Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë
Politikë

“Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë

• 13 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti dhe studenti Martin Myrtollari tha sot nga studio e News24 me Nisida Tufa, se protesta qytetare do të arrijë qëllimin e saj në largimin e qeverisë, pasi pushteti është trembur dhe kapur në befasi. Ai nënvizoi se bashkë me kryeministrin Edi Rama duhet të dorëhiqen edhe deputetët, pasi kjo nuk është protestë vetëm për Zvërnecin, por edhe për kastën e vjetër politike dhe ligjvënësit.

Myrtollari e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen e diasporës në protestën që hyn sot në ditën e 44-t dhe theksoi se ajo nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo pushimeve.

Myrtollari falënderoi edhe News24 për mbulimin e protestës nga dita e parë, ndërsa kërkoi edhe angazhimin e mediave të tjera.

Read more:LIVE- Revolta nuk ndalet, 42 ditë protestë kundër Ramës! Protestuesit nuk kursejnë as Presidentin: Bajram Begaj… (VIDEO)

“Përkrahja e mediave, si e News24, ka rëndësi, nëse ajo bëhet e gjitha krah dhe shkon në rrugën e duhur, atëherë ndryshimi vjen më shpejt. Falenderoj televizionin News24 për përkrahjen e dhënë që nga dita e parë, mendoj se media është me rëndësi për këtë protestë”, tha ai.

Për aktivistin, nuk duhet të dorëhiqet vetëm Edi Rama, por edhe deputetët, integriteti i të cilëve ka rënë, ndërsa në mënyrë simbolike qytetarët i godasin me vezë dhe miell:

Read more:Sheshet plot prej 44 ditësh për largimin e Ramës! Televizioni publik gjerman: Protestuesit denoncojnë korrupsionin! Kërkojnë largimin e qeverisë

“Situata jashtë Parlamentit atë ditë ndodhi për të mbuluar atë që po ndodhte brenda, ku u kalua një ligj për SHISH-in. Por ata nuk po e kuptojnë ende këtë protestë që ka arritur në ditën e 44-t. Shohim çdo ditë mijëra njerëz në shesh me parulla dhe pankarta, jo vetëm për Zvërnecin, por për të shprehur revoltën ndaj politikës shqiptare dhe ndaj atij Parlamenti. Çdo ditë në protestë gjen një arsye për të ardhur në ditën tjetër. Kërkesa kryesore është dorëheqja dhe ajo nuk duhet kërkuar vetëm ndaj kryeministrit, por edhe deputetëve. Simbolika më e bukur ishte dita kur u rrethua Kryeministria. Ne jemi shumë afër fitores dhe për këtë jam i bindur. Edhe simbolika e goditjes së deputetëve me vezë ishte shumë e bukur. Unë mendoj se ata deputetë që qëllohen me vezë duhet të dorëhiqen, sepse është një ulje e integritetit të tyre, ishte simbolikë shumë e bukur”.

Aktivisti deklaroi se shumë ishin përpjekur ta shuanin protestën dhe ta përçanin, por pa sukses, teksa gëzojnë edhe mbështetjen e BE-së.

Read more:“4 mln euro nga fondi rezervë për Kanye West, pensionistët jetojnë me 110 euro” – Media italiane, Il Fatto Quotidiano pasqyron situatën në Shqipëri: Protestat kundër Ramës kanë përfshirë vendin

“U munduan ta shuanin dhe ta ndalnin atë protestë por është e pamundur që në këtë fazë ajo të shuhet apo të përçahet. Asnjë kryeministër se jep dorëheqjen apo ta deklarojë 2-3 muaj para. Gjithmonë ka ndodhur në një moment të papritur. Edhe eurodeputetët e BE-së na mbështesin, na kanë thënë se qeveria s’mund të kalojë ligjet që do vetë dhe duhet t’i bindet qytetarëve”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Tags: #Edi Rama #Kryeministria #Kryesore #media #Para #Parlamenti #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin