Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama është duke shkatërruar Shqipërinë.
Lika theksoi se nesër të gjithë qytetarët janë të ftuar në protestë. Shtoi se ky regjim duhet të shkërrmoqet.
Edison Lika:Rama do të shkatërrojë Shqipërinë me reformën e re territoriale.
Nesër do jemi para Kuvendit me parimet që kemi pasur për 130 ditë. Opozita ka pasur 130 ditë që të bënte thirrje, që militantët e saj t’i bashkoheshin protestës, por nuk e kanë bërë.
Kemi dalë kundër këtij regjimi dhe nesër çdo qytetar është i mirëpritur. Protesta do jetë paqësore dhe simbolika do jetë veza. Të godasim deputetët me vezë.




