Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Hita: U mundësojnë efektivëve të ndërhyjnë më shpejt në raste emergjente
Kronikë

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Hita: U mundësojnë efektivëve të ndërhyjnë më shpejt në raste emergjente

• 7 Korrik, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se 23 motoçikletat e reja të vëna në dispozicion të Policisë Rrugore dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” do të rrisin kapacitetet operacionale të Policisë së Shtetit dhe do të përmirësojnë reagimin në terren.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të mjeteve, Hita tha se investimi, i financuar nga fondet e krijuara nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga aktiviteti kriminal, ka një simbolikë të veçantë, pasi, sipas tij, pasuritë e përfituara nga krimi po kthehen në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, motoçikletat do t’i mundësojnë efektivëve të ndërhyjnë më shpejt në raste emergjente, të parandalojnë ngjarje kriminale dhe të ushtrojnë kontroll më efektiv në territor, veçanërisht në kushtet e fluksit të lartë të qarkullimit.

Read more:Nderohet efektivi që u përcoll në banesën e fundit/ Hita i dorëzon familjarëve të tij certifikatën e ‘Dëshmorit të Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë

Fjala e plotë:

Sot nuk jemi mbledhur thjesht për një aktivitet ceremonial apo për të prezantuar logjistikën e radhës, por për të prezantuar një investim me simbolikë të fortë dhe efektivitet të lartë në terren, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit.

Blerja e 23 motomjeteve me fondet e përfituara nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, me origjinë nga veprimtari kriminale, do t’i shërbejë Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore për ta përmbushur edhe më mirë detyrën e tyre të përditshme.

Në një realitet ku ritmi i ngjarjeve dhe fluksi i lartë i qarkullimit rrugor kërkojnë ndërhyrje brenda sekondash, mjetet e shpejta dhe të manovrueshme janë një domosdoshmëri operacionale. Ato na japin mundësinë të fitojmë kohë, të jemi më pranë qytetarit në çdo emergjencë, të parandalojmë ngjarjet kriminale në kohë dhe të garantojmë kontroll të plotë mbi territorin.

Read more:Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës, investim prej 6.4 milionë eurosh! Gogu: Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata

Ky investim dëshmon mbështetjen e palëkundur të Qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Policinë e Shtetit. Kjo mbështetje po përkthehet çdo ditë në projekte konkrete dhe të prekshme, duke rritur kapacitetet tona logjistike dhe operacionale në mbrojtje të ligjit.

Shpreh mirënjohjen time për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke theksuar se bashkëpunimi ynë është modeli më i mirë i një fronti të përbashkët kundër paligjshmërisë.

Vetëm për periudhën 2024–2026, përmes kësaj agjencie janë mundësuar financime me vlerë rreth 4.7 milionë euro. Këto nuk janë thjesht shifra, por investime jetike në pajisje dhe në infrastrukturën tonë kritike.

Read more:Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, policia çmonton grupin kriminal me 20 anëtarë! 14 në burg, 1 në arrest shtëpie, 5 në kërkim

Përmes këtyre fondeve kemi fuqizuar Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme Operacionale dhe kemi rritur sigurinë në kufi me sistemet e-Gate në Durrës dhe Sarandë.

Kemi investuar në automjete, si dhe në mjete e softuerë të teknologjisë së fundit për luftën kundër krimit kibernetik, ndërsa jemi në proces të blerjes së pajisjeve të specializuara “shihedhëse”.

Ky është mesazhi më i qartë i vendosmërisë sonë: ajo që dikur u është marrë qytetarëve me paligjshmëri, sot u kthehet atyre në formën e sigurisë, rendit dhe mbrojtjes së jetës. Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi i organizuar po kthehen në instrumente të fuqishme në duart e ligjit, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa kërcënoi Gjeneral Qirjazin: Firmose privatizimin me urgjencë se ma kërkojnë, ndryshe do kesh masë (VIDEO)

Të nderuar kolegë në të gjithë vendin!

Uniforma dhe misioni ynë lartësohen nga besimi i qytetarëve, si edhe nga angazhimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj në terren.

Dua t’ju shoh në çdo rrugë e në çdo lagje, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë në çdo cep të vendit dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve, në shërbim dhe në ndihmë të tyre.

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe këto motomjete janë një ndihmë e vyer për shërbimet në terren. Megjithatë, ndihma më e madhe dhe garancia e vërtetë e suksesit tonë mbeten integriteti, profesionalizmi dhe përkushtimi juaj në kryerjen e detyrës. Ndaj, përmbusheni këtë mision të shenjtë me përgjegjësi të lartë.

Read more:“20 milionë euro për zjarret”, ministri Demo: Janë gati edhe 10 milionë të tjera për transportin publik

Në mbyllje, dua t’u drejtohem qytetarëve që besojnë te rregulli dhe ligji.

Mbështetja dhe besimi juaj janë busulla jonë e orientimit, sepse çdo rezultat që arrijmë është fryt i këtij bashkëpunimi. Ju siguroj se çdo përpjekje dhe çdo sakrificë e punonjësve të Policisë së Shtetit ka dhe do të ketë gjithmonë vetëm një qëllim: shërbimin ndaj jush dhe Atdheut.

Lexo edhe
Kronikë

Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim (VIDEO)

Kronikë

Kërcënoi me pistoletë 50-vjeçarin me dy djemtë, arrestohet i riu në Kurbin (EMRI)

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Automjete #Durres #euro #Investim #Investime #policia e shtetit #Skënder Hita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim (VIDEO)
  • Kërcënoi me pistoletë 50-vjeçarin me dy djemtë, arrestohet i riu në Kurbin (EMRI)
  • U arratis gjatë operacionit antidrogë në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat e kanabisit me armë
  • Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO)
  • Operacion në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet telefon! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim (VIDEO)
  • “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’
  • “Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara
  • 6 vatra aktive në vend! Vihet nën kontroll zjarri në Gojan të Pukës, 1 helikopter në zonë!
  • Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 17 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës së kaluar. Gjatë këtij harku kohor, janë vendosur 11…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kërcënoi me pistoletë 50-vjeçarin me dy djemtë, arrestohet i riu në Kurbin (EMRI)

Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi kanosi me pistoletë një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë. Autori…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

U arratis gjatë operacionit antidrogë në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat e kanabisit me armë

PUKË– Policia ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin Klevis Lleshi, i cili vetëm 2 ditë më parë arriti të…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by