Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë
Politikë

“Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë

• 13 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti dhe studenti Martin Myrtollari tha sot nga studio e News24 me Nisida Tufa, se protesta qytetare do të arrijë qëllimin e saj në largimin e qeverisë, pasi pushteti është trembur dhe kapur në befasi. Ai nënvizoi se bashkë me kryeministrin Edi Rama duhet të dorëhiqen edhe deputetët, pasi kjo nuk është protestë vetëm për Zvërnecin, por edhe për kastën e vjetër politike dhe ligjvënësit.

Myrtollari e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen e diasporës në protestën që hyn sot në ditën e 44-t dhe theksoi se ajo nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo pushimeve.

Myrtollari falënderoi edhe News24 për mbulimin e protestës nga dita e parë, ndërsa kërkoi edhe angazhimin e mediave të tjera.

Read more:LIVE- Revolta nuk ndalet, 42 ditë protestë kundër Ramës! Protestuesit nuk kursejnë as Presidentin: Bajram Begaj… (VIDEO)

“Përkrahja e mediave, si e News24, ka rëndësi, nëse ajo bëhet e gjitha krah dhe shkon në rrugën e duhur, atëherë ndryshimi vjen më shpejt. Falenderoj televizionin News24 për përkrahjen e dhënë që nga dita e parë, mendoj se media është me rëndësi për këtë protestë”, tha ai.

Për aktivistin, nuk duhet të dorëhiqet vetëm Edi Rama, por edhe deputetët, integriteti i të cilëve ka rënë, ndërsa në mënyrë simbolike qytetarët i godasin me vezë dhe miell:

Read more:Sheshet plot prej 44 ditësh për largimin e Ramës! Televizioni publik gjerman: Protestuesit denoncojnë korrupsionin! Kërkojnë largimin e qeverisë

“Situata jashtë Parlamentit atë ditë ndodhi për të mbuluar atë që po ndodhte brenda, ku u kalua një ligj për SHISH-in. Por ata nuk po e kuptojnë ende këtë protestë që ka arritur në ditën e 44-t. Shohim çdo ditë mijëra njerëz në shesh me parulla dhe pankarta, jo vetëm për Zvërnecin, por për të shprehur revoltën ndaj politikës shqiptare dhe ndaj atij Parlamenti. Çdo ditë në protestë gjen një arsye për të ardhur në ditën tjetër. Kërkesa kryesore është dorëheqja dhe ajo nuk duhet kërkuar vetëm ndaj kryeministrit, por edhe deputetëve. Simbolika më e bukur ishte dita kur u rrethua Kryeministria. Ne jemi shumë afër fitores dhe për këtë jam i bindur. Edhe simbolika e goditjes së deputetëve me vezë ishte shumë e bukur. Unë mendoj se ata deputetë që qëllohen me vezë duhet të dorëhiqen, sepse është një ulje e integritetit të tyre, ishte simbolikë shumë e bukur”.

Aktivisti deklaroi se shumë ishin përpjekur ta shuanin protestën dhe ta përçanin, por pa sukses, teksa gëzojnë edhe mbështetjen e BE-së.

Read more:“4 mln euro nga fondi rezervë për Kanye West, pensionistët jetojnë me 110 euro” – Media italiane, Il Fatto Quotidiano pasqyron situatën në Shqipëri: Protestat kundër Ramës kanë përfshirë vendin

“U munduan ta shuanin dhe ta ndalnin atë protestë por është e pamundur që në këtë fazë ajo të shuhet apo të përçahet. Asnjë kryeministër se jep dorëheqjen apo ta deklarojë 2-3 muaj para. Gjithmonë ka ndodhur në një moment të papritur. Edhe eurodeputetët e BE-së na mbështesin, na kanë thënë se qeveria s’mund të kalojë ligjet që do vetë dhe duhet t’i bindet qytetarëve”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ 36 ditë protestë në Divjakë! Banorët nuk ndalen, në shesh kundër reformës territoriale të PS-së

Politikë

97 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Qytetarët mesazh të qartë: Revolta nuk ndalet, Rama jepe dorëheqjen!

Tags: #Edi Rama #Kryeministria #Kryesore #media #Para #Parlamenti #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ 36 ditë protestë në Divjakë! Banorët nuk ndalen, në shesh kundër reformës territoriale të PS-së
  • 97 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Qytetarët mesazh të qartë: Revolta nuk ndalet, Rama jepe dorëheqjen!
  • 97 ditë protestë/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Qeveri e krimit!
  • Poliçani sërish në protestë/ 15 anëtarë të Këshilli Bashkiak japin dorëheqjen, thirrje bashkive të tjera: Të organizohemi para Parlamentit
  • “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Revoltë kundër klasës politike, protestuesit nuk ndalen: Shqipëria kërkon ndryshim
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ 36 ditë protestë në Divjakë! Banorët nuk ndalen, në shesh kundër reformës territoriale të PS-së
  • 97 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Qytetarët mesazh të qartë: Revolta nuk ndalet, Rama jepe dorëheqjen!
  • 97 ditë protestë/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Qeveri e krimit!
  • Poliçani sërish në protestë/ 15 anëtarë të Këshilli Bashkiak japin dorëheqjen, thirrje bashkive të tjera: Të organizohemi para Parlamentit
  • “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Revoltë kundër klasës politike, protestuesit nuk ndalen: Shqipëria kërkon ndryshim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ 36 ditë protestë në Divjakë! Banorët nuk ndalen, në shesh kundër reformës territoriale të PS-së

Banorët e Divjakës nuk kanë ndërmend të ndalen. Për të 36-ën ditë radhazi, ata kanë dalë në protestë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

97 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Qytetarët mesazh të qartë: Revolta nuk ndalet, Rama jepe dorëheqjen!

Me thirrjet; “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 97-të kundër qeverisë. Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

97 ditë protestë/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Qeveri e krimit!

Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by