Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë
Ekonomi

Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngritja e platformës Price Watch Albania, sipas qeverisë, pritet të garantojë transparencë dhe të frenojë rritjen e pajustifikueshme të çmimeve për disa produkte të shportës dhe detergjentë.

Por që kjo formë monitorimi të sjellë më pas edhe ulje të çmimeve për produktet e shportës, kërkon kohë dhe bashkëpunim.

“Që të shihet qartë një rezultat në reduktimin e çmimeve, duhet një kohë e gjatë që kjo politikë të aplikohet. Ashtu siç duhet edhe një akordim me një sërë institucionesh, si: Tatimet, Autoriteti i Konkurrencës dhe inspektoratet që merren me produktet ushqimore, si AKU-ja”, u shpreh Igli Tola-ekspert ekonomie.

Read more:Qeveria nis monitorimin e çmimeve të produkteve bazë me ‘Price Watch Albania’, Ibrahimaj: Do t’i gjurmojmë nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve (VIDEO)

Ndërkohë që qeveria jonë kërkoi një vit kohë për të garantuar transparencën për konsumatorët, shteti grek ka përparuar më tej. Prej ditësh, qytetarët e tij mund të blejnë 1,600 produkte ushqimore dhe mjete shkollore 5–30% më lirë.

“Përshëndetje! Jam në një nga supermarketet më të mëdha të Greqisë. Tani do t’ju tregoj çmimet para uljes që ka bërë shteti dhe sa janë bërë tani. Vaji kushtonte 6,10 euro dhe tani kushton 5,54 euro”, u shpreh Klarti Dervishi-emigrant shqiptar në Greqi.

Për ekspertin e ekonomisë, Igli Tola, në kohë krize vendimet e qeverisë shqiptare janë gjithnjë të vonuara dhe joefektive.

Read more:Shisnin veshje dhe çanta luksoze të kontrabanduara, vihen nën hetim 9 administratorët e 8 subjekteve në Tiranë

“Vendi ynë është ndër vendet e fundit për sa i përket të qenit aktiv në këtë drejtim dhe këtë e kemi parë jo vetëm në krizën aktuale, por edhe në fillimin e luftës Rusi–Ukrainë, që pati një periudhë të zgjeruar inflacioniste. Qeveria u mjaftua vetëm me ngritjen e bordeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë, por pa qenë aktive në subvencionimin e konsumit apo në reduktimin e një sërë taksash për ato produkte që janë imediate për konsum”, u shpreh Tola.

Kurse në Greqi, ushqimet më të lira kanë shkaktuar radhë të gjata në dyert e supermarketeve.

Read more:Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet në kompaninë SORI-AL

“Përshëndetje! I gjithë supermarketi ka ulje dhe prandaj është mbushur me kaq shumë njerëz. Ja, në këtë raft kemi salcën e domates. Çmimi më parë ka qenë 1,43 euro, ndërsa tani është 0,84 euro. Po të shikoni, makaronat pa ulje kushtonin 1,46 euro, ndërsa me ulje kanë shkuar në 0,99 euro. Toni kushtonte 8 euro, ndërsa me ulje është 5,50 euro. Gjalpi ka kushtuar 2,92 euro, ndërsa tani ka shkuar në 2,18 euro”, tha Olsi, emigrant shqiptar në Greqi.

Konfliktet në Lindjen e Mesme, që pasuan me ndryshimin e çmimit të karburanteve, më pas sollën edhe shtrenjtimin e produkteve të shportës.

Lexo edhe
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Tags: #aku #euro #greqi #Para #Price Watch Albania #Produkte #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

Gjatë tri ditëve të protestave, një numër i konsiderueshëm biznesesh u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që mbrojtja…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin