Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme
Politikë

Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

• 4 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se “PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se “raporti u miratua me unanimitet të plotë në asamblenë politike të PPE dhe se ky raport është pasqyra më besnike e paraqitur ndonjëherë në historinë e këtij vendi kushtuar realitetit aktual shqiptar”.

Sali Berisha: Java që lamë pas ishte një javë zhvillimesh intensive. Për PD-në kjo javë filloi me miratimin e raportit të misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Evropiane që erdhi në datat 26-27 shkurt të këtij viti, i përbërë nga 27 anëtarë, përfaqësues të forcave politike kryesore të anëtarësuara në PPE, i kryesuar nga sekretarja e përgjithshme e PPE. Ajo çka mund t’u them unë ju se raporti i miratua me unanimitet të plotë në asamblenë politike të PPE dhe se ky raport është pasqyra më besnike e paraqitur ndonjëherë në historinë e këtij vendi kushtuar realitetit aktual shqiptar.

Nga alfa tek omega, ky raport paraqet Shqipërinë një shtet të kapur nga krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me nivelet më të larta të qeverisë. Të kapur nga oligarkët që diktojnë çdo gjë. Të kapur nga kartelet e drogës dhe droga. Raporti paraqet rrënimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. U referohet raporteve më prestigjioze ndërkombëtare të OSBE/ODIHR dhe institutit V-Dem.

Read more:Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë

Ndalet në shndërrimin e procesit zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore nga përdorimi i të gjitha resurseve shtetërore dhe administrative nga partia shtet.

Pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Rrjetet terroriste politike të patronazhistëve. Raporti ndalet gjerësisht jo vetëm në zhdukjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe partisë në pushtet, por dhe zhdukjen e linjës dhe krijimin e fushës krejtësisht të pabarabartë në të gjithë veprimtaritë e tregut, prokurimet publike, koncesionet.

Read more:33 ditë revoltë! Mijëra qytetarë marshojnë drejt Komisariatit Nr.3! Qytetarët thirrje kundër bluve: Polici e krimit!

Pra një shtet i kapur në të gjitha anët. Raporti denoncon dëmin e tmerrshëm të narkoeurove në qeverinë shqiptare, pra de fakto narkoshtetin shqiptar dhe e paraqet atë si një raport madhor sigurie për Evropën.

Në raport, një vend të veçantë zënë bllokimi i luftës kundër korrupsionit nga Edi Rama në rastin e Belinda Ballukut, e cila citohet me emër si famëzezë për veprat e saj.

Read more:Guvernatori i shtetit Sinaloa të Meksikës jep dorëheqjen, disa ditë pasi u padit në SHBA për akuza për trafik droge

Dhe po kështu drejtoresha e AKSHI-t dhe Linda e AKSHI-t. Të gjitha pasqyrohen si qëndrime antiligjore, antikushtetuese të Edi Ramës. Cilido që lexon atë raport konstaton se PPE denoncon me të madhe shtypjen e pluralizmit politik, mohimin e të drejtave elementare kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Aty numërohen të gjitha dhunimet që i janë bërë PD-së, bllokimi i komisioneve hetimore për Edi Ramën, refuzimi i interpelancave nga Edi Rama, refuzimi i mocioneve me debat në kundërshtim me Kushtetutën dhe denoncohet gjithashtu moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dëshmi kjo e kapjes së të gjitha pushteteve nga një dorë. Por ky raport dhe rezoluta e këtij raporti kanë një risi tjetër shumë të rëndësishme.

Read more:“Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore”/ Kreu i SPAK te ‘Ligjet’: 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim gjatë vitit 2025

Ato kërkojnë dhe mbështesin krijimin e një qeverie teknike apo kujdestare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pasi PPE bindet se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për PD, por edhe për shqiptarët.

Lexo edhe
Politikë

Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Politikë

Nga hallva për të “40-at e vdekjes së frikës te shqiptarët”, te ironia me koncertin e Kanye West, mesazhet pikante nga revolta e qytetarëve

Tags: #AKSHI #Edi Rama #Krimi #Krimi i organizuar #Kryesore #OSBE #Pasqyra #prokurimet publike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë
  • Nga hallva për të “40-at e vdekjes së frikës te shqiptarët”, te ironia me koncertin e Kanye West, mesazhet pikante nga revolta e qytetarëve
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • LIVE- Protesta e 40-të kundër qeverisë/ “Parlament i krimit”, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jep dorëheqjen
  • FOTO+VIDEO/ Revolta kundër Ramës, ‘panda’ shfaqet me mesazh simbolik në protestë: Larg duart nga e ardhmja
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • FOTOLAJM/ Protesta kundër kryeministrit! “40 ditë Tirana digjet Rama krihet”, mesazhet e qytetarëve nëpërmjet pankartave: Arrestoni Belindën
  • “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
  • “Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë për…

• 18 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Nga hallva për të “40-at e vdekjes së frikës te shqiptarët”, te ironia me koncertin e Kanye West, mesazhet pikante nga revolta e qytetarëve

Goditëse ishin pankartat me mesazhet e tyre kundër qeverisë. Moment pikant ishte kur protestuesit shkuan në protestën para…

• 48 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!

Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, i është drejtuar me një video-mesazh publik këngëtarit Kanye West, duke i…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by