Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi – Ide
Editoriale

Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi – Ide

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Berisha-Gonzato, pse i duhet dhënë fund një keqkuptimi

Kreu i PD është bërë sërish, me vullnetin e tij të plotë pjesë e një polemike me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, duke nxitur në mënyrë automatike reagimin e ashpër të Brukselit. Në stilin e tij proverbial, Berisha e ka konsideruar Gonzaton, si një lobist të Ramës pranë komisionit Evropian duke iu referuar qëndrimeve të tij për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Në këtë përplasje të re ka dy gjëra që vërehen prej së largu. E para është këmbëngulja e Berishës për ta tepruar në çdo rast, duke shkuar me fjalor dhe etiketime përtej asaj që konfirmojnë faktet. E dyta-, as për këtë nuk ka dyshime-, ajo se ambasadori i BE, në skenën e brendëshme lexohet më shumë si një diplomat që mban anë.

Berisha sulmon Gonzaton: Sillet sikur të ishte ambasador i Ramës

Atëherë, për sytë e një vëzhguesi të zakonshëm lind pyetja: nga pjesa e kujt peshon e drejta, në këtë përplasje paradoksale, ku duket se sejcili është në punën e tij?

Read more:Shqipëria një hap më pranë BE, ekspertët e integrimit: Procesi ka kosto, brenda 2027-ës duhen vendosur standardet evropiane

Për të dhënë një përgjigje duhet njohur konteksti i asaj që po ndodh. Eshtë e qartë se Silvio Gonzato e ka relativizuar me sa ka mundur ngecjen e procesit për mbylljen e kapitujve të Shqipërisë në negociata me BE-së. Ai ka adaptuar një gjuhë të përafërt me atë të qeverisë shqiptare, ndryshe nga opozita që flet për bllokim, veto, apo kushte të disa shteteve. Ai nuk ka folur kurrë për rastin Balluku si një element kyç të pengimit të vendit në këtë rrugëtim.

Por thënë të gjitha këto, roli i tij duhet kuptuar. Ky diplomat italian, nuk është përfaqësues i atyre nëntë vendeve që parashtruan vërejtje dhe paqartësi për miratimin e raportit IBAR, që i hap udhën mbylljes së kapitujve. Ai mbron qëndrimin e Komisionit, pra qeverisë së BE-së, e cila, pasi ka thënë se Shqipëria është OK me plotësimin e kritereve, tani është në fazën që do ti mbushë mendjen dhe vendeve anëtare për këtë gjë. Misioni i tyre është që Shqipëria të mbërrijë në BE, prandaj ata në publik i japin prioritet arritjeve dhe jo pengesave.

Negociatat, Gonzato: Nuk mendoj se mund të flasim për bllokim

Read more:Alarm për Ebolën në Kongo, CDC Afrika: Mund të jetë shpërthimi më i keq ndonjëherë

Pra, në qëndrimet, gjuhën, formulimet e ambasadorit nuk shquhet e vërteta e plotë, por linja që i përcjellin eprorët e tij. Pikërisht për këtë punë ai u mor në mbrojtje edhe nga qendra në Bruksel edhe nga homologët e tij në Tiranë, që e dinë se si funksionon kjo gjë. Të gjithë së bashku ata janë të ndërgjegjshëm se roli i ambasadorit nuk është ai i arbitrit që flet në emër të së drejtës absolute, por në të kundërt, zëdhënësi i njërës prej palëve të përfshira në këtë negocaiatë.

Prandaj këtu qëndron dhe paradoksi. Berisha që e sulmon e gjykon me metrin ekzigjent të atij që pretendon se publikut i duhet kumtuar e vërteta e plotë. Ata që e mbrojnë, e zhveshin Gonzaton nga ky rol duke e justifikuar si përfaqësuesin e njërës prej palëve, në këtë rast Komisionit Evropian, dhe jo psh qëndrimeve të Gjermanisë apo Holandës.

Shpjegimi i kësaj fabule pak të komplikuar për një lexues indiferent, na shërben në fakt për të dekriptuar të gjitha keqkuptimet që kanë lindur jo vetëm me Gonzaton, por edhe me paraardhës të tij si Soreka apo Vlahutin. Të tilla kanë njohur në 3 dekada, duke u bërë traget të sulmeve të demokratëve apo socialistëve edhe homologët e tyre amerikanë që nga i pari Rajerson e deri tek e fundit Juri Kim.

Read more:Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

Natyrisht mes tyre ka dhe nga ata i japin prioritet preferencave personale, apo që bien preh e interesave okulte, por kjo nuk është e vërtetë për shumicën e diplomatëve të cilëve u ka rënë rruga nga anët tona. Problemi nuk janë ata, problemi jemi ne.

Me inercinë kompleksive të një vendi të dalë nga diktatura komuniste, që besoi se e vërteta dhe e drejta gjendej në sistemin e pagabueshëm të demokracive perendimore, ne i veshëm përfaqësuesve të tyre këtu tek ne aureolën e arbitrave të së vërtetës. Pa zbritur shumë në kohë dhe pa dhënë shembuj ekstrem se si i atribuam këtë lloj pushteti moral edhe ndonjë drejtues qesharak të zyrës së OSBE-së, le të majftohemi me disa raste të fundit. A nuk qe Edi Rama që, kur pa përjashtim të gjithë e dinin se Shqipëria qe mbushur me kanabis, thoshte në parlament alibinë: “po të qe kështu a nuk do flisnin ambasadorët e SHBA dhe BE-së”? Dhe ata flisnin duke pohuar me gojën e tyre se lufta kundër drogës qe një histori suksesi.

Po pak më para në kohë. A nuk e trumbetonte propaganda berishise si një pastrim madhor për liderin e saj, epitetin e ambasadorit amerikan “burrë shteti”, fiks pak ditë pasi para zyrës së tij ishin vrarë katër protestues?

Read more:Ambasadori i OSBE, Michel Tarran për reformën zgjedhore dhe territoriale: Po japim vazhdimisht rekomandime, sistemet t’i zgjedhë vetë Shqipëria

Eshtë pikërisht ky kompleks, inercia për ti marrë ambasadorët e huaj si njerëzit që vendosin se nga qëndron e drejta në debatin tonë të brendshëm, si arbitra të pa anshëm të një të vërtete absolute, që zbulon keqkuptimin tonë, si djathtas si majtjas, kundrejt tyre.

Kryesisht pre e këtij keqkuptimi është edhe “sherri” Berisha- Gonzato, ku i pari kërkon që tjetri të thotë të vërtetën e plotë, ndërsa i dyti përzgjedh të kumtojë vetëm atë pjesë që do prej saj.

E në këtë rast, ky nuk është veçse një episod i përsëritur i një historie keqkuptimesh që ka precedentë të mëhershëm edhe kur Rama ka qenë në opozitë (2005-20113) edhe kur Berisha qëndronte përballë pushtetit të Fatos Nanos (1997-2005).

Read more:Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide

Për ti dhënë fund asaj, për të mos pasur më skena të ngjashme me kritikat që lideri i opozitës i bën ambasadorit të BE-së, rruga më e mirë nuk është zbulimi i mëkateve sekrete të tipave si Gonzato. Ajo kalon nga një tjetër mendësi dhe tjetër proces.

Berisha vë në shënjestër ambasadorin e BE Gonzato dhe Marta Kos

Ne duhet ti rrëzojmë personazhe të tillë nga piedestali i arbitrave moralë. Ne duhet ti zhveshim ata nga përgjegjësia e supozuar për ti thënë publikut atë që është më e drejta. Ne duhet ti shohim si ambasadorë që mbrojnë interesa dhe versione të caktuara, në periudha të caktuara. Ne duhet ti ridimensonojmë ata në sytë tanë. Ne duhet ti zbresim në vendin që u takon, duke i bërë atyre dhe vetes një nder: që duke mos i vlërësuar kaq shumë, do arrijmë ti shajmë dhe më pak.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Populli dhe banda me uniformë – Blog

Editoriale

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog

Tags: #Bruksel #Edi Rama #Kanabis #opozita #OSBE #Para #Pastrim
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Populli dhe banda me uniformë – Blog

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i shkëputur…

• 14 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale 16 Tetor, 14:59

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Editoriale

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Dhuna që ka përfshirë rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk është produkt as i agjenturave të huaja, as…

• 3 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin