Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme
Politikë

“Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme

• 25 Qershor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në kryeqytet dhe me kërkesat e qytetarëve, duke sjellë një përplasje të ashpër politike në Konferencën e Kryetarëve.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi nga Konferenca e Kryetarëve se Parlamenti është shkëputur nga realiteti dhe nuk mund të funksionojë normalisht ndërsa, sipas saj, përballë institucionit ndodhet një protestë e gjatë qytetare me kërkesa konkrete për ndryshim politik dhe largim të qeverisë. Ajo theksoi gjithashtu se zëri i protestës ka arritur deri në institucionet europiane, duke u reflektuar edhe në raportet e fundit të Parlamentit Europian, të cilat sipas saj trajtojnë çështje të zgjedhjeve dhe korrupsionit në Shqipëri.

Read more:Bardhi dhe Tabaku takohen me përfaqësues të partisë ‘Forza Italia’ në Romë: Integrimi në BE kërkon reforma të thella

Në të njëjtën linjë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shmang debatin parlamentar mbi raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Ai deklaroi se qeveria ndryshon qëndrim sipas interesit dhe se nuk pranon diskutimin pasi, sipas tij, dokumenti përmban kritika të forta ndaj saj.

Read more:PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE-së: Bardhi dorëzon kërkesën për 20 shqetësimet e ngritura nga PE

Bardhi u shpreh se raporti ngre shqetësime për korrupsionin, ligje klienteliste dhe lirinë e medias, duke shtuar se Kuvendi ka detyrimin të zhvillojë debat të plotë për këto çështje nëse integrimi europian trajtohet seriozisht. Gjatë diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të mazhorancës, duke thënë se opozita nuk synon të përfaqësojë protestën, por të përcjellë shqetësimet e qytetarëve. Ai akuzoi për sulme ndaj protestuesve dhe theksoi se, sipas tij, edhe përfaqësues të Parlamentit Europian kanë ngritur shqetësime për situatën në vend, ndërsa mazhoranca, siç u shpreh ai, po shmang çdo debat për këto çështje në Kuvend.

DEBATI
Jorida Tabaku:
Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete. Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin. Ka diskutuar për imu…

Read more:Elbasan/ Nga fjalimi në Kuvend te hapat si shkrimtare, 13-vjeçarja Ambra Alimeta promovon librin e dytë

Gazment Bardhi:Ju kemi tmerr nga debati per Raportin e PE. Ju nxin ne çdo fjali. Taulant Balla vjen këtu dhe thotë të pavërteta. Është ai që në seancë ka thënë se mund të zhvillojmë një mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë edhe pa u miratuar më parë atje. Tani që raporti është miratuar, thotë se nuk mund të zhvillohet. Ju doni ta shmangni debatin mbi këtë raport, sepse ai ju nxin. Ndryshe nga sa përpiqeni ta paraqisni ju. Nëse është ashtu siç keni thënë, një medalje për qeverinë, hajde ta diskutojmë. Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë. Gjeni paragrafin që ju vlerëson. Keni dy javë që na keni lodhur veshët duke folur për një rezolutë historike që, sipas jush, vërteton sukseset e mëdha të qeverisë. Atëherë pse fshiheni? Apo e vërteta është një tjetër? Kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund. Ajo flet për ligje korruptive. Ju tërheq vëmendjen për mbrojtjen politike që i bëtë korrupsionit të Belinda Ballukut. Ju kritikon ashpër sa i përket ligjeve me porosi dhe ligjeve klienteliste. Ngre alarmin për lirinë e medias.

Read more:Ministri Gogu takon studentët e Juridikut në Shkodër: Reforma hyn në fazën ku qytetari duhet ta ndiejë drejtësinë

Ju nuk mund ta mohoni këtë debat parlamentar. Keni qenë vetë ju, e përsëris, që në seancë keni thënë se debati parlamentar do të zhvillohet pasi raporti të miratohet në Parlamentin Europian. Kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë. Nëse ky Kuvend nuk e ka thjesht propagandë integrimin europian, atëherë e ka detyrë të zhvillojë këtë debat. Ne nuk kemi pretenduar dhe as nuk synojmë të bëhemi zëdhënës të protestës. Ne dëgjojmë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre. Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët.
Këtë po bëjmë ne, dëgjojmë zërin e tyre dhe përdorim çdo instrument që kemi në dorë për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre. A e kuptoni se në çfarë absurditeti jeni? Njëzet deputetë të Parlamentit Europian flasin për protestën në Shqipëri, ndërsa askush nga ju nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë. Por ju nuk keni kohë për këtë, sepse jeni duke përgjuar pas vrimës së çelësit për të sulmuar protestuesit.

Read more:Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij përmes protestave/ Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE

Lexo edhe
Politikë

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 milionë euro për t’i shkatërruar. Gjendja sot skandaloze, FSHZH të mbajë përgjegjësi

Politikë

“Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi”/ 26 ditë revoltë! Bujar Asqeriu në mbështetje të protestës: Këtë vend e udhëheqin hajdutët

Tags: #Detyrë #gazment bardhi #Integrimi #integrimi europian #Jorida Tabaku #kuvend #Makinat #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 milionë euro për t’i shkatërruar. Gjendja sot skandaloze, FSHZH të mbajë përgjegjësi
  • “Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi”/ 26 ditë revoltë! Bujar Asqeriu në mbështetje të protestës: Këtë vend e udhëheqin hajdutët
  • Revolta masive! Demokratët Europianë ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton një rinovim demokratik, jo një marrëveshje mes elitave të lodhura
  • “Biznesi po humbet besimin tek institucionet”/ Luan Baçi për raporton e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Aktakuzë ndaj keqqeverisjes që po shkatërron ekonominë
  • “Edhe hajdut edhe arrogant”/ Sot protesta e 26-të, qytetarët kërkojnë dorëheqje të pa negociueshme të Edi Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • 25 ditë protestë, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës nga Goxhaj! Një grup protestuesish mblidhen për të kaluar natën para kryeministrisë
  • Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare
  • Protestat masive/ “Shqiptar, mos rri po duku!”, Shpend Gashi flet për procedimin: Autogol i Ramës. Reagimi i opozitës i hodhi benzinë zjarrit!
  • “Rama fyen qytetarët”, reagon Gazment Bardhi: “F*ck you” është thelbi i mënyrës se si kryeministri e ushtron pushtetin
  • Elbasan/ Nga fjalimi në Kuvend te hapat si shkrimtare, 13-vjeçarja Ambra Alimeta promovon librin e dytë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 24 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 22 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 18 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 16 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 milionë euro për t’i shkatërruar. Gjendja sot skandaloze, FSHZH të mbajë përgjegjësi

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi”/ 26 ditë revoltë! Bujar Asqeriu në mbështetje të protestës: Këtë vend e udhëheqin hajdutët

Prej 26 ditëve vijon revolta qytetare, ku sheshi para Kryeministrisë mbushet plot me qytetarë të cilët kërkojnë që…

• 34 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Revolta masive! Demokratët Europianë ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton një rinovim demokratik, jo një marrëveshje mes elitave të lodhura

Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar sërish për protestën që po mbahet prej 25 ditësh në Tiranë.…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by