Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK
Kronikë

Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK

• 15 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale për 1335 të burgosur. Ligji, i cili u miratua më 18 qershor dhe u dekretua më 30 qershor nga presidenti Bajram Begaj, tashmë ka hyrë në fuqi. Prej tij përfitojnë edhe gra e të mitur.

Sipas ligjit të miratuar me votën e 84 deputetëve, 81 ligjvënës socialistë dhe tre të PSD, do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, përfshirë edhe nëse vendimi i Apelit nuk është zbardhur ende.

Read more:Protestuesit marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Liri do të përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose me dënime më të lehta gjobë, apo dënime të tjera alternative, gratë e dënuara me burgim deri në 4 vjet ose me dënime më të lehta. Po ashtu lirohen burrat që janë aktualisht në burg dhe u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet dënim si dhe gratë të cilave u kanë mbetur për të vuajtur deri në 4 vjet dënim.

Një tjetër kriter përfitues është dhe mosha. Burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer veprën penale, pavarësisht dënimit, por jo kur ndodhen në burg për vepra të rënda që përjashtohen nga amnistia.

Read more:VIDEO/ Presidenti Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha në nisje të Samitit të NATO-s

Jashtë amnistisë mbeten të dënuarit për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasjet me dashje dhe krimet kundër jetës, krimet kundër njerëzimit, përdhunimet dhe krimet seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, dhe shumë vepra të tjera të rënda. Gjithashtu nuk do të përfitojnë personat që i janë shmangur drejtësisë, pra ata që janë fshehur, arratisur ose kanë shmangur ekzekutimin e vendimit penal.

Të gjitha veprat që bien nën juridiksionin e SPAK, dhe të gjithë personat që kanë një vendim nga GJKKO nuk do të mund të përfitojnë pavarësisht për çfarë janë dënuar.

Read more:“Do bëni detyrën? Na fundosët”/ Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

Mijëra përfituesve të tjerë u falet ndjekja penale për disa kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.

Lexo edhe
Kronikë

Kriza e pagave/ Rama fton magjistratët në dialog me ekspertët e KiE: Nuk duam konflikt! Gjyqtarët e prokurorët refuzojnë: Ligjin e ri e çojmë në Kushtetuese

Kronikë

Shfrytëzoi vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në Napoli, kapet në Peshkopi 40-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali (EMRI)

Tags: #1 maj #amnisti penale #Bajram begaj #Burg #GJKKO #Gratë #IEVP #Presidenti #Psd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kriza e pagave/ Rama fton magjistratët në dialog me ekspertët e KiE: Nuk duam konflikt! Gjyqtarët e prokurorët refuzojnë: Ligjin e ri e çojmë në Kushtetuese
  • Shfrytëzoi vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në Napoli, kapet në Peshkopi 40-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali (EMRI)
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
  • Mbi 6 mijë gjoba në vetëm 72 orë në Tiranë! 7 shoferë në pranga, njëri tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë (VIDEO)
  • Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta! Të drejtat kushtetuese nuk mund të ekzistojnë vetëm në letër
Nga të njëjtat tag-e
  • Debati në Kuvend/ “Keni hallin tuaj, jo Ballukun”, Kapri sulmon Ramën: 1 vit Parlament, keni qenë vetëm 5 herë! Kryeministri: Ju ballistët…
  • Shfrytëzoi vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në Napoli, kapet në Peshkopi 40-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali (EMRI)
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Mediu: Dëmton rëndë Kosovën. Vendim politik me influencë serbe. Rama vetëm fjalë, shteti shqiptar asnjë veprim patriotik
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi
  • Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta! Të drejtat kushtetuese nuk mund të ekzistojnë vetëm në letër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 16 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 16 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kriza e pagave/ Rama fton magjistratët në dialog me ekspertët e KiE: Nuk duam konflikt! Gjyqtarët e prokurorët refuzojnë: Ligjin e ri e çojmë në Kushtetuese

Vetëm pak orë pasi në Kuvend u miratua formula e re e pagave për magjistratët, kryeministri Edi Rama…

• 5 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Shfrytëzoi vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në Napoli, kapet në Peshkopi 40-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali (EMRI)

I dënuar me 9 vite burg në Itali për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, 40 vjeçari Gëzim Dani…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve njoftojnë se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ri për pagat…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by