Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës
Politikë

“Hakmarrje e Ramës e paketuar si ligjshmëri”/ Sulmi i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, Boçi: Kush del nga rreshti, paguan! News24 nuk heshti ndaj protestës

• 19 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti Luciano Boçi ka reaguar lidhur me aksionin e Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, duke e cilësuar atë një akt presioni politik të maskuar si zbatim i ligjit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kontrolli nuk është thjesht një procedurë administrative, por pjesë e një modeli të përsëritur, ku sipas tij mediat kritike ndaj qeverisë përballen me kontrolle dhe masa të ndryshme nga institucionet shtetërore. Sipas tij, qeveria nuk synon vetëm kontrollin e institucioneve, por edhe të narrativës publike.

Read more:Media prestigjioze amerikane: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit. Lëvizja ka edhe mbështetjen e Dua Lipës

“Mesazhi është i thjeshtë: ‘Kush del nga rreshti, paguan’”, shkruan Boçi, pasi News24 ishte media që nuk “mbylli sytë” para protestës dhe ka transmetuar live çdo protestë qytetare nga dita e parë.

Read more:“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912/ Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

Ai e cilëson rastin e Hysenbelliu Group si simbol të kësaj përplasjeje, duke përmendur shembjet, proceset dhe kontrollet e përsëritura ndaj grupit mediatik.

Read more:​Inspektimet në ndërtimtari, për dy ditë në 14 raste u ndaluan punimet

“Kur i njëjti grup mediatik përballet vazhdimisht me masa dhe njëkohësisht u jep hapësirë protestave qytetare, lind një dyshim që pushteti nuk arrin ta shuajë”, shprehet ai.

Read more:Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

Postimi i plotë:

NJË HAKMARRJE E PAKETUAR SI LIGJSHMËRI
Kontrolli i fundit në Prestige Resort nuk është thjesht një lajm policor. Nuk është as vetëm një procedurë administrative. Ai hyn në një histori më të gjatë, ku sa herë një media ka zgjedhur të mos jetë megafon i pushtetit, shteti është kujtuar papritur se duhet të bëjë kontrolle, inspektime, hetime dhe demonstrime force.
Hakmarrja e Ramës paketohet kështu si ligjshmëri.
Ky është modeli që është ndërtuar prej vitesh dhe që Rama ekskluzivisht e zbaton për Hysenbelliu Group.
Nuk mjafton të fitosh zgjedhjet. Nuk mjafton të kontrollosh parlamentin, qeverinë, administratën dhe një pjesë të institucioneve të drejtësisë. Duhet të kontrollosh edhe narrativën. Dhe kur nuk e kontrollon dot narrativën, godet ata që e prodhojnë.
Goditen media, algoritme, biznese që lidhen me to, goditen gazetarë e me rradhë.
Në Shqipërinë e Edi Ramës, administrata nuk vepron gjithmonë si administratë. Shpesh ajo sillet si zgjatim politik i pushtetit. Tatimet, inspektoratet, policia, agjencitë dhe çdo hallkë burokratike mund të shndërrohen në instrumente presioni. Jo domosdoshmërisht për të fituar një proces gjyqësor, por për të dërguar një mesazh.
Mesazhi është i thjeshtë: “Kush del nga rreshti, paguan.”
Prestige Resort është bërë simbol i kësaj përplasjeje. Shembje, konfiskime, procese, kontrolle të përsëritura. Çdo episod, i marrë më vete, mund të justifikohet me një nen ligji. Por demokracitë nuk gjykohen vetëm nga ligjshmëria formale. Gjykohen edhe nga modeli që krijohet. Dhe modeli është i qartë: kur objektivi është i njëjti grup mediatik, kur përplasjet përsëriten vazhdimisht dhe kur ky grup mban një linjë kritike ndaj qeverisë dhe u jep hapësirë protestave qytetare, lind një dyshim që pushteti nuk arrin ta shuajë.
Liria e medias nuk vritet gjithmonë me mbylljen e një televizioni. Kjo do të ishte primitive. Sot ajo goditet më me finesë. Me kontrolle fiskale. Me dosje administrative. Me procese pa fund. Me kosto financiare. Me lodhje. Me frikësim. Është censurë përmes burokracisë.
Ndërkohë, mediat që zgjedhin rehati në vend të lirisë shpërblehen me reklama publike, akses dhe privilegje. Nuk kanë nevojë për presion. Autocensura është bërë investimi më fitimprurës.
Rasti i Hysenbelliu Group duhet parë në këtë prizëm. Çështjet ligjore duhet të hetohen dhe ligji duhet të zbatohet. Askush nuk mund të kërkojë imunitet. Por po aq e rëndësishme është që ligji të mos zbatohet me kalendar politik, me intensitet selektiv dhe me objektiva të paracaktuara. Drejtësia selektive është padrejtësi e maskuar.
Është domethënëse që sa herë opozita dhe qytetarët rrisin presionin përmes protestave, shteti gjen energji të jashtëzakonshme për të goditur pikërisht ata që ua transmetojnë zërin. Sikur problemi të mos ishte protesta, por kamera që e filmon.
Historia ka treguar se pushtetet autoritare nuk e kanë frikë zhurmën. Kanë frikë jehonën. Protesta zgjat disa orë. Pamjet, raportimet dhe dëshmitë mbeten. Pikërisht për këtë arsye, media e lirë bëhet objektivi i parë.
Dhe kur viktima e parë është media, viktima e dytë është opozita, viktima e tretë janë qytetarët.
Dhe në fund, viktima më e madhe bëhet vetë demokracia.

Read more:Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Biznese #Demokracia #hetime #Inspektime #jetë #Kamera #Kontrolle #liria e medias

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 14 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin