Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”/ Ramës i “kthehen” edhe socialistët, Meksi: Kuvendi të ushtrojë kontroll për përdorimin e fondit rezervë! Shqiptarët duan transparencë
Politikë

“4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”/ Ramës i “kthehen” edhe socialistët, Meksi: Kuvendi të ushtrojë kontroll për përdorimin e fondit rezervë! Shqiptarët duan transparencë

• 7 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministrja e Financave dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar publikisht pas publikimit të aktit normativ për financimin e koncertit të artistit Kanye West me 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, duke kërkuar transparencë dhe kontroll parlamentar mbi këtë vendimmarrje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meksi thekson se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontroll mbi aktin normativ dhe të verifikojë nëse janë përmbushur kushtet e “nevojës” dhe “urgjencës” për përdorimin e fondit rezervë.

“Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e ‘nevojës’ dhe ‘urgjencës’ për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike”, shprehet ajo.

Read more:Pas ndalimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kanye West dhe Bianca Censori shihen në një dalje të qetë në Los Angeles

Meksi nënvizon se Kuvendi, si institucioni që ushtron kontrollin parlamentar dhe miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, duhet të shqyrtojë nëse në këtë rast janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për përdorimin e fondit rezervë.

Sipas saj, publikimi i aktit normativ e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën ligjore të kësaj vendimmarrjeje dhe arsyet që justifikojnë përdorimin e këtyre fondeve.

“Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike”, thekson ish-ministrja.

Read more:“20 milionë euro për zjarret”, ministri Demo: Janë gati edhe 10 milionë të tjera për transportin publik

Në fund të reagimit, Meksi shprehet se në një shtet të së drejtës çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.

“Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës”, përfundon ajo.

Postimi i plotë:

Lexo edhe
Politikë

Iu bashkua protestave për dorëheqjen e Ramës/ Mesazhi i eurodeputetes Guarda: Politikanët po e vendosin fitimin përpara interesit të qytetarëve. Rruga europiane e Shqipërisë në rrezik nëse cenohen zonat e mbrojtura

Politikë

“Rama po e përdor koncertin e Kanye West si firmë piramidale”/ Aktivisti: 100 milionë eurot dhe vendet e punës që do të na kthehen janë parrulla

Tags: #akti normativ #euro #jetë #Kanye west #Rrjetet sociale #shqiptaret #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Iu bashkua protestave për dorëheqjen e Ramës/ Mesazhi i eurodeputetes Guarda: Politikanët po e vendosin fitimin përpara interesit të qytetarëve. Rruga europiane e Shqipërisë në rrezik nëse cenohen zonat e mbrojtura
  • “Rama po e përdor koncertin e Kanye West si firmë piramidale”/ Aktivisti: 100 milionë eurot dhe vendet e punës që do të na kthehen janë parrulla
  • “Rama ka humbur betejën në PE”/ Aktivisti Murataj: I përplasën në fytyrë mandatin e Ballukut, i thanë mblidh Kuvendin dhe hiq imunitetin
  • “Nuk ishte algoritmi, as forcat armiqësore”, Rama ndryshon qëndrim dhe e pranon: Shqiptarët në protestë prej problemeve të qeverisjes (VIDEO)
  • 4.2 milionë euro për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën kallëzim në SPAK për Ramën. Duhet të përgjigjet penalisht!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama po e përdor koncertin e Kanye West si firmë piramidale”/ Aktivisti: 100 milionë eurot dhe vendet e punës që do të na kthehen janë parrulla
  • IGJEUM paralajmëron: Sot, situata më kritike nga zjarret! 6 qarqet me rrezik më të lartë
  • “Nuk ishte algoritmi, as forcat armiqësore”, Rama ndryshon qëndrim dhe e pranon: Shqiptarët në protestë prej problemeve të qeverisjes (VIDEO)
  • 4.2 milionë euro për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën kallëzim në SPAK për Ramën. Duhet të përgjigjet penalisht!
  • Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 14 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Iu bashkua protestave për dorëheqjen e Ramës/ Mesazhi i eurodeputetes Guarda: Politikanët po e vendosin fitimin përpara interesit të qytetarëve. Rruga europiane e Shqipërisë në rrezik nëse cenohen zonat e mbrojtura

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri ku mori pjesë në protestën antiqeveritare…

• 6 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Rama po e përdor koncertin e Kanye West si firmë piramidale”/ Aktivisti: 100 milionë eurot dhe vendet e punës që do të na kthehen janë parrulla

Aktivisti Erjon Murataj, i ftuar në News 24 tha se kryeministri Edi Rama po e përdor koncerin e…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama ka humbur betejën në PE”/ Aktivisti Murataj: I përplasën në fytyrë mandatin e Ballukut, i thanë mblidh Kuvendin dhe hiq imunitetin

Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë për News 24 deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka humbur betejën…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by