Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”/ Ramës i “kthehen” edhe socialistët, Meksi: Kuvendi të ushtrojë kontroll për përdorimin e fondit rezervë! Shqiptarët duan transparencë
Politikë

“4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”/ Ramës i “kthehen” edhe socialistët, Meksi: Kuvendi të ushtrojë kontroll për përdorimin e fondit rezervë! Shqiptarët duan transparencë

• 7 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministrja e Financave dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar publikisht pas publikimit të aktit normativ për financimin e koncertit të artistit Kanye West me 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, duke kërkuar transparencë dhe kontroll parlamentar mbi këtë vendimmarrje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meksi thekson se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontroll mbi aktin normativ dhe të verifikojë nëse janë përmbushur kushtet e “nevojës” dhe “urgjencës” për përdorimin e fondit rezervë.

“Qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e ‘nevojës’ dhe ‘urgjencës’ për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike”, shprehet ajo.

Read more:Pas ndalimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kanye West dhe Bianca Censori shihen në një dalje të qetë në Los Angeles

Meksi nënvizon se Kuvendi, si institucioni që ushtron kontrollin parlamentar dhe miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, duhet të shqyrtojë nëse në këtë rast janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për përdorimin e fondit rezervë.

Sipas saj, publikimi i aktit normativ e bën edhe më të domosdoshëm një sqarim institucional mbi bazën ligjore të kësaj vendimmarrjeje dhe arsyet që justifikojnë përdorimin e këtyre fondeve.

“Një shqyrtim i plotë, transparent dhe objektiv është thelbësor për të garantuar ligjshmërinë, mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e besimit të qytetarëve në administrimin e fondeve publike”, thekson ish-ministrja.

Read more:“20 milionë euro për zjarret”, ministri Demo: Janë gati edhe 10 milionë të tjera për transportin publik

Në fund të reagimit, Meksi shprehet se në një shtet të së drejtës çdo përdorim i fondeve publike duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por edhe i arsyetuar, proporcional dhe në funksion të interesit publik.

“Vetëm një shqyrtim serioz, transparent dhe të bazuar në Kushtetutë dhe ligj garanton se çdo vendimmarrje që prek fondet publike i shërben interesit të qytetarëve, forcon besimin te institucionet demokratike dhe mbron parimet e shtetit të së drejtës”, përfundon ajo.

Postimi i plotë:

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #akti normativ #euro #jetë #Kanye west #Rrjetet sociale #shqiptaret #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin