Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO)
Kronikë

Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO)

• 26 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 38
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një elektriçist rreth 60 vjeç ka humbur jetën këtë të shtunë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, teksa po punonte për riparimin e një defekti në rrjetin e ndriçimit.

Sipas informacioneve paraprake, Agim Beqiri dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e linjës ku ishte shfaqur defekti.

Sipas informacioneve dhe banorëve që folën jashtë kamerave, elektriçisti i ndjerë e kishte evidentuar defektin një ditë më parë dhe ishte rikthyer këtë të shtunë për të zëvendësuar llambën. Burimet bëjnë me dije se në shtyllë ndodheshin dy linja tensioni. Ai dyshohet se kishte çaktivizuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra kishte mbetur aktive, me të cilën dyshohet se ra në kontakt, duke humbur jetën.

Read more:Destinacioni liqenor që tërheq qindra pushues, Rama: Kartolinë verore nga Pogradeci

Po sipas të njëjtave burime, ai ka qëndruar për disa minuta pa shenja jete në shtyllë, derisa shërbimet arritën të zbrisnin trupin e pajetë, i cili ishte ende i lidhur me pajisjet e sigurisë.

Beqiri punonte prej vitesh si elektriçist dhe ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit rrugor në fshatra.

Read more:Në Vlorë për pushime, grupi i izraelitëve përfundoi në spital! Rrëfimi: U sëmurëm të gjithë njëherësh, dyshojmë nga azoti i kondicionerit! Hoteli ‘Priam’: Autoritetet kryen kontrolle, asnjë defekt

“Ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Punonte prej shumë kohësh në komunë. Ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë fshati kishte probleme, erdhi dje e konstatoi defektin dhe u kthye sot për ta rregulluar. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq”, tha kryeplaku i fshatit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read more:“Shqiptarët të lodhur me keqqeverisjen”/ Revolta për dorëheqjen e kryeministrit, media publike suedeze: Rama dhe Berisha akuzohen si të korruptuar!

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:52

‘E konstatoi dje defektin, sot erdhi ta rregullonte’, kryeplaku i fshatit Zërvaskë në Pogradec flet për elektriçistin që humbi jetën në punë: Punonte për fshatin edhe në ditë pushimi (VIDEO)

Kryeplaku i fshatit Zërvaskë e kujton Agim Beqirin si një njeri të përkushtuar ndaj punës, duke thënë se ai kishte shkuar një ditë më parë për të konstatuar defektin dhe ishte rikthyer sot për ta riparuar. Sipas tij, Beqiri punonte prej shumë vitesh në mirëmbajtjen e linjave të ndriçimit, ishte i rregullt dhe nuk hezitonte të dilte në punë edhe në ditët e pushimit.

“Ai ishte punëtor i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ky punonte prej shumë kohësh në komunë, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, punonte edhe në ditën e pushimit. Meqë kishte probleme fshati, erdhi konstatoi problemin dhe erdhi sot për të rregulluar defektin. Ishte njeri shumë i komunikueshëm. Më ka ardhur shumë keq” tha kryeplaku i fshatit

Lexo edhe
Kronikë

Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 30 vjeçarit në Durrës! Nis hetimi edhe për një vajzë

Kronikë

Vrau me thikë 14-vjeçarin në Maliq, 12 vite burg për të miturin! Babai shpallet i pafajshëm, dënohet edhe xhaxhai

Tags: #Agim Beqiri #defekt #elektricist #grupi hetimor #kontakt #Korce #Pa shenja jete #pogradec #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 30 vjeçarit në Durrës! Nis hetimi edhe për një vajzë
  • Vrau me thikë 14-vjeçarin në Maliq, 12 vite burg për të miturin! Babai shpallet i pafajshëm, dënohet edhe xhaxhai
  • Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë
  • Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrau me thikë 14-vjeçarin në Maliq, 12 vite burg për të miturin! Babai shpallet i pafajshëm, dënohet edhe xhaxhai
  • “5 elektricistë kanë humbur jetën në 3 muaj”, deputeti Bozdo: Kush mban përgjegjësi për sigurinë e punonjësve?
  • Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 30 vjeçarit në Durrës! Nis hetimi edhe për një vajzë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi lëvizte me armë me vete. I riu…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vrau me thikë 14-vjeçarin në Maliq, 12 vite burg për të miturin! Babai shpallet i pafajshëm, dënohet edhe xhaxhai

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg të miturin i cili rreth një vit më parë…

• 34 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë

Vijojnë ndryshimet në radhët e policisë në Juglindje të vendit. Sipas burimeve për Report Tv bëhet me dije…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by