Një i ri teksa ka mbajtur fjalën para Kryeministrisë tha se janë aty për 48 ditë për t’i treguar legjislativit se është një parlament që përfaqëson krimin. Ai tha se kërkesa e tyre është dorëheqja.
“48 ditë që po i tregojëm Parlamentit se është një parlament i krimit.
48 ditë që po i tregojmë policisë se nuk mund të na shtypin
Do të jemi këtu derisa të përmbushen kërkesat tona, ne duam dorëheqje”, tha ai.




