Dy të moshuar, të cilët kanë marrë pjesë në protestë kanë deklaruar se pensionet janë të pamjaftueshme. Njëri prej tyre deklaroi se ka punuar në minierë, por nuk ka marrë statusin e minatorit.
“Dal në protestë sepse kërkoj të drejtat, Rama të japë dorëheqjen sa më parë.
Kam punuar 25 vjet në minierë dhe nuk më jep statutin që e ka premtuar.
Kur do ta marr, kur të vdes?
Pensioni nuk me mjafton, më mban djali. Nëse nuk do të kisha djalin nuk do të haja bukë për darkë”.
I moshuari tjetër tha se politikanët i kanë marrë gjithçka popullit dhe ka mungesa të mëdha përfshi dhe ujin e pijshëm.
“Pensionin e kam 20 mijë lekë të vjetra.
Nuk i numërojmë dot paratë(i kthen përgjigje Delina Ibrahimajt). Ata janë pashallarët e kuq, me paratë tona bëjnë tregti. Asnjë gjë s’është e mirë, na vjedhin edhe te sahati i dritave. Uji nuk pihe, është me llucë.
Një deputet merr 3 milionë lekë, udhëtojnë gjithë botën, ndërsa koncerti budallëku më i madh. Jam opozitar do të vijoj të protestoj, sepse e shkatërruan këtë vend edhe palcën na i kanë thithur”, tha ai.




