Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Po të largohesh nga përvoja e menaxhimit të pushtetit, mund të humbasësh veten”/ Eurodeputetja thirrje Ramës: Respekto protestën!
Politikë

“Po të largohesh nga përvoja e menaxhimit të pushtetit, mund të humbasësh veten”/ Eurodeputetja thirrje Ramës: Respekto protestën!

• 30 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë qytetarët dhe të respektojë protestat, duke theksuar se dialogu është detyrë e çdo politikani përballë një mobilizimi të gjerë qytetar.

Në një intervistë për News24, Guarda u pyet se cili duhet të jetë reagimi i kryeministrit dhe i qeverisë ndaj protestave dhe nëse ishte njohur me deklaratat e deritanishme të Ramës.

Read more:LIVE- “Hiqni kapelet”/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë të gjitha hyrjet e Parlamentit

“Kam parë disa video për reagimin e tij dhe, siç shoh, më duhet të them se do të doja të shihja një politikan që, edhe nëse është dikush që konteston diçka, të jetë i gatshëm, të jetë i hapur për dialog. Mendoj se mbase, po të largohesh nga përvoja e menaxhimit të pushtetit, mund të humbasësh veten. Unë mendoj se kur njerëzit kërkojnë me ngulm që të dëgjohen, atëherë është shumë e rëndësishme të bëjmë një hap prapa dhe të zbresim e të bisedojmë drejtpërdrejt me njerëzit, duke respektuar protestën e tyre dhe duke respektuar rolin e saj”, tha ajo.

Read more:“Shqipëria kërkon revolucion”/ Kuvendi në seancë plenare, prej 2 orësh qytetarët protestë para Parlamentit: Jepni dorëheqjen

Duke folur për mesazhin që do të përcjellë në Parlamentin Europian pas vizitës në Shqipëri, eurodeputetja tha se shqiptarët janë të gatshëm për Evropën, por presin rezultate konkrete në jetën e përditshme.

Read more:“Rama do të ikë! Lumi popullor do i pastrojë pisllëqet”/ Arsimtari në protestë: Kryeministri, krimineli i betonizimit! Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e tij

“Se ka njerëz shqiptarë që janë gati të jenë evropianë, por ata duan të shohin rezultate, sepse të qenit evropian nuk është vetëm një rezultat në letër. Ne duhet të garantojmë që qeveria të vazhdojë të punojë për të garantuar ndryshime praktike në jetën shqiptare. Jo vetëm në anën mjedisore, kjo është vërtet e rëndësishme sepse është e ardhmja e fëmijëve tanë, por edhe në kujdesin shëndetësor, në arsim, në mundësitë e punësimit këtu, në cilësinë e jetës. Kështu që ata të mos ndihen të përjashtuar nga progresi dhe nga hapi përpara i këtij vendi, sepse vendi është bërë nga njerëzit dhe këta njerëz duhet të jenë në qendër të idesë dhe qëllimeve tona të mirëqenies”, u shpreh Guarda.

Lexo edhe
Politikë

Konflikti mes 2 biznesmenëve në Radhimë/ Rama: Toka që u bë shkak për sherrin do të shpronësohet, e kthejmë në ullishte

Politikë

“Njerëzit kanë marrë zemër”/ Paralajmëron aktivistja: Të bllokohen institucionet, të zhvillohen aksione

Tags: #Detyrë #E ardhmja #Edi Rama #jetë #qeveria #rama #shqiperi #shqiptaret #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Konflikti mes 2 biznesmenëve në Radhimë/ Rama: Toka që u bë shkak për sherrin do të shpronësohet, e kthejmë në ullishte
  • “Njerëzit kanë marrë zemër”/ Paralajmëron aktivistja: Të bllokohen institucionet, të zhvillohen aksione
  • ““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?
  • “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin
  • “Po na dënojnë”/ Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!
Nga të njëjtat tag-e
  • Konflikti mes 2 biznesmenëve në Radhimë/ Rama: Toka që u bë shkak për sherrin do të shpronësohet, e kthejmë në ullishte
  • Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte (VIDEO)
  • Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë
  • “Njerëzit kanë marrë zemër”/ Paralajmëron aktivistja: Të bllokohen institucionet, të zhvillohen aksione
  • ““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 13 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Konflikti mes 2 biznesmenëve në Radhimë/ Rama: Toka që u bë shkak për sherrin do të shpronësohet, e kthejmë në ullishte

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një video-mesazh, pasditen e kësaj të premte, duke reaguar për herë të…

• 6 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Njerëzit kanë marrë zemër”/ Paralajmëron aktivistja: Të bllokohen institucionet, të zhvillohen aksione

Aktivistja Arilda Lleshi, e ftuar në News 24 komentoi protestën masive qytetare, që po arrin në ditën e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

““BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar”/ Ish-ministrja e PS kritika qeverisë: Po institucionet që duhet të zgjidhin hallet e qytetarëve, ku janë?

Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar lidhur me mënyrën sesi qeveria po trajton problematikat e përditshme…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by