Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel
Politikë

“Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj publikon dokumentet e pasurisë pas akuzave të Ballës dhe sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel

• 19 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 22
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka publikuar me dokumente të dhënat e plota duke bërë transparencë totale në lidhje me pronat e tij në Itali.

Pas insinuatave të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Agron Shehaj publikoi dokumentet italiane sipas të cilave, vila e deklaruar prej tij në ILDKPI, e shitur 15 milionë euro, është një pronë e blerë në vitin 2019 dhe më pas e rindërtuar një vit më vonë, me të paktën 4 milionë euro të tjera sipas të gjitha rregullave të shtetit italian.

“Po bëj atë që s’ka bërë asnjë politikan tjetër në të gjithë historinë e Shqipërisë: Transparencë totale në lidhje me pronat e mia. Këtë pronë në Itali e kam blerë në 2019-ën, 2.9 milionë €. Në 2020-ën kam marrë një leje ndërtimi për të ndërtuar një vile prej 500 m2 pothuajse. Kam investuar 4 milionë € në rindërtimin. Këtu janë deklaratat e pasurisë ku janë të gjitha të deklaruara dhe në 2025-ën e kam shitur 15 milion €”- shprehet Shehaj.

Read more:“Rama ka ndërtuar vilën në Surrel me para të pista, 400 mijë euro i bën vetëm kondicionimi”/ Shehaj: Merren me vilën time, por unë s’kam çfarë fsheh

Sipas kreut të Mundësia, çdo investim i tij është i deklaruar dhe dokumentuar në shtetin italian.

“Çdo gjë është e kontrolluar sidomos në Itali ku askush nuk të fal. Nëse nëse shkel ligjin, të fusin në burg”.

Shehaj ka publikuar gjithashtu të dhënat e plota në lidhje me një tjetër vilë, për të cilën Taulant Balla nxori pamjet dhe detajet e një ambienti ku jetojnë fëmijët dhe bashkëshortja e tij.

Read more:“Rama nuk po ia del dot të shkrijë protestën”/ Lefter Maliqi: Po përpiqet t’i korruptojë. Ka përdorur metoda si Vuçiç dhe Putin nga shpopullimi tek 4.3 milionë euro për Kanye West

Për këtë pronë, kreu i Mundësia, shpjegon se e ka blerë për një shumë prej 10 milionë eurosh dhe në planet e tij është një riinvestim, për ta shitur me një vlerë më të madhe.

“Këtë vilë e kam blerë 10 milionë euro, është më e madhe, kuptohet, do ta investoj dhe mund ta shes edhe 25 mln euro, po e shita mirë po nuk e shita do ta mbaj për vete”, thekson Shehaj.

Pas transparencës me dokumente për pronat e tij në Itali, Shehaj thotë se akuzat e bëra ndaj tij janë me urdhër të Edi Ramës.

Read more:Koncerti i Kanye West, Rama ndan pamjet me dron të stadiumit plot: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë turistike dhe ekonominë e Tiranës

Shehaj e ka sfiduar kryeministrin Rama të bëjë gjithashtu transparencë për vilën e tij të ndërtuar në Surrel, për të cilën ka deklaruar në ILDKPI se ka harxhuar 400 mijë euro, një shumë që sipas Shehajt nuk do të mjaftonte as për të paguar arkitektin.

Shehaj thekson se sulmet ndaj tij dhe Partisë Mundësia nuk do ta ndalin dhe stepin nga denoncimet e aferave të qeverisë.

Read more:LIVE- Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur

“Unë nuk kam nevojë të fsheh asgjë sepse paratë i kam bërë me punë të ndershme kurse ata kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë dhe janë tërbuar, janë çmendur kanë filluar të më sulmojnë duke shpifur
E shiti 15 mln euro, pastroi paratë, ja ti vemi me kamera, por unë i sfidoj: Dilni dhe bëni të njëjtën gjë!
Dil Edi Rama dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove një vilë prej 1 mijë m2, 4 godina me 400 mijë euro?
Cili ishte ndërtuesi që të bëri këtë çmim?
400 mijë euro nuk dalin as për arkitektin dhe këtë e dinë të gjithë jo më të ndërtosh vilën
Por edhe ato 400 mijë euro ku i gjete?
Dil bëj transparencë.
Kjo është ajo që duhet të bëjë një politikan, të bëjë transparencë për qytetarët shqiptarë, t’ju shpjegojë atyre.

Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja, iu ka ardhur fundi.
Po përdorin të gjithë makinerinë e propagandës që kanë.

Tani madje kanë rekrutuar njerëz edhe nga media opozitare gjoja sepse kështu balta bëhet më e besueshme.

Read more:Biokill – zgjidhja efektive kundër insekteve

Por nuk kanë për t’ja dalë sepse njerëzit e kanë të qartë, unë fëmijët e mi i kam rritur me punë të ndershme, kurse ata i kanë rritur me paratë e qytetarëve shqiptarë, e popullit më të varfër në Europë”, thekson Shehaj.

Prej mëse një jave, në mediat online dhe nga përfaqësues të mazhorancës ndaj kreut të Mundësia është ndërmarrë një fushatë akuzash të cilat Agron Shehaj i ka quajtur shpifje dhe sulme dhe iu është përgjigjur me transparencë dhe dokumente.

Lexo edhe
Politikë

LIVE- Protestuesit ndryshojnë ‘skenarin’, zhvendosen para Pedonales, bllokojnë rrugën. Policia gardh

Politikë

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!

Tags: #agron shehaj #Ambienti #Burg #Edi Rama #euro #Europë #Fëmijët #Investim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- Protestuesit ndryshojnë ‘skenarin’, zhvendosen para Pedonales, bllokojnë rrugën. Policia gardh
  • “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!
  • FOTOLAJM/ Domate, speca dhe vezë! Protestuesit bëjnë gati “arsenalin” kundër deputetëve
  • Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare
  • “Parlamenti është i shqiptarëve, jo pronë private”, aktivistja Sidorela Vatnikaj: Populli në rrugë për 58 ditë, Rama s’e ka kontratën që mendon
Nga të njëjtat tag-e
  • “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!
  • “Arresto Belindën”/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës së Elbasanit, tensione me policinë: Mos ecni krah nesh!
  • Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
  • Dita e 58 e revoltës! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme
  • “Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 10 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- Protestuesit ndryshojnë ‘skenarin’, zhvendosen para Pedonales, bllokojnë rrugën. Policia gardh

Nën masa te forta sigurie mbahet sot seanca plenare. Parlamenti është rrethuar nga protestuesit, ndërsa në këto momente…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”/ Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Ju erdhi fundi!

Qytetarët e mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë kanë vijuar protestën e tyre me pankarta dhe…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ Domate, speca dhe vezë! Protestuesit bëjnë gati “arsenalin” kundër deputetëve

Domate, speca dhe vezë janë disa prej produkteve që protestuesit kanë marrë me vete në tubimin e sotëm,…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by