Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shqiptarët të tradhtuar dhe braktisur nga qeveria”/ Çfarë deklaronte Rama në 2013, protestuesit sot denoncojnë të njëjtën situatë (VIDEO)
Politikë

“Shqiptarët të tradhtuar dhe braktisur nga qeveria”/ Çfarë deklaronte Rama në 2013, protestuesit sot denoncojnë të njëjtën situatë (VIDEO)

• 7 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X

Prej 38 ditësh, protestat masive në Tiranë kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama vijojnë të mbajnë të mbushur sheshin përballë Kryeministrisë.

Rama ka reaguar disa herë ndaj protestuesve, duke i cilësuar ata si të “blerë” apo të “mashtruar”, ndërsa ka tentuar të minimizojë ndikimin e lëvizjes qytetare.

Megjithatë, pakënaqësia e qytetarëve pas 13 vitesh qeverisje socialiste duket se ka sjellë një mobilizim të vazhdueshëm, me protesta të përditshme që vijojnë prej më shumë se një muaji.

Por, ndërsa sot Rama përballet me akuzat e protestuesve për keqqeverisje, vëmendja rikthehet te deklaratat e tij 13 vite më parë, kur Partia Socialiste kërkonte të vinte në pushtet dhe kritikonte qeverinë e atëhershme demokratike.

Në një nga fjalimet e tij gjatë asaj periudhe, Rama shprehej se shqiptarët ishin të braktisur nga qeveria dhe përballeshin me vështirësi ekonomike e sociale.

“Shqiptarët janë prej kohësh të tradhtuar nga qeveria e tyre. Çdo vit e më të papunë, më të pafuqishëm përballë çmimeve që rriten çdo ditë, pa shërbime publike sipas nevojës, por vetëm sipas xhepit. Pa shtet që t’i mbrojë e pa drejtësi që të garantojë liritë dhe të drejtat e tyre”, deklaronte Rama në atë kohë.

Ai akuzonte qeverinë e atëhershme se nuk arrinte të garantonte siguri dhe mirëqenie për qytetarët.

“Kjo qeveri nuk siguron dot më jetën e qytetarëve, asnjë liri e të drejtë nuk garanton. Luan çdo ditë me jetët e qytetarëve dhe e ka braktisur qytetarin në mes të rrugës”, shprehej Rama.

Deklaratat e dikurshme të kryeministrit janë rikthyer në vëmendje pasi shumë prej problemeve që ai denonconte atëherë vijojnë të jenë aktuale edhe sot.

Sot, shumë qytetarë ankohen për rritjen e kostos së jetesës, çmimet e larta dhe vështirësitë ekonomike, ndërsa një pjesë e tyre shprehen se ndihen të distancuar nga institucionet dhe të pambështetur nga shërbimet publike.

Protestuesit pretendojnë se realiteti i përditshëm i qytetarëve është larg imazhit të paraqitur nga propaganda qeveritare, duke e bërë të fortë përplasjen mes deklaratave të dikurshme të opozitës dhe kritikave që sot drejtohen ndaj qeverisë Rama.

Lexo edhe
Politikë

“Reforma e 2014 vetëm për hartën elektorale. PD bëri gabim fatal”/ Atird Hoxha: Duhet të kthejmë Bashkinë e Orikumit, ajo e Vlorës nuk ka investuar asgjë edhe pse japin 10 milionë euro taksa

Politikë

“Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Reforma e 2014 vetëm për hartën elektorale. PD bëri gabim fatal”/ Atird Hoxha: Duhet të kthejmë Bashkinë e Orikumit, ajo e Vlorës nuk ka investuar asgjë edhe pse japin 10 milionë euro taksa
  • “Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit
  • Protestë në Orikum/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë
  • Ju erdhi fundi”!/ Qytetarët në marshim, mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
  • “Shkriu” për herë të dytë IMT-në e Himarës/ Tavo: Kam kërkuar inspektorë nga IKMT-ja, e pamundur të mbulojmë territorin. Lejimi i ndërtimit të 5-katëshit i patolerueshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 34 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Reforma e 2014 vetëm për hartën elektorale. PD bëri gabim fatal”/ Atird Hoxha: Duhet të kthejmë Bashkinë e Orikumit, ajo e Vlorës nuk ka investuar asgjë edhe pse japin 10 milionë euro taksa

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Vlorës Atird Hoxha ka dalë në mbështetje të banorëve të Orikumit për…

• 28 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje…

• 58 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Protestë në Orikum/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë

Në Orikum po zhvillohet një protestë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashkisë, siç…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by