Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 2 korrik 1990/ Dyndja e shqiptarëve në ambasada. Pamjet e rralla të atyre ditëve që shënuan goditjen e parë të fortë ndaj regjimit komunist
Kronikë

2 korrik 1990/ Dyndja e shqiptarëve në ambasada. Pamjet e rralla të atyre ditëve që shënuan goditjen e parë të fortë ndaj regjimit komunist

• 2 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

2 korriku i vitit 1990 ishte shenja e parë e një rebelimi masiv të shqiptarëve ndaj një regjimi që i kishte mbajtur të shtypur për më shumë se 4 dekada. Disa mijëra qytetarë vërshuan në selitë e përfaqësive diplomatike kryesore perëndimore duke kërkuar strehim. Në ambasadën italiane kishin hyrë 870 persona. 500 të tjerë në atë franceze, ndërsa vetëm ambasada gjermane do të strehojë 3200 të tjerë. Grupe të vogla iu drejtuan çdo selie tjetër diplomatike që nuk ishte e zënë.

Këtë 2 korrik, ambasada e Gjermanisë, ka zgjedhur ta kujtojë përmes një kolazhi videosh e fotosh të atyre ditëve të 36 viteve më parë. Janë pamje emocionuese të njerëzve që kërkonin shpresë dhe liri.

Familjet me fëmijë u strehuan në mjediset e brendshme, ndërsa të tjerët kaluan për më shumë se një javë, netët dhe ditët në oborrin e ambasadës, e cila ende sot ndodhet në të njëjtin vend.

Read more:Në 10:00 para Kuvendit, në 19:00 para Kryeministrisë/ Mbahet sot protesta e 33-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Ramës

Kushtet ishin të vështira. Furnizimi me bukë bëhej nga jashtë e njerëzit prisnin në radhë për ushqim. Uji shkonte me autobotë. Rrobat laheshin nëpër karroca. I nxehti i atyre ditëve ndihmonte së paku që të thaheshin shpejt.

Në një cep të kopshtit u krijua një tualet i përkohshëm. Mes njerëzve të shumtë do të shfaqeshin dhe sëmundjet e para, ndërsa një nga zyrat e ambasadës u përshtat si qendër mjekësore.

Read more:Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali Berishës: Mbështesim profesionalizmin e kolegut tonë

Edhe në ato ditë, sigurimi nuk hiqte dorë nga vrojtimi. Disa ditë më pas do t’u bëhej thirrje me altoparlantë të largoheshin me garancitë se nuk do t’u ndodhte asgjë. Një ftesë që u prit me fishkëllima e zemëratë.

Më në fund regjimi do të dorëzohej dhe do të lejonte largimin e tyre nga Shqipëria. Një operacion që zgjati disa ditë, nga 8 deri më 12 korrik. Pjesa më e madhe me traget, disa më avionë. Thuajse të gjithë zbarkuan në Brindisi, për t’u shpërndarë pastaj sipas shteteve, në ambasadat e së cilave, kishin kërkuar strehim.

Lexo edhe
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Tags: #Ambasada e Gjermanisë #Ambasada gjermane #Femije #Kryesore #Operacion #Para #Rrobat #Shqiperia #Ushqim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by