Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e ‘Sori-Al’: Analizat laboratorike rezultuan konform standardeve të sigurisë ushqimore
Kronikë

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e ‘Sori-Al’: Analizat laboratorike rezultuan konform standardeve të sigurisë ushqimore

• 16 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhbllokuar aktivitetin e kompanisë së kateringut (për ushqim) “Sori-Al”, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, në qershor të këtij viti.

Vendimi vjen pas përfundimit të analizave laboratorike, që sipas AKU-së rezultuan konforme me standardet e sigurisë ushqimore.

Sipas njoftimit të AKU-së, më 25 qershor 2026 u morën 14 mostra nga ushqimet e servirura gjatë drekës dhe darkës për studentët, si dhe pesë mostra tamponësh për kontrollin e higjienës së ambienteve dhe pajisjeve në Garnizonin “Skënderbej”.

Read more:2 korrik 1990/ Dyndja e shqiptarëve në ambasada. Pamjet e rralla të atyre ditëve që shënuan goditjen e parë të fortë ndaj regjimit komunist

Laboratori i Referencës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) analizoi gjithsej 33 mostra për tregues mikrobiologjikë, të cilat rezultuan brenda normave të lejuara.

Në vijim të procedurave, subjekti “Sori-Al”, ndaj të cilit ishte vendosur më herët masa e ndërprerjes së aktivitetit, kreu analizat e vetëkontrollit për ambientet, pajisjet dhe punonjësit. Sipas AKU-së, edhe këto rezultate ishin në përputhje me kërkesat ligjore.

Më 10 korrik 2026, pas njoftimit të subjektit për rezultatet e vetëkontrollit, inspektorët e AKU-së zhvilluan një kontroll të ri në ambientet e kuzhinës dhe morën tre mostra të tjera tamponësh ambientalë, të cilat u dërguan për analizim në ISUV.

Read more:Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë! Ndërpritet aktiviteti i Sori-Al, pyetet pronarja! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh

Pas konfirmimit se edhe këto analiza rezultuan konforme për kushtet e higjienës dhe sigurisë ushqimore, AKU vendosi të heqë masën e bllokimit të aktivitetit.

Si rrjedhojë, operatori i biznesit ushqimor “Sori-Al” është lejuar të rifillojë aktivitetin e gatimit dhe furnizimit me ushqim në kuzhinën që ndodhet brenda Garnizonit “Skënderbej”.

Helmimi i 64 studentëve në Akademinë e Sigurisë në muajin qershor, ishte rasti i dytë, pasi më herët gjatë muajit maj, u helmuan edhe 52 studentë të Akademisë së Sigurisë.

Read more:Ndotje mjedisore në Dhërmi nga përpunimi i inerteve të gurit, IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve, pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk ka kampionuar më datë 25 .06.2026, 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, në adresën Garnizoni “Skënderbej” Tiranë 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienë ambientale dhe të pajisjeve.

Nga laboratori i Referencës ISUV jemi informuar, se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik kanë rezultuar brenda normave.

Në vijim të ndjekjes se problematikes në subjektin “Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, për të cilin ishte marrë masë me ndërprerje aktiviteti, subjekti Sori-al ka bërë analiza autokontrolli tampone ambjental të ambjenteve, pajisjeve dhe punonjësve të cilat kane dalë konform kërkesave ligjore.

Read more:Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, dyshohet sërish ushqimi i SORI-AL! Nis hetimi, AKU merr mostrat

AKU më 10.7.2026 pas njoftimit të subjektit për rezultatet e analizave të vetëkontrollit , ka kryer inspektim në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, gjatë së cilit ka marrë sërish 3 mostra tampon ambiental, të cilat u dërguan, për analizim pranë laboratorit të ISUV.

Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë 25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin “Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”.

Lexo edhe
Kronikë

10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve

Kronikë

LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD

Tags: #Akademia e sigurisë #Aktiviteti #aku #Analiza #Helmim #Laboratori #Sori-Al #Studentet #Tirane #Ushqim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
Nga të njëjtat tag-e
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 2 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve

TIRANË – Pas disa orësh qetësie, mbrëmja e ditës së shtatë të protestës në Tiranë riktheu përplasjet e…

• 22 orë më parë • 29 min lexim
Kronikë

LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD

TIRANË– Sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë, institucione të përfshira nga flakët dhe shkatërrime në rrugët…

• 2 ditë më parë • 34 min lexim
Kronikë

Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar

Tirana përjetoi këtë të shtunë një nga ditët më të vështira. Përplasjet e nisura paradite pranë ministrisë së…

• 3 ditë më parë • 32 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin