Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Në Vlorë për pushime, grupi i izraelitëve përfundoi në spital! Rrëfimi: U sëmurëm të gjithë njëherësh, dyshojmë nga azoti i kondicionerit! Hoteli ‘Priam’: Autoritetet kryen kontrolle, asnjë defekt
Sociale

Në Vlorë për pushime, grupi i izraelitëve përfundoi në spital! Rrëfimi: U sëmurëm të gjithë njëherësh, dyshojmë nga azoti i kondicionerit! Hoteli ‘Priam’: Autoritetet kryen kontrolle, asnjë defekt

• 24 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbrëmja e 15 korrikut të këtij viti mbetet një kujtim i hidhur për një grup turistësh izraelitë që kishin ardhur në Shqipëri për ta kaluar disa ditë pushime. Të akomoduar në një prej hoteleve të Vlorës përfunduan njëkohësisht në spital me të vjella dhe diarre.

Njëra prej tyre, ka rrëfyer ngjarjen për median izraelite Mako. E quajtur Rahel, banore e Kfar Sabës në Izrael, ajo tregon se kishte qenë vajza e saj e vogël, e cila, nga dhoma e hotelit “Priam” ku ishin akomoduar, kishte shprehur shqetësimin se nuk mund të lëvizte këmbët. Pak më pas, sipas saj, të gjithë familjarët pësuan debulesë në të njëjtën kohë.

“Pas pak kohe fillova edhe unë të ndieja një ndjesi të çuditshme dhe dhimbje në të gjithë trupin, madje edhe të vjella. Motra ime u përpoq të më ndihmonte dhe edhe ajo nisi të kishte dridhje në trup. Më pas arritëm në një pikë ku nuk mund të ecnim më. Kishim dridhje të forta, dhe ndienim një mjegullim të rëndë mendor. Nuk arrinim të funksiononim”,- thotë Raheli.

Read more:LIVE- Revolta e 39 kundër kryeministrit, protestuesit me thirrje kundër Ramës dhe Ballukut: Dorëheqje dhe në burg!

“Telefonova djalin tim të madh, i cili ndodhej në një kat tjetër të hotelit, dhe i kërkova të vinte urgjentisht. Na gjeti të shtrirë në dysheme. Ishte një skenë shumë e rëndë. Ai tregoi se pa ambulanca jashtë hotelit dhe shumë njerëz që kishin dalë nga dhomat e tyre”,- shton ajo.

Turistja izraelite e quan dështim tentativën e mjekëve të autoambulancës për t’i rikthyer në gjendje normale shëndetësore me anë të një serumi në dhomën e hotelit.

“Dështimi më i madh ishte se nuk na dërguan menjëherë në spital,” kujton Raheli. “Erdhi urgjenca, dhe thjesht na lanë të shtrirë në dysheme. Na bënë injeksione, na vendosën serum, të cilin e varën në mur, dhe na lanë në atë gjendje. Na thanë se pas 15 minutash do të ndiheshim më mirë dhe u larguan, duke na lënë vetëm”,- rrëfen shtetësja izraelite.

Read more:SPAK ‘përmbytet’ nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!

Sipas Rahelit, pas rreth një ore, kur familjarët panë se gjendja jo vetëm që nuk po përmirësohej, por po përkeqësohej, u transportuan në spital, ku sipas saj “nuk na matën as saturimin e oksigjenit dhe as tensionin e gjakut, gjëra bazë”.

Raheli pretendon se në spital takuan edhe turistë të tjerë që ishin akomoduar në hotelin “Priam”, të cilët kishin simptoma të ngjashme. Nga bashkëbisedimi me ta dhe jo vetëm, pas normalizimit të situatës, Raheli thotë se “kuptuam se me shumë gjasa bëhej fjalë për një rrjedhje azoti nga sistemi i ajrit të kondicionuar. Njërit prej turistëve, i cili u dërgua në një spital tjetër, i thanë pikërisht këtë: se kishte thithur azot të çliruar. Ai na tregoi se vëllai i tij i cili kishte qenë në dhomë, kishte ndier një erë të fortë nga kondicioneri dhe më pas kishte humbur ndjenjat”,- thotë Raheli për median izraelite, duke u ankuar dhe për mungesën e interesit nga stafi i hotelit.

Read more:Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 2 automjete, 5 persona të plagosur

Por nga ana e tij, Hoteli “Priam” ka ofruar një tjetër panoramë, në një reagim për të njejtën media izraelite Mako, duke deklaruar se vetëm mysafirët e pesë dhomave raportuan simptoma.

“Stafi i hotelit reagoi menjëherë, ofroi ndihmën e parë, njoftoi shërbimet e emergjencës dhe shoqëroi të dëmtuarit në spital për t’u siguruar që të merrnin trajtimin e nevojshëm. Gjatë gjithë procesit, përfaqësues të hotelit ishin fizikisht të pranishëm në spital dhe nga autoritetet mjekësore u informuam se gjendja e mysafirëve u stabilizua brenda një kohe të shkurtër”, thuhet në reagimin e hotelit.

“Gjatë mbledhjes së informacionit, dy mysafirë deklaruan se kishin ngrënë në një restorant pranë hotelit dhe jo në restorantin e hotelit, ndaj mendonin se simptomat mund të lidhen me ushqimin e konsumuar atje. Një tjetër mysafir informoi stafin mjekësor për një gjendje shëndetësore të mëparshme. Menjëherë pas ngjarjes hoteli kreu kontrolle të plota të të gjitha sistemeve të tij dhe bashkëpunoi me autoritetet, të cilat kryen të gjitha analizat dhe hetimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e incidentit”,- thuhet më teje në reagim.

Read more:“Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës

Sipas hotelit, u kontrolluan në mënyrë të detajuar procedurat e sigurisë ushqimore, sistemi qendror i ajrit të kondicionuar dhe të gjitha sistemet e tjera operative, pa u konstatuar defekte teknike apo parregullsi në funksionim. Po ashtu, sipas informacionit të marrë nga autoritetet, janë hetuar edhe faktorë jashtë hotelit, pasi incidente të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të qytetit.

Sa i përket dyshimeve të turistëve izraelitë se ishin helmuar nga gazi i kondicionerit, hoteli “Priam” e përjashton si shkak. “Sipas informacionit paraprak të autoriteteve, në mbrëmjen kur u zhvillua ndeshja Spanjë–Francë u përdorën në masë fishekzjarrë dhe balona me helium në pjesë të ndryshme të qytetit”,- thuhet në reagim.

Read more:Stuhia godet jugun/ Elektricisti vdes në punë në Himarë, mbytet peshkatari në Ksamil, 3 të lënduar në Sarandë! Autoritetet s’paralajmëruan

Raheli dhe familjarët e saj, së bashku me një çift tjetër izraelit që po qëndronte në hotel dhe u prek nga ngjarja, kanë paraqitur një kallëzim pranë autoriteteve në Shqipëri kundër mënyrës së reagimit të hotelit dhe kanë kërkuar një hetim të plotë të incidentit.

Të kontaktuara nga Report Tv, autoritetet vendore në Vlorë kanë deklaruar se ende nuk është arritur në një konkluzion për shkaqet e që çuan në problemet shëndetësore të turistëve izraelitë, ndërsa hetimet vijojnë nga institucione të ndryshme të përgjegjësisë.

Lexo edhe
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Tags: #ambulanca #defekt #Gazi #Helium #Hoteli Priam #Izrael #Kontrolle #media #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin