtatzëna nga Pogradeci, viktimë e korrupsionit”, profesor Susaj: Në këtë shesh do të festojmë shumë shpejt rënien e qeverisë. Akademikët dhe studentët t’i bashkohen protestës!
  • “Rama ciao!”/ Nis protesta e 93 ditë, qytetarët para Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 31 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 14 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 5 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!

Gjatë protestës së 93-të para Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar dhe protestave kundër…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nëna më vdiq në spital, mjekët donin lekë!”/ Qytetarja nga protesta: Të bllokojmë rrugët dhe tunelet, kjo qeveri po merr jetë njerëzish

Një qytetare, e pranishme në protestën e 93-të para Kryeministrisë, u bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht të rinjve, që…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetari: Shpopullimi i shqiptarëve është pjesë e një skenari më të gjerë! Mesazhi im për kryebashkiakun e Pukës që dogji pyjet

Një qytetar, gjatë protestës së 93-të para Kryeministrisë, ka mbajtur një fjalim me tone të forta, duke u…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by